Revulucioni me grusht - Bota Sot
Revulucioni me grusht

Opinione

Revulucioni me grusht

Nga: Dr. Muhamet Aliu Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:07
Dr. Muhamet Aliu

Pushtim, pushim, gjumë, gërrhamë.

Sa?

Nuk e di.

Shumë, shumë.

Pushtim, poshtrim, konvertim, asimilim.

Luftë me hark e me shpatë.

Ju vu më në fundë një emër,  u bë një vijë, u caktua një forëm në hartën e rrudhur.

Në fund të Adriatikut,pak mal, pakë fushë e pakë det. Ju dha peshqesh të tjerëve, të pa merituarve, për të krijuar atë që s’duhej të krijohej.

Në emër të kujtë, të ç’kasë?

- Thanë në emër të paqës.

Kush po e prishka paqën?  I lodhuri? Jo!

- Nuk kanë nevojë për më shumë thanë të mëdhejtë.

Këta meqë ndryshuan pamjen, ritin, ushqimin, këngën e vallen, e lanë lahutën, hynë në valle me tupan e i ranë sharkisë, ndryshuan qilaret, e dritaret i bënë penxhere, këta që qalmën e bënë fes, e tirqit shallvare, nuk meritojnë më shumë.

Këta që jetojnë në Evropë e pyesin ku është Evropa, e këndojnë këngën  “ Në shtat avropat rrehi teli” , do ti marrim të gjithë nga pakë,i shprëndajmë,  neve na njohin, nuk e njohin vetë veten.

Kush je ti e pyetën, nga je?

- Nga këtu.

Çfar ke bërë?

- Kam qen njëherë Zabit, Vezir, edhe Pasha!Ndrroj stina, i ndërrova teshat, u bëra xhandar. Më thanë duhët ti harrosh të gjitha se erdhi komiteti.

Më porositën të mos bëjë temena, mos të vej dorën të balli, as mos  ngreh dorë lartë. Ti këpusim gishtat më thanë, po se bëre dorën grusht, grushtë te koka.

Mirë, deri kur?

- Gjithmonë, kjo frymë  vjenë nga largë, është e fotrë, ne bijtë besnik të kësaj fryme do ta bëhemi urragan.

Bijtë besnik?  Ne bijtë besnik? Po ne dham shumë herë besën, nuk e mbajtëm.

- Kujtë ti mbajmë besë? Ata ikën. Me ata që ikën shkuan shumë nga tanët. Tashti, disa do të rinin për ti pritur të tjerët. Kush  do ta priste komitetin  mos të ishim ne?

Po ,po ke të drejtë

- Ashtu është, por ngreh grushtin te koka se mundë të na spiunojnë, është gabim i rëndë.

Këtu jemi vetëm unë e ti, ska tjetër njeri. Kush do të na spiunoj?

- Nuk i dihët, bëjë kështu si po të them e mos pyet shumë. 

A mundë të pyes për botën?

- Për botën po.

Atëherë, sa është e madhe bota?

- E madhe është, por ne jemi më shumë se bota  E shef ti që ne kufizohemi rreth e rreth nga tanët? Kush e di mundë të ket qenë strategji, për ta mbajtur armikun më largë. Ushtarakër e quajnë  “tampon zonë”

Shkuam,shtruam e ndërtuam gjithandej.

Shtruam rrugë, ura, kala, kisha e gjami. Ju bëmë germa, e deftere.

Pse? Ne si kemi për vete.

- Pa i rehatuar të tjerët? Jo! Për ne ka kohë .Ku po mbetët bujaria pastaj, nuk e krijuam me shekuj për ta humbur për hiqë gjë. Tashti do ti kemi të gjitha.  Komiteti kujdeset për ne.

Sa janë?

- Tre flasin rusishtë , tre mijë  shqip.

Një gjë duhët ta dimë, ska më vllezër, ska zotri, as zot ma nuk ka, ka vetëm shok.

Këta vllezrit jasht, që na rrethojnë?

- Ata kanë komitetet e tyre, që kujdesën për ta. Harroj ti. Zemrohet Shoku.

Mirë, e kuptova.

- Ashtu pra,kërkojnë qetësi, Po u ngatrrove me ta , mbarove.

Agoni , poshtrim, pushim gjumë , gërrhamë, nuk dëgjoj , nuk shof.  Kështu më thanë.......

Bota po ndryshon. Kështu flitet, po thonë që mundë të flisim edhe ne, A po?

- Bota po vdes nga uria, kështu po vinë lajmet nga Kabuli, Tajvani, Kuba e Afganistani.

Imperjalizmi po na kërkon ta  rënojm statunë. Mazamakeq, ate e kemi frymzim, e kemi zot e fe.

Na përfshiu kriza edhe neve.

- Ne kemi krenari, edhe barë do të hamë po qe nevoja, statunë nuk e rrëzojmë, me mund e ngritëm.

Të tjerët i paskan rrëzuar bustet. E lidha mramë për antene të telzvizorit, jo rotën, por gjithë biciklën, dhe e zura Italinë.

- Na zuri hataja, gjithë bota kundër nesh.

Kush do të kujdesët për ne?

- Këta të komitetit. E kan ndërruar emrin, quhën demokrat. Këta ngrejnë dy gishta të dorës së djathë, në formë të germës V. Edhe po bëre grusht nuk të ngasin, se kanë problem.

Po mua që ma këputën gishtin tregues, si të bëj?

- Bëj grushtë dhe ngrit të mesmin.

Smë vajti mendja.

- Shpëtuam vëllaçko! Do të kemi pasporta,mundë të udhëtojmë gjithandej nëpër botë. Do të na mbajë bota, sepse ne e dëgjuam, e rrënuam më mes të ditës, në mes të sheshit përmendoren.  E bëmë për qejfin e atyre. Ne mirë ishim. Nuk na pengonte gjë. As kërkonte të hante as të pinte.  E kishin nga inati. Kur ishte i gjallë i mbylli kufitë, sla njeri të dalë, e as të futej brenda.

Demokratët na sjellin anije, pasporta, gomone, do ta shofim botën.

Uzurpuan tokën, malin, detin , fabrikat, depot, uzinat, e i mbyllën minierat. I merituan, sepse bënë revolucionin, nuk ishte lehtë, e rrëzuan përmendoren. Ishte rrezik i madhë, shyqyr shpëtun.

Po ne? Kush është pjesa e jonë?

- Është ai grushti yt me gishtine mesëm të ngitur.

Ndërkombëtarët, bëjnë rendin botëror, kapitalizëm po bëhet bota.

Edhe vllezrit nga tampon zona?

- Ata kanë akoma për të bërë. Atje ka shumë ndërkombëtar.

Pse të mos e marrim modelin tonë?

- Atë po bëjnë.

Po uzurpojnë?

- Atje e quajn privatizim.

Si bëhet kjo?

- Të gjitha i marrin ata nga politika, por me letra ama!

Ata që luftuan?

- Morrën mirjohje, i mbajnë të varura, i kanë për krenari, ata janë nderi i kombit. Qeveria atje po bënë një projekt ligj të ri për ta.

Cilin?

- Nëse e bëjnë kuorumin, dhe e kalojnë në parlament, ilaqet do ti kenë falas, nëse nuk ju bëjnë mirë, shpenzimet e vorrimit i batë qeveria dhe, ngushllime per familjarët nga secila parti veq e veq, të shoqëruara me fjalime politike. Pastaj,homazhe e lule për çdo përvjetor, pesë vite radhazi. Kaq, qeveria ka punë.

Po hapin fusha të reja për ndërtim, kurse makineritë i shitën për skrap.

Puntorët çka morrën?

- Edhe ata morrën grushtin, por jo me gishtin tregues lart sikur ti. Ata morrën një grushtë ndryshe.

Si?

- Grushtin, kur gishti i madhë hynë në mes gishtit tregues dhe gishtit të mesëm.

Pse ata ndryshe?

- Ata i kanë të gjithë gishtat, atyre ua prenë veshët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...