Taksa politike ndaj Serbisë, po na shkojka kundër interesave të Amerikës?!

Opinione

Taksa politike ndaj Serbisë, po na shkojka kundër interesave të Amerikës?!

Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:32
Hafiz Shala

Miku I ynë i shtrenjtë Amerikë, nese kjo taksë e zorit po jau dëmtojka interesat e juaja aqë shumë,athere po zhgënjehem së tepërmi në fuqinë tuaj politike, ekonomike e ushtarake.

Serbia na paska ngulë këmbë së,pa u hjekë taksa nuk ka bisedime?!E po,tani Kosova,përposë taksës kërkonë që mënjihere të hapët ura mbi lumin Ibër për qarkullim të mallrave dhë njerzve përbrënda shtetit të vetë sovranë dhë,menjihere të kthehën shqiptarët e dëbuar më dhunë në shtepit,tokat dhë banesat e tyre të uzurpuara nga serbët bile ardhacak që kurrë më parë nuk kanë jetue as në Mitrovicë e as në Kosovë.

Pse i vërsuleni të dobëtit e jo kryeneqit,provokatorit e obstrukcionistit i cili,për qdo ditë në mënyra të ndryshme e pëngonë Kosovën në qdo hap të konsolidimit dhë funkcionimit të shtetit i cili duke mos hasë në mirëkuptim si nga Evropa e cila sillët sikur Kosova të ishte koloni e sajë,tani,fatëkeqësishtë,na u ka lëshue në shpindë edhe Amerika.

Miku i ynë i nderuar dhë i qmuar.Mos na shitë aqë lirë së nuk e meritojmw.Së ju qmojmë e ju respektojmë sepse e kemi arësyen,por,ju lutemi mos na përdhosni para nji bishe të tërbuar që dorën në zëmëe,as juve nuk ju respektonë.

Më lejoni të ju themë haptas si shtetas më qëndrim që 28 vjet më tërë respektin,përkushtimin dhë veprimtarin time në interës të shtetit ku gadi gjymen e jetës sime të deritanishme e kalova dhë po e kalojë si qytetar që asnjihere nuk kamë ardhë në kundërshtim më ligjët dhë rregullat e shtetit për të cilin jamë në gjendje edhe të sakrifikohëm.Mu deshtë të largohëm nga vëndlindja ime në vitët e 91 ta për tue shpetue kthetrave të regjimit fashitë dhë gjeta strehim aty ku e kamë ndie vetën dhë e ndijë si në atdheun tim,por,atdheu im është Kosova dhë gjithnj do të mbetë e para.

Por,i riedukuar në këtë sistem demokratik,duke shprehë keqëardhjën për qëndrimin tuaj aspak të drejtë e të  arësyeshëm,përposë që mundë të silleni në ketë mënyrë së,jeni të vetëdijëshëm së ky popull edhe mundë të ju nenshtrohët kërkesave tuaja edhe kur nuk keni të drejtë.

A jeni të vetëdijeshëm së,sipas letrës së Presidentit Trump që ju drejtue të dy shtetëve,thuhët së do të ju mirëpres në dhomën rozë të Shtepisë Bardhë për nënshkrimin e nji marrvëveshje historike e dakorduar në mes jush ,domëthënë qoftë edhe ndryshim i kufijve që nënkuptonë sipas logjikës dhë frikës që e kemi së,kjo do të thotë së,pjesa veriore ti ipët Serbisë.

Coptim i radhës për hirë të “paqës” si shansë i fundit që të këtë nji marrëveshja paqësore ku Kosova dhë kombi shqiptar nuk do të dëmtohët,sepse,Kosova bëri lëshime që asnji shtet dhë asnji kombë deritani nuk e bëri.Nuk jemi të sigurtë sepse asnjihere nuk u deklaruet kundër korigjimit dhë ndarjës që lenë të kuptohët së edhe ndarja është opcion..Por,jo për Kosovën dhë popullin e sajë.Nese mbështeteni në kuislingun e Serbisë Hashim Thaqin,kjo edhe është e mundur,por,a do ta votojë Parlamenti,asesi jo.Ndarje,korigjim në dëmë të Kosovës,nuk do të thotë paqë e as marrëveshje e qëndrueshmë.Ma afër është,konflikt i papërfunduar.Prandaj,nji paqë artificiale dhë nën presion,nuk do të thotë paqë stabile e afatëgjate.Pra,duhët të jetë e kjartë për të gjithë.Manipulimët e Presidenti së do të ja bashkangjesë Kosovës,Preshevën,Medvegjën dhë Bujanovcin,është manipulim më ndjenjat e atyre shqiptarve të diskrimuner dhë të nëpërkëmbur nga shteti serb,për qka,kurrë nuk e ngritën zërin as Kosova e as Shqipëria.

A janë në gjendje që Shtetët e Bashkuara të Amerikës ta garantojnë Kosovën dhë popullin e sajë së nuk ka ndarje as korigjim kufijsh?A ka ndonjë shqiptar në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar që pajtohët më këtë ide përpos Hashim Thaqit e Edi Ramës,dy kuisling të shtetit serb.Kosova,ka dhënë mjaftë,është dëmtue mjaftë përqka ju intërvënuet për të na shpetue nga zhbërja që e ndërmori Milloshbeviqi.Dhë,dhë për hirë të qëtësisë dhë paqës,ne heshtëm.Heshtëm edhe kur u ngritë përmendorja e Millosheviqit në veri të Mitrovicës,Kralit Millutinit dhë,duke ju respektue juve,miku i ynë I nderuar,ne,përsëri heshtëm.Si do të reagonin hebrejtë po ti ndërtohët përmendorja e Hitlerit në qëndër të Jerusalemit? Do të reagonit ju për nji provokim të tillë ndaj aleatit tuaj për të cilin jeni në gjendje të bëni qdo gjë që është e mundur.E shpallët jerusalemin Kryeqytët të Izraelit nji ëndërr historike për popullin hebre.Ok.Ka qenë vëndim I kahershëm gjatë mandatit të disa presidentve të ma parë,por,kësiheri Presidenti Trump e zbatojë.Anipse ky shtëtsi aleat i juaj,ende nuk e ka njohur Kosovën,bile,edhe është aleat i ngushtë më armikun tonë shekullor,Serbinë duke e harrue së qka ka bërë ky popull për ti shpetue qifutët gjatë luftës se dytë botërorë nga nacizmi hitlerian duke I strehuar në shtepit dhë familjët e tyre,duke jau dhënë emrat shqiptar për tu mos zbuluar nga gjërmanët.

Është e pakuptueshme dhë e paparanueshme kur presidenti serb i athërshëm Nikoliq gjatë nji vizite në Izrael,u shprehë së jemi popull më të njejtin fat që i paska përcjellë.Nji agresor si Serbia po u identifikohka më viktimat e nacizmit gjërman,kur këta vëtë kanë ushtrue gjenocid ndaj shqiptarve mu si hitleri ndaj hebrejve.Nji identifikimi tillë,e ka zhgënjyer popullin shqiptar kudo që jetonë.

Nese ju e merrni mëndimin e presidentit që fatëkeqësishtë është ne krye të shtetit të Kosovës sikur nji Nicolas  Maduro i Venezuelës i cili,nuk e ka përkrahjën e popullit,e ju do ta quani “të guximshëm” sepse qënka i gatqëm të falë teritor të shtetit të vetë për tu dukë i mirë para juve dhë të shpetojë nga  Gjykata Speciale për krime(në këtë rast ndaj bashkëkombasve të vëtë),athere,ma thuani së qfarë principëve janë këto.Më siguri jo Amerikane.

Mbajtja pëngë nga ana e Evropës për,moslibëralizimin  e vizave,mos lirimin e urës ndarësë të nji qyteti i  ndarë artificialishtë,mos kthimin e të pagjeturve,mos pastrimin e veriut të Mitrovicës nga grupët kriminalo-hajduto-teroriste,vërtetë,rrezikohët interesi I Kosovës,stabiliteti,tani jo vetëm i Kosovës por edhe i rajonit,e,në këtë rast edhe i SHBA-ve si pjesëmarrëse më forcat paqëruejtëse në ate pjesë ku,qëndrojnë,veprojnë shërbimët e ndryshme sekreta dhë forca speciale ruse të pregatitura edhe pëe format e veprimëve diverzanto teroriste që të pëngojnë jetën normale të qytetarve dhë ta lulëzojnë kontrababdën siq veprohët edhe tani.Edhe kur është taksa në fuqi,kontrabandimi bëhët përmes rrugëve dytësore duke jau ndërrue tiketat e prodhimeve serbe më ato të  Kosovës ose të ndonji shteti tjetër.Është  propagandë serbe së gjoja pas vuarjës së taksës,është krijue krizë në gjërat ushqimore,medikamente e qka jo tjetër.Rrëna të kulluara tradicionale serbe e asgjë tjetër.

Në ketë veprimtari të trafikimit,janë të bashkuar serb e shqiptar duke i përfshirë edhe udhëheqës të shtetit,Qeverisë dhë individ,më të cilët ju,Qeveria Amerikane po bashkëpunoni duke e përfshirë edhe kryeiniciatorin e idesë së korigjimit-ndamjës së Kosovës,Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë  në bashkëpunim më Vuqiqin i cili gjatë fushatë zgjedhore të Presidenti Trump,haptas doli kundër tijë që është nji vëprim abnormal dhë incident në marrëdhëniet ndërshtëtërore i paparë deri më tani.A qëndroni edhe ju prapa kësajë ideje?Këtë,populli i Kosovës e meritonë dhë e kërkonë ta dijë.Si mundë ta quaj dikush së kjo punë është e kryer?A veproni ju në shtetin tuaj pas shpindës së popullit,Kongresit,Senatit dhë sjellni vëndime të tilla?Më siguri së jo.Athëre,ju lutëm,mos lejoni ekspërimente më nji popull në nji gjendje mjerimi i sjellur po nga kjo udhëheqësi në pushtet të cilët janë pasurue duke e vjedhur djersën dhë mundin e ketijë populli.Këta,janë të pandershëm,të korruptuar e të inkriminuar,prandaj,sillën më bishtë ndër këmb ndaj juve sepse,nuk kanë moral,dinjitëtm dhë fytrë,të dalin para popullit të vetë dhë,janë në gjëndje të pranojnë qdo gjë vetëm të qëndrojnë në pushtët sa ma gjatë,Këta,nuk janë udhëheqës të popullit,këta,punojnë e veprojnë për interesat e tyre përsonale e klanore.

Pse duhët lejuar që Serbia të diktojë në politikat ndërkombëtare në këtë rast në bisedimët Kosovë-Serbi( në të vërtetë Prishtinë-Beograd siq i quan Evropa) e cila ishte agresore dhë shkakëtare e Luftës së Parë e të Dytë botërore dhë,të tri luftërave në ish Jugosllavi.

Qfar meritave dhë,qfar “respekti” duhët dhënë këtijë shteti agresor,dhë destabilizues në Ballkan,Evropë dhë më gjerë.A mos  këto lëshim bëhën për të ja plotësue apetitët ruse si në shekujt e kaluar e cila bënë qmos që ta destabilizojë Evropën( që fatëkeqësishtë,nuk eshtë edhe e pasuksës),posaqërishtë kur përmes politikës së Donld Trumpit,donë të tërhiqët nga NATO-ja(fatëbardhësishtë Kongresi Amerikane aprovojë ligjin për mos largimin nga kjo forcë ushtarake).Gabimin fatal tjetër e bëri,tërhjekjën e trupave nga Siria si fever ndaj Rusisë.Ja la popullin në mëshirën e kriminelit dhë vrastarit të popullit vetë Asadit në mënyrën më barbare duke përdorë armë kimike ndaj fëmijve dhë civilve në përgjithësi.

Presidenti Obama,eshtë kritikue gjatë udhëheqjës së tijë kur ishin trupat paqëruajtëse amerikan në Siri i cili,nuk e shpalli: no flye zone( zonë e kufizuar të fluturimeve)ku do të pëngohëshin fluturime e aeroplanëvë ushtarak rus.

Përkulja para rusisë,është shumë e rrezikshme për Kosovën dhë shqiptarët në përgjithësi.Baza” humanitare” në Nish,pajisja më mjete ushtarake nga Rusia,po e trimëronë Serbine e cila,po e shfrytëzonë për ta shantazhuar Kosovën në këtë rast,edhe Amerikën.

Pra,Kosova i ka njimijë e njiqindë arësye që të kërkojë dhë kushtëzojë shumë më shumë së Serbia,por,ja së jemi shtet i vogël dhë,që të gjithë i japin të drejtën vetës që të sillën në mënyrë ultimative,nënqmuese,disrespektuese edhe fyese.

E ndëruara miku ynë Amerikë,kësiheri,Kosova nuk duhët e as që do të lëshojë pe.Pra,jamë në anën e Kryeministrit respektivishtë të Qeverisë që,ky duhët të jetë momenti kur duhët ti thuhët JO Serbisë dhë jo Thaqit e Ramës së Kosova do të jetë e paluhatëshnë në vëndimin e sajë për ta ruajtur integritetin dhë tërësinë teritoriale,së pari nga kuislingët dhë shërbëtorve të Serbisë Rama-Thaqi,që ky nuk është faji i juaj por i popullit të Kosovës dhë Shqipërisë I cili,nuk ngritët për ti largue nga pushteti në mënyrë demokratike,e kur këta nuk e respëktojnë këtë mënyrë,athere,edhe në mënyra tjera.Në këtë rast ju  bëjmë më dije në mënyrë shunë të kjartë dhë decidive tërë Bashkësisë ndërkombëtare së lojrat më ndryshimin e kufijve dhë coptimin e tokave shqiptare ka përfundue përgjithëmonë pa marrë parasyshë pasojat qfardo qofshin ato.A jeni në gjendje që të rivizatohën kufijtë në Ballkan?Efekti domino është I pakapërcyeshëm.Jemi të ndarë në pesë shtete më të cilat edhe kufizohemi.Dhë!për hir të paqës,heshtëm dhë po heshtim.Tani shtrohët pyetja së ku është racionaliteti?

Kjo,nënkuptonë së,nuk do të ketë paqë dhë siguri dhë,populli i Kosovës,më gjithë respektin dhë përkushtimn ndaj mikut të tijë Amerikës,nuk do ta pranojë nji zgjedhje të tillë.

A është dhë duhët të jetë taksa shkaktare që të ndërpritët dialogu Kosovë Serbi?!Apsolutishtë së jo.Ky trendë i sjelljeve të politikave më standarde të dyfishta duhët  të ndërpritët njihere e përgjithëmonë nese deshironi paqë,stabilitet dhë marrëdhenie të sinqerta ndërshtetërore e ndërfëqinjësore..A ka ardhë situata deri aty ku Amerika do ti luhatë marrëdhëniet më Kosovën për nji taksë politike të imponuar nga provokimët e Serbisë sikur në kohrat e  Girashaninit,Qubrilloviqit,Andriqit,Qosiqit,Rankoviqit e Millosheviqit?!Jo ma kurrë.

Kjo përkrahje ndaj Kryeministrit dhë Qeverisë,nuk është blanko duke i patur prasyshë lëshimët,keqëpërdirimët dhë vepriët që në shumë raste kanë qenë dhë janë të dëmshme për shtetin dhë qytetarët.Por,kësiheri duhët të jemi të vëndosur që mos të vuajnë gjeneratat që vijnë pas nesh duke i lenë në konfliktë të ngrirë por,edhe sgresivë herë pas heri,e,kjo,kurrë nuk do të na falët.

Nese insistimi nga Shtetët e Bashkuara të Amerikës do të jetë në vazhdimsi,athere,po të isha Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës,do të jepja dorëheqje më arësyetim se nuk  jamë në gjendje që të falë teritor të shtetit tim për hir të “paqëes”më nji shtet agresor si Serbia dhë,po që së vjenë deri të ndarja e pjesës më ta pasur të vëndit tim,kurrë nuk do të pajtohëm dhë,veprimët e mia nuk do të ndalën që ky gabim i  qëllimshëm historik të përmirësohët.

I vetëdijëshëm që për këto qëndrime do të ketë reagime e mospajtime,por,nuk due të jëmë modest në dëmë të shtetit dhë popullit tim,pra qoftë ajo,edhe Amerika.Kur shprehëm në ketë menyrë të sinqertë ng a zemra,ate e bejë ndaj mikut tim të shtrënjtë ndaj të cilit duhët te jeshë I ndershëm dhë I sinqertë.Pra,vendi imë i dytë I respektuar më mirënjohjën më të lartë për ate që bëre pë r popullin tim të shtrenjtë,mos ma merrë për të keqe sepse na kërcënohëtvrreziku si popull e si komb.

E nderuara Amerikë,tani vëndi im i  dytë, më kë mësue dhë edukue që të sillëm në këtë mënyrë të sinqertë të haptë dhë të drejtëpërdrejtë duke i dhënë përparësi vëndit tim Kosovës.Ju lutëm analizoni dhë mendoni së ku do të gjindët Kosova pas sa e sa vitëve.Pra,thënjën e Presidentit Trump e kamë parapelqyer më kënaqësi kur thotë: America first.Pra,në këtë rast: Kosova first.

Hafiz Shala

New York

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat