Në 20 vjetorin e rënies së Komandantit të Komandantëve, Adem Jashari & Zahir Pajaziti, Heroi i Kosovës, Sali Çekaj-Veterani - Bota Sot
Në 20 vjetorin e rënies së Komandantit të Komandantëve, Adem Jashari & Zahir Pajaziti, Heroi i Kosovës, Sali Çekaj-Veterani

Opinione

Në 20 vjetorin e rënies së Komandantit të Komandantëve, Adem Jashari & Zahir Pajaziti, Heroi i Kosovës, Sali Çekaj-Veterani

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 19 prill 2019 Në ora: 08:43
Sali Çekaj

Themeluesi i rezisistencës së armatosur n'Republikën e Kosovës, n'kuadër të Insutitucionëve legjitime & legale dhe saktësisht n'Ministrinë e Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Sali Çekaj ishte i pari ndër t'parët që i priu idesë së organizimit praktik të rezistencës së armatosur në luftën për çlirim nga armiku shekullor. Heroi Sali Çekaj ishte personalite dhe figurë & poliedrike & shumë dimensionale, figurë unikale nacional-historike në të cilin gjejmë gjakimin e dimensionit të trefishtë të vyrtytit: - Idealin, - Ndjenjën e sakrificës sublime, dhe - Rënjën n'alltarin e lirisë.

Të rrall, tepër t'rrall n'histori, janë figurat dhe personalitet e profilit të Sali Çekaj Hero. Në fushën e dijes akademike dhe nivelin intelektual, ishte i spikatur dhe i shquar n'profesionin e juristit që ushtroi n'kohë kruciale për fatet e Dardanisë Antike-Kosovës. I brumosur n'traditën dhe n'kulturën, nacional-demokratike dhe atdhetare, sfidat dhe përpjekjët e populit të Tij, e gjejnë Sali Çekajn n'ball të proceseve historike dhe t'betejave vendimtare që nga e 81-ta, deri n'ditën e rënjës heroike n'betejën me armikun shekullor serbo-sllav me 19 Prill 1999 në Rrasë të Kosharës ! Sali Çekaj, n'tre fusha veprimi e veprimtarie, është unikal, i paperseritshëm dhe eksluziv; 

E para, Si jurist dhe konstitucionalist, Sali Çekaj është i pari i cili harmonizoj Statutin e Komunës së Deçanit me Kushtetutën e Republikë së Kosovës, pra sanksionoj edhe n'vepër aktin m'a t'lart juridik të Republikës së Kosovës, Kushtetutën e Kaqanikut 1990. -

E dyta, N'jetën dhe n'veprimtarinë politike, Heroi Sali Çekaj, ishte rreshtuar n'Levizjën Nacinale për Liri e Pavarësi (LDK), të prirë nga Presidenti historik, Dr.Ibrahim Rugova dhe elita intelektuale dhe akademike e Kosovës së fundviteve 80-ta, të shekullit të kaluar, ku Heroi Sali Çekaj ishte edhe ndër themeluesit e Degës së LDK-së në Deçan, dhe më pas në Gjermani, ishte sekretar i Degës m'a t'fuqishme të LDK-së jashtë Atdheut, dhe përgjegjës për zyrën e saj, e cila ishte edhe përfaqësi unike e Kosovës n'Perendim. - Treta, N'fushën e organizimit të rezistencës së armatosur, si levë e levizjës për çlirim n'kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës, Heroi Sali Çekaj, ishte ideator, kreator dhe ushtar lirie...

Në t'njëjtën kohë ishte, ushtar, ushtarak dhe komandant. Formoj, udhehoqi dhe komandoj grupët para n'stervitjët ushtarake të shqiptarëve të Kosovës n'Shqipëri në vitin 1991 e këndej, duke motivuar, konstruktuar e realizuar edhe sulmet e para të armatosura kundër forcave militare të pushtuesit të egër serbo-sllav n'Dukagjin, n'Drenicë, n'Llap dhe gjithandej n'Kosovën martire...! Heroin Sali Çekaj, për vitet që e njoha ( vitet e 90-ta) n'Gjermani si bashkëvpeprimtarë të levizjës nacionale t'shqiptarëve t'Kosovës (LDK) për Liri & Pavarësi, e kujtoi si një figur dhe personalitet që rrezatonte unitet, largëpamësi dhe konsistencë. Një burr i shtruar, i qet dhe i matur n'sjellje dhe n'raporte pune, angazhimi dhe veprimtarie n'dobi t'kombit & atdheut, në njerën anë, derisa, në anën tjetër ; energjik, konsekuent dhe i zjarrtë në realizimin e synimeve dhe aspiratave të popullit të Kosovës për liri & pavarësi nga Serbia, për çfarë, Heroi Sali Çekaj u deshmua n't'gjitha etapat kruciale dhe vendimtare deri n'rënjën për t'mos vdekur kurrë. 

Heroi Sali Çekaj & Agim Ramadani me shokë, n'kudër të FARK-ut, ideuan dhe realizuan n'vepër betejën legjendare të Kosharës dhe thyrjën e kufirit shqiptaro-shqiptarë t'vendosur padrejtsishtë nga pushtuesit shekullor serbo-sllav për gadi një shekull. Heroi Sali Çekaj, e njihte mirë armikun, e njihte mirë historinë kombëtare, por e njihte po aq mirë edhe mëndësinë shqiptare dhe mundësinë e infiltrimit dhe "penetrimit" të të armikut në përqarjët tona dhe bajraktarizmit i cili dëmtonte intersin dhe luftën tonë për liri me "krimbin" e vëllavrasjës, andaj shumë energji i kushtonte Sali Çekajt, amortizimi dhe neutralizimi i këtij rreziku permanent dhe fatal për luftën dhe unifikimin e gjithë potencilait kombëtarë për çlirim...! Heroin Sali Çekaj, prej vitit 81, e deri n'rënje,19 Prill 99, e gjemë në të gjitha sfidat, përpjekjët dhe betajat e Kosovës dhe shqiptarëve, për liri dhe t'ë drejta kombëtare, si pararoj dhe gardian i kauzës nacionale deri n'frymën e fundit t'lënë n'Rrasë t'Kosharës. Heroi Sali Çekaj - Prehet i qetë, n'alltarin e lirisë, aty ku prehën të devotshmit për Atdhe, - Prehet i qetë në ëndrrat e veta t'përkundura n'djepin patriotik e atdhetarë të familjës me taban kombëtarë, - Prehet në idealet dhe sakrificën sublime të brezave ndër shkeuj, përfshi Rilindasit & të rënët për t'njëjtën kauzë. Ra për t'u përjtetësuar dhe për t'a përligjur të drejtën e popullit shqiptarë n'Kosovë, që t'jet i lirë dhe sovran n'troje t'veta historike, Vepra dhe jeta e Heroit Sali Çekaj, do jet udhërrefim për brezat, se si bartët e perqohet amaneti i brezave për liri, Personaliteti dhe figura e Tij, është dhe do jet, emblemë e Kosovës dhe Shqiptarisë. Lavdi Heroit Sali Çekaj!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...