Kënga e mirëfilltë dhe kënga komerciale

Muzikë

Kënga e mirëfilltë dhe kënga komerciale

Nga: Dibran Demaku Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 10:38
Dibran Demaku

Shqiptarët në përgjithësi dhe ata të Kosovës në veçanti sikur nuk ditën apo nuk u orientuan si duhet në sistemin e ri që emrin e ka Demokraci.Të indinjuar me shtypjen që u kishte bërë sistemi i kaluar,ai socialisto-komunist,sapo përqafuan sistemin e Demokracisë,shkatërruan gjithçka që kishin ngritur me mund,djersë e gjak.I shkatërruan të mirat materiale dhe të mirat shpirtërore.
Në këtë vazhdë më së shumti dhe, që vështirë se do të riparohet ndonjëherë,e pësoi kultura.

Dhe në kundër të kulturës më së shumti e pësoi kënga dhe këndimi.Në demokraci filloi të këndoi edhe ai që kishte zë edhe ai që nuk kishte zë.

Filloi të këndonte edhe ai që dinte edhe ai që nuk dinte.Dhe ajo më e dhimbëshmja e gjithë kësaj ishin tekstet e këtyre këngëve.Meqë më askush nuk i kontrollonte tekstet e këngëve,ato filloi t‘i shkruante-shkarraviste edhe ai apo ajo që kurrë më parë nuk ishte marrë me këtë profesion.Përveq tekstshkruesve na dolën edhe të ashtuquajtur kompozitorë që nuk e kishin kryer asnjë javë të shkollës së muzikës!
Ajo që është për keqardhje,në këtë zallamahi u përfshinë edhe këngëtarë e këngëtare që tashmë kishin bërë emër.Këngëtarët dhe këngëtaret që kishin bërë emër nisën të këndonin edhe muzikë tallava,sepse këtë muzikë e donte koha.

Dhe këto këngë filluan të këndoheshin edhe nëpër dasma e gëzime familjare,sepse me ritmikën e tyre i qonin peshë zemrat e pjesëmarrësve të dasmave apo të gëzimeve familjare.Në këtë aspekt filloi të humbte vlerën kënga e mirëfilltë dhe të dominonte kënga komerciale.

Këngëtarët e këngëtarët që kishin bërë emër me muzikën dhe këngën e mirëfilltë,ju rikthyen këngëve dhe muzikës tallava,dhe u bënë milionerë! Thuhet se ata për një dasmë marrin prej 5000 deri në 10000 euro!

Emrat më të njohur të muzikës sot(nuk do i përmend emrat e tyre në këtë shkrim sepse ata tashmë i njeh populli,janë bërë milionerë duke e shkatërruar muzikën e mirëfilltë shqiptare duke e zëvendësuar me atë komerciale,apo thënë shkurt Tallava.

Dhe të njejtit këngëtar kur paraqiten para ekraneve tekevizive e gënjejnë popullin duke i thënë se janë të lodhur?!...Të lodhur nga pesha e parava apo përse.Sepse nga kënga jo se jo?!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat