Krasniqi ngushëllon për vdekjen e gazetarit Kemajl Çarkaxhiu

Ngushëllime

Krasniqi ngushëllon për vdekjen e gazetarit Kemajl Çarkaxhiu

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 14:58

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen për vdekjen e gazetarit Kemajl Çarkaxhiu. Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit tonë sportiv, shumëvjeçar, Kemajl Çarkaxhiu.

Për shumë vjet, Çarkaxhiu ka sjellë para gjithë publikut tonë ngjarjet më të rëndësishme në sportin vendor dhe ndërkombëtar, madje edhe në kohërat më të vështira.

Puna e tij shumëvjeçare ka qenë përherë një shembull për gjeneratat e reja në gazetarinë sportive. Kontributi i Çarkaxhiut është i madh në gazetarinë sportive, dhe atë qysh në fillet e saja. Gjithë ky kontribut i tij do të vazhdojë të jetë një frymëzim për të ardhmen.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje të madhe për sportin dhe gazetarinë tonë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat