iPhone XR, telefoni më i shitur i sivjetëm i Apple

Mobile

iPhone XR, telefoni më i shitur i sivjetëm i Apple

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 10:10
Apple

Me njoftimin e Apple se nuk do të ndajnë më detaje se sa iPhone janë shitur, kjo ka bërë që shumë njerëz të kenë kurreshjte se si po shiten iPhone-ët e ri të kompanisë. Kjo ishte një nga shqetësimet rreth iPhone XR, për të cilën është sugjeruar që nuk do të shitet ashtu si Apple kishte shpresuar.

Megjithatë, kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht e vërtetë, sipas një raporti të CNET, pasi ata folën me zyrtarin e marketingut të produkteve, Greg Joswiak, ku ekzekutivi konfirmoi se iPhone XR po shitej mirë.

Sipas Joswiak, iPhone XR ka qenë pajisja më e famshme e kompanisë “çdo ditë” që kur u lansua, duke sugjeruar se mund të shitet më shumë se iPhone Xs dhe Xs Max.

Analistët e mëparshëm kanë shprehur pesimizmin e tyre rreth iPhone XR, me disa që pretendonin se inventaret e iPhone XR ishin “të fryra”, duke pikturuar një pamje të ngjashme me iPhone 5c, i cili nuk kishte sukses.

Zbritjet e çmimeve në Japoni kanë çuar gjithashtu në spekulime se Apple mund të kërkojë të rrisë shitjet duke e bërë telefonin më të lirë.

Megjithatë, duke supozuar se komentet e Joswiak janë të sakta, duket se telefoni është duke arritur sukses, por ndoshta do të duhet të presim raportin e ardhshëm financiar të Apple për të marrë një ide se sa mirë po funksionon biznesi i iPhone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat