Pamje të rralla nga aeroporti i Dallasit: Piloti rregullon dritaren e aeroplanit pak para fluturimit

Ndryshe

Pamje të rralla nga aeroporti i Dallasit: Piloti rregullon dritaren e aeroplanit pak para fluturimit

Më: 10 prill 2024 Në ora: 21:09
Pamje nga video

Një pasagjere në një fluturim të United Airlines nga Dallas në Denver ishte e shqetësuar pasi piloti erdhi për të rregulluar dritaren në kabinën e pasagjerëve, pak para nisjes.

Christine Galant (37), fondacioni i së cilës “Big Little Feelings” ka 3.4 milionë ndjekës në Instagram, publikoi një video në të cilën shkruante se piloti “fjalë për fjalë po rregullon dritaren, ndërsa ne të gjithë po dridhemi dhe presim që aeroplani të ngrihet!”.

Në video, një burrë i veshur me uniformë piloti po përpiqej të rregullonte dritaren, duke e shtyrë atë.

Megjithatë, sipas Galantit, ai kishte një problem për të rivendosur dritaren në vend, gjë që e shqetësoi amerikanen, e cila ishte në aeroplan me tre fëmijët e saj, të gjithë nën moshën shtatë vjeç.

Lajmin e ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale, raporton dailymail.

United Airlines njoftoi se në video shfaqet një “unazë” prej plastike, e cila quhet kornizë, se është çështje estetike dhe se nuk ndikon në fluturimin e sigurt të aeroplanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat