Koncert brenda Koloseut

Muzikë

Koncert brenda Koloseut

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:36
Romë

Një koncert klasik është përzgjedhur, në shenjë shprese, për rihapjen e Parkut Arkeologjik të Koloseut të Romë. Artistët e rinj performuan në një arenë pothuajse të zbrazët, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Një grup studentësh të Konservatorit “Santa Cecilia” vunë në skenën e Koloseut disa pjesë klasike të përzgjedhura me rastin e rihapjes së atraksionit turistik më të njohur të Italisë.

Organizatorët dëshironin që ngjarja artistike të ishte një shenjë shprese për një fillim të ri pas lehtësimit të masave nga pandemia.

Vetëm disa njerëz kishin privilegjin të dëgjonin koncertin në një arenë pothuajse të zbrazët, ndërsa nuk pati njërëz apo turma në radhë.

“Është shumë emocionuese sepse nuk ka pasur shumë koncerte gjatë kësaj kohe. Pra, të jesh këtu në ditën e parë të rihapjes së Coliseum është një kënaqësi dhe një nder” tha sopranoja Olimpia Pagni, para se të dilte në skenë.

Parku Arkeologjik i Koloseumit qendroi i mbyllur për tre muaj pas shpërthimit të pandemisë në muajin mars, më pas u hap me vizita të prenotuarë më heret dhe me nr të kufizuar vizyitorësh.

Ndërsa  nga kjo javë Italia ka lehtësuar masat duke rihapur muzetë, baret dhe restorantet.

Përgjatë vitit 2019, 7.5 milion njerëz e vizituan amfiteatrin, duke e bërë atë një nga monumentet më të vizituara në vend. I ndërtuar nga perandori romak Vespasian, amfiteatri mund të priste deri në 50.000 spektatorë që mund të shihnin përballjet e gladiatorëve, madje edhe ekzekutime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat