Ndryshime në udhëheqjen e Festivalit Folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019

Muzikë

Ndryshime në udhëheqjen e Festivalit Folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019

Nga: Enver Maloku Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:16

Këshilli Organizativ i Festivalit mbarëkombëtar e ka aprovuar dorëheqjen e Dibran Fyllit nga posti i drejtorit të Festivalit folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019 dhe në vend të tij, për edicionin e sivjetmë e ka zgjedhur Alban Gashin. Dibran Fylli, kohë më parë kishte dhënë dorëheqjen nga drejtori i Festivalit, në shenjë pakënaqësie  për ecurinë dhe disa zhvillimeve të fundit të cilat sipas Fyllit nuk përkojnë me karakterin e këtij manifestimi folklorik duke iu ngushtuar hapësira e veprimit dhe të kompetencave  të drejtorit, sidomos në përzgjedhjen dhe seleksionimin e ansambleve, grupeve e rapsodëve që do merrnin pjesë në festival. Megjithatë përgatitjet për edicionin e sivjetmë, që fillon  Festivali t po vazhdojnë me ritmin normal  që mbahet në Klinë më 6, 7 dhe 8 qershor  dhe ku edhe sivjet do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë  e instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, përfshirë edhe një grup i arbreshëve nga Sicilia.

Drejtori i posazgjedhur Alban  Gashi ka kërkuar mbështetje te të gjithëve dhe përgatitjet janë duke vathduar për sjelljen e vlerave të mirfillta në këtë manifestim folklork.

 Ndërkaq, kryesuesi i Këshillit organizativ i Festivalit, Besim Hoti, ka thënë ky eveniment i folklorit e  i kulturës, traditës, historisë përgjithësisht, tashmë ka krijuar identitetin  për vlerat e mëdha  të folklorit mbarëkombëtar përcjellë përmes skenës, ka rendësin e vet edhe për qytetin e Klinës e edhe përkrahja e komunës do të jetë në të gjitha aspektet . 

Fatmir Berisha, nga Drejtoria  artistike e festivalit, ka thënë se deri tash  janë kryer rreth 80 për qind e përzgjedhjes së grupeve pjesëmarrëse. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 18 grupe, e rapsodë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Në anën tjetër, Skënder Merturi, drejtor Komunal i Kulturës, ka njoftuar për procedurat e tenderimit, të cilat do të kryhen me kohë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat