Jimmy Haze – i ftuari i kësaj radhe në Rave Live Session

Muzikë

Jimmy Haze – i ftuari i kësaj radhe në Rave Live Session

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 18:09
Zgjim Beqa, i njohur si Jimmy Haze

Zgjim Beqa, i njohur si Jimmy Haze, ka debutuar në skenën muzikore qysh në vitin 2012 duke performuar kryesisht muzikë të zhanrit deep house në festivale dhe evente lokale.

Përgjatë karrierës së tij muzikore, dashuria e tij për muzikën underground është shtuar çdo herë e më shumë dhe e ka shndërruar në mënyrë progresive stilin e tij në tech-house dhe techno-music.

Këtë të shtunë, duke filluar prej orës 21:00, ju mund ta ndiqni performancën e tij në “Rave Live Session”.

Image
Jimmy Haze

Mos e humbisni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat