Zoti Johanes Hahn, kujtoni Zotin dhe mos tentoni të cungohet e dëmtohet Kosova. Vëniani gishtin kokës dhe mos e merrni mallkimin e mijëra viktimave shqiptare në Kosovë. Nuk do të mbeteni gjithnjë në këtë moshë dhe në këtë post. Mallkimi i viktimave shqiptare në Kosovë me siguri që do t’Ju godasë. Mos shkilni mbi viktimat e Kosovës, se pas vdekjes vendin e keni në xhehenem, Ju dhe të gjithë ata që mendojnë dhe veprojnë si Ju. Veprimet që Jeni duke i bërë kundër Kosovës nuk janë në nderin Tuaj personal, në nderin e postit që keni dhe në nderin e faktorit ndërkonbëtar.
Shqipatët janë miq besnikë dhe të sinqertë të BE-së dhe SHBA-ve, ndërsa Serbia shpirtërisht dhe tradicionalisht është e orientuar tek Rusia.
Deklarata e Juaj e botuar në gazetën gjermanë “Doutche Welle” më datë 18 maj 2019 ku thuhet se, “ marreveshja që duhet ta nënshkruajnë Kosova e Serbia nuk do të duartrokitet, e për ta bërë këtë duhet guxim nga të dyja dy palët, dhe se përveç guximit të dyja palët duhet që të bëjnë kompromis, të lëshojnë pe”, është deklaratë skandaloze dhe e papërgjegjshme.
Zoti Hahn, Këtë deklaratë që Ju e dhatë për gazetën gjermane, e keni marë nga Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, sepse ai tashmë një kohë të gjatë e përdor termin kompromis dhe shprehjen që Serbia në bisedimet me Kosovën të mos del humbëse.
Çfarë kompromisi kërkoni Ju dhe Vuçiqi pas të gjitha atyre krimeve e shkatërrimeve monstruoze që i bëri Serbia në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal në vitet 1998/1999.
Gjatë tërë kësaj pranvere të njëzetën me radhë janë përkujtuar një numër shumë i madh i masakrave të kryera nga ushtria, paramilitaët dhe policët serbë. Besoj se jeni të informuar për këto përkujtime rrenqethëse.
Zoti Hahn, më 22 maj 2019 Kuvendi i Kosovws organizoi një seancë të veçantë ku përkujtoi 2o vjetorin e masakrës më monstruoze në burgun e Dubravës, ku ushtria dhe policia serbe me urdhër të Serbisë së Milloshviqit i grumbulloi në këtë burg të burgosurit politik shqiptarë sipas skenarit të përgatitur nga Beogradi, me ç’rast vrau në mënyrë shtazarake 160 dhe plagosi më shumë se 300 të burgosur, në vend që sipas konventave ndëkombëtare për të drejtat e njeriut, është dashur që ti mbrojë e jo ti masakrojë ata të burgosur shqiptarë duarthatë. Ishte shumë emocionuese e tronditëse ti dëgjosh rrëfimet e të mbijetuarve nga kjo masakër.
Zoti Hahn, kjo deklaratë e dalë nga goja Juaj i ka indinjuar jo vetëm shqiptarët në Kosovë, por të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë kudo në botë, shpresojmë se kjo deklaratë është vetëm e Juaja e huazuar nga Vuçiqi, por jo e miqve dhe e dashamirëve të Kosovës.
Edhe pëkundër këtyre masakrave pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.
Zoti Hahn, nuk do të ketë shqiptar që do të guxojë të hyjë në bisedime me Serbinë mbi bazën e kompromisit. Nuk do të ketë shqiptar që të nënshkruajë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të arritur me kompromis dhe me lëshuarjen pe.
Shqiptari që eventualisht mund ta nënshkruajë një marrëveshje të këtillë si kompromis, do të shpallet shqiptar tradhëtar dhe person “non grata” nga të gjithë shqiptarët.
Zioti Hahn, shqiptarët historikisht kanë jetuar gjer përtej Nisihit e nëse edhe sot preken kufijtë e Kosovës siç po aludoni Ju dhe Vuçiqi, kjo garniturë udheheqëse e Kosovës do të tregohet naive, e paaftë, e papërgjegjshme, tradhëtare dhe do ti mbajë në shpirt të gjithë ata që sakrifikuan jetën për një Kosovë të lirë, të pavarur e sovrane.
Kushtëzimi që Serbia ia bën Kosovës për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel duke kërkuar heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, është i padrejtë, sepse këtë taksë Qeveria e Kosovës e vuri si veprimin të arsyeshëm dhe efektiv ndaj politikës së Serbisë dhe shantazheve të njëpasnjëshme që i bën ndaj Kosovës.
Serbia e sotme ne vend që të merr mësime nga historia e vet dhe të reformohet, atë e ka kapluar nacional shovenizmi, diktatura gjatë udhëheqjes dhe oreksi për egjemoni, që ka shkaktuar edhe protesta të fuqishme në tërë Serbinë kundër këtij regjimi aktual.
Zoti Hahn, Ju e dini shumë mirë se gjatë agresionit të Serbisë në vitet 1998/1999 Kosova u bë shkrumb e hi, e që rezultoi me 15 mijë persona të vrarë e të masakruar, mes tyre gra, pleq, invalidë e fëmijë, me 20 mijë femra shqiptare të dhunuara në mënyrë shtazarake,me mijëra gra të mbetura të veja, me mijëra fëmijë të mbetur jetima, që tërë jetën do ta kalojnë me probleme nga më të rëndat, si edhe me 1860 persona të rrëmbyer nga ushtria serbe fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Askush nga Ju nuk e pa rë arsyeshme që edhe pas të gjitha këtyre krimeve Serbisë ti vihet si kusht që së paku të kërkojë falje publike për krimet e gjenocidin e kryer, të zbardh fatin e personave të rrëmbyer nga ushtria serbe fati i të cilëve ende nuk dihet dhe të tregojë varrezat masive nëpër Serbi ku janë varrosur trupat e masakruar e të djegur të shqiptarëve nga Kosova. Për të gjitha këto ekzistojnë fakte dhe dëshmi të shumta.
Askush nga Ju nuk e pa të arsyeshme që kriminelët e Serbisë të vihen para drejtësisë, por lejuat ata tani shëtisin lirisht nëpër Serbi.
Për Ju më e rëndësishme është ti ndiqni dhe dënoni ushtarët e UÇK-së që mbronin lirinë dhe pragun e shtëpisë, se sa kriminelët serbë që i kryen të gjitha ato krime monstruose. Shqiptarët nuk shkuan në Beograg ti vrasin serbët, por ishte Serbia që kreu agresionin gjenocidal në Kosovë.
Zoti Hahn, Jeni duke i bërë një lazdrim tejmase dhe të pa merituar Serbisë, duke mos i vënë asfarë kushti dhe duke mos e kritikuar për asgjë.
Serbia ka qenë, është dhe mbetet kanceri dhe nepërka e Ballkanit, e cila mund të disiplinohet vetëm duke mbajtur një qëndrim rigoroz ndaj saj. Krimet dhe gjenocidin që Serbia e bëri në Kosovë, e bëri edhe në Bosnjë Hercegovinë dhe në Kroaci.
Zoti Hahn, kërcënimet që sot i vijnë Kosovës nga lidershipi i Serbisë janë vetëm propagandë. Serbia sot nuk i ka as 5 milionë banorë po tia heqim hungarezët, boshnjakët dhe romët.
Ndërkaq shqiptarët sot në Ballkan janë 6 milionë dhe 6 milionë të tjerë shqiptarë janë bërë në Turqi, ku edhe u shpërngulën në vitet e 50-ta të shekullit të 20-të nga presionet dhe dhuna që ua bënte Serbia. Të gjithë këta shqiptarë nuk do të rijnë duarkryq nëse eventualisht sulmohet Kosova, e para, dhe e dyta tani gati tërë Ballkani po behet NATO, me përjashtim të Serbisë e cila asnjëherë nuk do të heqën dorë nga vëllau i saj Rusia.
Zoti Hahn, ekzistojnë fakte të pamohueshme se serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6- të nga Kaukazi, dhe se janë zgjeruar duke sulmuar, vrarë e okupuar më shumë territore shqiptare. Siç ka ndodhur edhe me Kosovën, ku me pasuritë e grabitura serbët kanë ndërtuar kisha e manastire megallomane për 5 përqindëshin e popullatës serbe që jeton në Kosovë. Këto kisha e manastire serbët i kanë ndërtuar në tokat shqiptare të grabitura dhe të okupuara.
Si është e mundur që një shtet agresor dhe okupues si Serbia që në bisedimet që mendohet të vazhdojnë në Bruksel të kërkojë të arrijë një kompromis me Kosovën, që nënkupton se ka për synim të merr edhe ndonjë territor tjetër nga Kosova, përkundër të gjitha krimeve që ia shkaktoi Kosovës. Çdo pëllëlmbë toke e Kosovës është e larë me gjakun e shqiptarëve, që dëshmojnë edhe varrezat e dëshmorëve anë e mbanë Kosovës.
Zoti Hahn, shikojeni këtë Hartë të Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihet qartë se Serbia ka qenë një shtet i vocër rreth Beogradit, të cilin e kanë okupuar serbët në shekullin e 6-të me ardhjen e tyre nga Kaukazi. Ky faksimil i hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, tregon qartë kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve 1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kjo hartë e Enciklopedisë Ruse hedh poshtë atë që thonë serbët se Kosova me shekuj paska qenë e Serbisë.
Zoti Hahn, po Jua dërgoj ti lexoni edhe disa grimca rrëfimesh autentike nga libri me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhynuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”, e kësi rastesh të dhunimeve shtazarake të ushtrisë, të paramilitarëve dhe të policëve serbë në Kosovë ka me mijëra.
Zoti Hahn, viheni dorën në zemër dhe mendoni si do të ndjeheshit, si do të reagonit,dhe si do ta trajtonit Serbinë, po qe se një gje e tillë eventualisht ndodhte ndaj familjes Tuaj të ngushtë apo të gjerë, apo ndaj popullit Tuaj, dhe se a do të lejonit bisedime kompromisi që do të kërkonte një agresor si Serbia?! Serbia për krimet e kryera në Kosovë duhet të ndëshkohet e jo të përkëdhelet.
Kujtoni Zotin dhe mos tentoni të cungohet e dëmtohet Kosova, sepse jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por shqiptarët në përgjithësi në Ballkan nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë toke të huaj, e megjithatë në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1920, trojet shqiptare sëbashku me popullatën shqiptare janë shkëputur nga shteti amë Shqipëria, e sot në Ballkan jetojnë 6 milionë shqiptarë në trojet e tyre por në pesë shtete të ndryshme.
Zoi Hahn, vetëm shqiptarët në Ballkan dhe kudo që jetojnë janë miq të vërtetë e të sinqertë të BE-së dhe të SHBA-ve, ndërkaq Serbia shpirtin e ka tek Rusia. Serbia këtë e dëshmon edhe me faktin se dëshiron të jetë anëtare e BE-së, ku pret të shfrytëzojë benefite, sidomos edhe gjatë bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, dhe në asnjë mënyrë nuk dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s, sepse nuk dëshiron dhe as që ka ndërmend të ndahet nga vëllezërit e saj rusë.
Bisedimet Kosovë-Serbi mbi bazën e kompromisit dhe të lëshimit pe, nuk do të jenë gjë tjetër, veçse një fitil i ndëzur për konflikte tjera në të ardhmen.
Serbia agresore gjenocidale duhet njëherë e përgjithmonë ti heqën duart e saj të përgjakura nga Kosova viktimë.