Sjelljet tekanjoze të Qeverisë dhe SBASHK-ut

Opinione

Sjelljet tekanjoze të Qeverisë dhe SBASHK-ut

Nga: Milazim Maraj Më: 24 janar 2019 Në ora: 10:20
Milazim Maraj

Sjelljet tekanjoze dhe të pa matura të Qeverisë së Kosovës dhe SBASH-ut i mbajnë në shtëpi nxënësit në Kosovë. Konstatimet për paga të vogla apo të mjaftueshme dhe për meritat e mësimdhënësve nuk ndryshojnë asgjë në humbjet që po  prodhojnë këto dy kryesi ardhmërisë së vendit.   

Në vend të veprimeve konkrete dhe mobilizimit  të përbashkët për të përmirësuar gjendje e arritshmërisë  e cila është shumë e ulët,  konstatuar nga testi PISSA  dhe testet tjera, këto kryesi  debatojnë, konstatojnë dhe nuk pajtohen  në mes veti ; kurse shkollat mbesin të mbyllura, nxënësit në shtëpi mësimdhënësit të heshtur dhe të deprimuar në sallatë e arsimtarëve. Disa nga këta vazhdojnë kurset me pagë për lëndë të ndryshme.

Bazuar në debate dhe deklarime këtë situatë shumë të dëmshme dhe alarmante nuk e konsiderojnë kështu vendimmarrësit. Pezullimi i  përkohshëm i ligjit   dhe vazhdimi i bisedave deri në një marrëveshje të mirë për arsimin në Kosove nuk do të lëndonte sedrën e plagosur të asnjërës palë. Rishikimi i pagave të Qeverisë, Kuvendit dhe hartimi i koeficientit të pranueshëm për të gjithë ata që paguhen nga Buxheti i Kosovës është rruga e vetme. Ky buxhet buron nga taksapaguesit,kurse këto dy kryesi , këtyre  të fundit ua kanë lenë nxënësit pa shkolla. Në vend të ndihmës së këtyre dy kryesive për të gjetur rrugën e duhur të cilën, vet nuk po arrijnë ndërsa të tjerët ose i fërkojnë duart nga gëzimi  i çuditshëm dhe i turpshëm ose nxitin struktura tjera që Kosova të shkojë në një grevë totale. Kjo e tëra po ndodhë kur Kosova po “përgatitet” për një dialog final me fqinjin ton armik të përbetuar. Kjo gjendje të sjellë para dilemave, a meriton Kosova dhe populli i Kosovës diçka të tillë?

A meriton Kosova dhe populli i saj një udhëheqje të tillë? 

A janë këta më të mençurit tonë? 

A i zgjodhëm ne apo nuk jemi të aftë të i përcjellim kombinatorikat politike  për gatimin e të cilave kanë fut duart në magjen ton dreqi dhe i biri i dreqit.

Jo këtë nuk e meriton ky popull i mirë.

Jo,  jo këtë nuk e meritojnë këta nxënës të bukur, shëndetshëm  dhe me aftësi të lartë për nxënie.

Greva në arsim nuk prezanton aftësinë dhe zgjuarsinë e shqiptarëve të Kosovës. Kjo prezanton modestinë e  tyre pa kuptim, krenarinë individuale  të tepruar  deri në krekosje,  e që të dyja së bashku po prodhojnë hezitim dhe inat. 

Kurse rezultati i rrezikshëm  në  progresion prodhon humbje gjithëpërfshirëse, vrasje të shpresës, demoralizim dhe dëshirë për ikje nga Liria pa e kthyer kokën prapa. Kjo është  strategji e rrezikshme për ndjekjen  e gjeneratave te reja nga Kosova.                                                                                       

A duhet të i lejohet kujt ky luks? Apo duhet të analizohet me krahasim; dëmi që na sjell armiku me luftë speciale, apo të armatosur dhe klika  e shtetit tonë pa luftë. Këtë dhembje nuk e ndjejnë ata që nuk kuptojnë humbjen. Kjo është për dhembje edhe sikur të kishte ndodhur diku në botë.

Heshtja intelektuale në Kosovë është e rrezikshme. Kjo heshtje është ogur i zi për ardhmërinë tonë, është një lloj abstenimi për të luftuar të keqen që do të thotë për të jetuar të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat