Çfarë kërkoni nga LDK-ja?, - dhe pse JO Zgjedhje?

Opinione

Çfarë kërkoni nga LDK-ja?, - dhe pse JO Zgjedhje?

Nga: Msc. Luan Mehmetaj Më: 4 janar 2019 Në ora: 18:17
LDK

1. Një Presidencë që udhëheqë procesin e dialogut me Serbinë, proces ky që asnjëherë nuk e bënë të qartë Presidenti i Republikës së Kosovës.

2. Një qeveri që lëshon të drejtën kushtetuese të saj për të udhëheqë bisedime me Serbinë, teksa fillimisht kryeministri pat deklaruar; "Thaçi po ka kohë ma shumë për dialog më Sërbinë, le të merrët ai më shumë", ndërsa më pastaj flet qartazi se ka mospërputhje të plotë mes presidencës dhe qeverisë në botëkuptimin e udhëheqjes së bisedimeve dhe agjendave përkatëse. Në këtë kontekst, qeveria e Kosovës "përgatite" një platformë qindra faqesh si kundërvënie ndaj presidentit dhe kësisoj tenton ta marrë në kontroll udhëheqjen e bisedimeve në Bruksel përmes deputeteve të Kuvendit dhe rezolutave minimalisht të fuqishme, madje të pa kuptimta përshkak të legjitimitetit të humbur tashme nga disa deputet të ndarë të opozitës dhe ngrirjes së raporteve të disa deputeteve të shumicës së koalicionit (deputetet serb) dhe adresimit të gabuar se Kuvendi është organi kushtetues që ka të drejtën e udhëheqjes së bisedimeve e jo kryekëput qeveria e Kosovës.

3.Një Kuvend i Kosovës, që absolutisht është shndërruar në paralizë dhe në kontrabandë. Themi kështu sepse paralizë është numri i deputeteve të koalicionit (ngrirja e raporteve me deputet serb), që ashtu kështu ishte 61 në total, ndërsa kontrabandë përshkak të PSD-së, grupit të deputetëve që apsolutisht nuk kanë asnjë legjitimitet në Kuvendin e Kosovës, por që legalisht janë deputet dhe e shfrytëzojnë mandatin si deputet. Pra Kuvendi i Kosovës nuk ka legjitimitet të shumicës anipse është legal.

4. Një përfaqësuese e lart e Bashkimit Evropian që ndërmjetëson dialogun me Serbinë dhe që thotë se për ne është relevant presidenti i Kosovës në procesin e dialogut.

5. Një qeveri që erdhi në pushtet mbi kauzën e madhe të vendimeve të mëdha.

6. Një LDK, parti opozitare, e vendosur dhe përkushtuar në pozicionin e saj si parti opozitare që ushtron të drejtat e saj brenda Kuvendit të Kosovës dhe luan rolin e opozitës.

 Atëherë për çfarë mund të akuzohet LDK-ja se na qenka destruktive? dhe,
Pse JO zgjedhje?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat