Banka aksidentalisht ia deponon 50 miliardë dollarë një familjeje

Ndryshe

Banka aksidentalisht ia deponon 50 miliardë dollarë një familjeje

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:42
“Chase Bank” të martën e ktheu gjendjen normale në llogarinë e familjes

Për katër ditë, Darren James dhe familja e tij ishin multimiliarderë. Agjenti i patundshmërive në Louisiana të Amerikës, dhe gruaja e tij po bënin një kontroll rutinor në financat e tyre të shtunën e kaluar kur vunë re se 50 miliardë dollarë ishin deponuar gabimisht në llogarinë e tyre bankare.

“Ky s’është gabim me një apo dy zero, por sikur dikush ka fjetur mbi tastierë”, ka thënë me shaka Jamesi. “Sigurisht isha i lumtur. I habitur shumë se si dolën ato dhe duke menduar mos kisha ndonjë dajë të pasur që mi ka dhuruar.”

Por për zhgënjimin e tij, nuk ishte trashëgimi – por një gabim bankar.

“Chase Bank” të martën e ktheu gjendjen normale në llogarinë e familjes, ka thënë Jamesi.

Kjo bankë ka pranuar gabimin në një deklaratë për CNN, por ka dhënë periudhë tjetër kohore për rregullimin e gabimin.

“Kemi pasur një problem teknik javëve të fundit që ka prekur një numër të limituar të llogarive. Çështja u zgjodh një ditë më pas dhe të gjitha llogaritë janë me bilance të sakta”, ka thënë një zëdhënëse e bankës.

Njerëzit që i shpenzojnë paratë të cilat u janë deponuar gabimisht mund të detyrohen të kthejnë paratë, të paguajnë gjobë e të akuzohen edhe për krim. Më 2019, një çift në Pensilvania qe akuzuar për vjedhje pasi kishin shfrytëzuar një pjesë të 120 mijë dollarëve të cilat u ishin deponuar gabimisht në llogari.

Megjithatë, James ka thënë se kurrë s’ka menduar të shpenzojë ndonjë para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat