Urrejtja ndaj arsimit e Kryetarit të prindërve të Kosovës

Opinione

Urrejtja ndaj arsimit e Kryetarit të prindërve të Kosovës

Nga: Prof. Mr.Imer Hamiti Më: 24 janar 2019 Në ora: 20:56
Prof. Mr.Imer Hamiti

Në fundëvitet e shekullit 19(nëntëmbdhjetë) Perandoria turke në atë periudhë njofti të drejtën e shkollimit  edhe për konfeksionet fetare të besimit jo musliman, si për popullatën e besimit ortodoks, katolik etj.

 Atë periudhë, patriotët shqiptarë  të të gjitha besimeve shfrytëzuan rrethanat e krijuara ku pas përpjekjeve të shumta duke e ditur rëndësinë e arsimimit të kombit  në vitin 1887  në Korqë arritën të hapin shkollën e parë shqipe me mësusin PANDELI SOTIRI ,e për këtë shkollë Patrioti dhe  shkrimtari emblematik I kombit Shqiptarë NAIM FRASHËRI thuri vargjet ”Lumja ti moj Korçë moj lule, ti ndër shoqe e para u sule ……….”. Nga ajo ditë arsimi shqipë dhe mësuesit të cilët u vranë për arsimin shqip si PAPA KRISTO NEGOVANI e shumë e shumë të tjerë që gjatë historisë  u burgosën , u torturuan, u internuan e u vranë deri në fundë të shekullit të kaluar kur me fillimin e aksioneve te para të UçK –së ra dëshmor në mbrojtje t ë nxënësëve  dhe arsimit, në Llaushë të Skenderajt mësuesi HALIL GECI,  arritën tu  mbijetojë të gjitha krajatave vetëm e vetëm që kombi shqipëtarë nënë trojet e veta, në ballkan  të jetë kombë I lirë dhe I civilizuar dhe I rreshtuar krah për krah me Botën e civilizuar.

Vizionari dhe Arsim dashësi I kombit shqiptar e posaqërishtë kosonës , shkelqeësia e tijë Ernest Koliqi shfrytëzoi rastin në vitin 1941 dhe duke ditur shkallën e analfabetizmit në kosovë dhe rëndësinë që ka arsimimi I popullit shqiptarë të kosovës , dërgoi anekëndë kosovës të cilët vunë themelet e para të arsimit në kosovë dhe mësuesit ishin udhrrëfyesit e popullit të kosovës  drejtë civilizimit dhe realizimit të aspiratave të popullit shqipëtarë  të kosovës, aspirata këto të cilat kulmumuan me qlirimin e kosovës në vitin 1999 ku popullit të kosovës i printe mësuesi , arsimtari, profesori, albanalogu e Filozofi, Presidenti Historik i Republikës së Kosovës Prof. Dr IBRAHIM RUGOVA

Gjatë rrugës për lirinë e kosovës e natyrisht edhe lirisë së arsimit shqip të kosovës , u burgosën  u torturuan dhe u anatemuan shumë e shumë mësues  duke filluar nga mësuesi e Patriotët METUSH  KRASNIQI nga Dajkoci i kamenicës, NUHI GASHI nga Bradashi i Podujevës e shumë e shumë të tjerë e mandej u vra mësusi FAZLI GRAIQEVCI, SHABAN SHALA, Prof. Dr. LATIF BERISHA , Prof. Dr FEHMI AGANI por asnjëher nuk mundi të vritet shpirti ilimunist i mësuesit , dashuria e tijë për nxënësin e lirë, të ditur dhe të civilizuar  dhe dashuria për kombin e arsimuar.

Por si dukët arsimi përkundër lirisë dhe pavarësisë,duket qe 19 vjetë pasë çlirimit të kosovës  po ua vret syrin shumë e shumë dritëshkurtërve që i ka kosova dhe kjo vrarje e syrit vërehët me projektligjin për paga ku arsimtarët dhe arsimi janë të degraduar, nënqmuar dhë të ofenduar në shkallë të randë dhe si pasojë e paknaqësisë tani tërë sistemi arsimorë është në grevë e krejtë për fajin e kësaj qeverie miope të cilët sikur janë betuar për dëmtimin e arsimit dhe dhe të kombit në përgjithësi duke shqyer buxheti publik për vete dhe  vetëm topat sa nuk ja kan lëshuar për të bërë hi e pluhur

Me rastin e e grevës në arsim ka dal nëpër medie si shpetimtarë  kombit shqiptarë të kosovë, kryetari I Prindërve të kosovës  njëfar YMRET RESHITI cili me arrogancën e tijë sulmoi rëndë dhe ofendoi të gjithë arsimtarët,sulme këto që përngjajnë në makinerin vrastare të millosheviqit.

KY analfabet apo dorë e mbetur e millosheviqit në kosovë , me urrejtjen, arrogancën, injorancën ndaj arsimit dhe arsimtarëve tregoj shumë mirë se kolona e pestë e millosheviqit ende vepron në kosovë por edhe tani të maskuar në forma të ndryshmëe mendojnë të gjunjëzojnë arsmin , arsimtarët, rininë e mrekullueshme të popullit shqiptarë të Kosovës por asnjëher nuk do të realizojnë ëndrrat e tyre dhe do të marrin në momentin e e duhur goditjën përfundimtare nga motrat medicionale në qerdhe, edukatorët  e qerdheve, mësuesit ,arsimtarët, provesorët rinia e mrekullueshme kosovare dhe populli shqipëtar i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat