36 milionë pajisje Android infektohen me malware

Mobile

36 milionë pajisje Android infektohen me malware

Më: 31 maj 2017 Në ora: 15:09
Ilustrim

Kërkuesit nga kompania CheckPoint kanë bërë të ditur se më shumë se 36 milionë pajisje Android mund të jenë infektuar me malware.

Ata kanë zbuluar malware "Judy" në rreth 50 aplikacione në Google Play Store, transmeton BBC.  

Aplikacionet përmbajnë kodin, i cili pajisjet e infektuara i dërgon në faqe të caktuara të internetit, në të cilat gjenerohen klikimet e rreme në reklamat e faqes me qëllime përfitimi, thanë programuesit,.

Aplikacionet e infektuara janë larguar nga Google Play Store.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat