Rreth përdorimit të gazit lotsjellës në Tiranë

Opinione

Rreth përdorimit të gazit lotsjellës në Tiranë

Nga: Asllan Bushati Më: 19 prill 2019 Në ora: 00:52
Asllan Bushati

Ka disa kohë që policia shqiptare po e përdor rregullisht gazin lotsjellës kundër cdo demostrate të opozitës. Ky përdorim (sipas të pranishmëve), shpesh ka qene provokues, jo proporcional me madhësinë e turmës, distancën prej saj dhe shumë shqetësues për individë të vecantë të cilët kanë kërkuar edhe ndihmë mjeksore të specializuar. Por shqetësim i madh ka qenë edhe për gazetarët, raporuesit e medias, kameramanët që janë penguar të bëjnë detyrën e tyre për informimin publik. Madje më e keqja ka qenë për banorët, ku sipas disa pohimeve del se afërsisht deri në një distancë gati një kilometër (vecanërisht për të moshuarit dhe fëmijët) është ndierë shqetësimi i përdorimit. Kurse bizneset për rreth vatrave të përdorimit në të gjitha rastet kanë ulur qepenët e shitoreve (aktiviteteve) duke pësuar humbje të konsiderueshme ekonomike.

Kjo është një gjë e pa parë më parë në Shqipëri, e panjohur për opinionin e gjerë dhe kuptohet shumë shqetësuese për një publik edhe përtej atij demostrues. Ajo nuk ka ardhur nga faktorë natyrorë të pa përballueshëm, por nga dora e Qeverisë dhe me dashjen e saj. Nga ajo që është zotuar e betuar se do ti mbrojë shqiptarët, do t’ju sigurojë jetën, pasurinë, punë e shëndetësi falas.?!

Marrë shkas nga sa më sipër, shumë miq të mi, shokë, ish kolegë, biznesmenë, demostrues dhe bashkatdhetar, më janë drejtuar si specialist i fushës së lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe ish Drejtori i Kimisë së Ushtrisë Shqiptare të prononcohem publikisht për këtë situatë .

Ajo që unë mund të them që në krye të herës, është se: pajtohem tërësisht me shqetësimin tuaj real. Shqetësim që në gjykimin tim e keni peshqesh vetëm prej Edi Ramës, keq qeverisjes dhe brutalitetit të tij e të klanit që e rrethon.

Por i ndodhur larg Tiranës (në distancë), e kam të vështirë të prononcohem për një dukuri që vetën e shoh në TV. Dukuri në të cilën nuk kam mundësi të marr kampione në ajër dhe në tokë, pranë burimit lotues dhe në distanca të ndryshme. Nuk di llojin e granatës, vendin dhe kohën e prodhimit e të skadimit, fletë-palosjen shoqëruese të këtij mjeti (malli) nga prodhuesi si dhe rekomandimet që prodhuesi jep për shetqësimet direkte dhe ansore, si dhe ndihmën e parë ndaj të dëmtuarve. Po ashtu nuk kam patur mundësinë të njihem me përmbajtjen e ligjit shqiptar (në se ka një të tillë), për formën dhe mënyrën e përdorimit dhe teknicitete specifike në raport me ligjet e vendeve të tjera.

Por ajo që unë mund të sugjeroj në këtë moment është që ky shqetësim i madh publik e qytetar lypset medoemos ti adresohet zyrtarisht Avokatit të Popullit, i cili sipas detyrimit kushtetues, duhet të jap përgjigje për gjithsa informacion ai ka për këtë situatë të krijuar nga segmente të Qeverisë.

Po ashtu është një e drejtë qytetare që ti kërkohet prokurorisë të bëjë publike gjithcka ajo ka siguruar nga kqyrja e vendit të ngjarjes. Në se ka teprime dhe tejkalime në përdorimin e gazit lotsjellës në kundërshtim me ligjin nga segmentet e qeverisë, prokuroria lypset të hapë procedim penal kundër urdhërdhënësit.

Shumica e ndërkombëtarëve në Tiranë ( rëndomtë e për cdo gjë), janë bërë palë vepruese e mbështetëse e Edi Ramës, duke konsideruar fajtor për cdo gjë vetëm opozitën. Atëherë miqt e mi, verini edhe ata në provë të prononcohen për përdorimin masiv të gazit lotues kunër demostruesve. Madje jepuni kampione (të marra në ajër dhe të mbetjeve në tokë) për të vërtetuar se sa të vërtetë apo të manipuluat janë?

Kur Qeveria Shqiptare dukshëm është e mbushur me skandale të njëpasnjëshme, kur ajo nuk është në gjendje të qeveris, kur ajo është lidhur me krimin e korrupsionin, mos t’ju duket ndonjë cudi e madhe që të përdor kundër jush edhe mjete eksperimentale lotsjellëse. Prandaj sygjeroj që beni matjet e nevojëshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat