Është përkujtuar 20 vjetori i Masakrës së Dubravës

Opinione

Është përkujtuar 20 vjetori i Masakrës së Dubravës

Prof. Dr. Sadri Rexhepi Nga Prof. Dr. Sadri Rexhepi Më 3 qershor 2019 Në ora: 15:01
Masakra e Dubravës

Prej gjakut të parë srbo-shqiptar të vitit 1811 në mes të një grupi prej bandave serbe kundër familjës tridhjetë e gjashtë anëtarshe të Demë Ahmetit në Mavriq të Llapit heroik e deri te Masakra e Burgut të Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë të datës 19-24 maj 1999, kanë ndodhur me qindra  masakra në forma të ndryshme tmërruese e gjenocidale në të gjitha regjionet e Kosovës mbi shqiptarët autokton. Së këndejmi, Masakra në Burgun e Dubravës ku u vranë 150 martirë shqiptarë dhe u plagosën  rreth 200 shqiptarë përbenë njërën nga ngjarjet më të rëndësishme e më të dhimbshme të historisë sonë kombëtare.        

Prandaj pranvera e vitit 1999 shënon fundin e një lufte të përgjakshme serbo- shqiptare të shekullit të kaluar. Duhet cekur se në luftën e fundit ndodhën rreth 40 masakra serbe në Kosovë, ku shqiptarët u vranë në forma të ndryshme mizore rreth 15.000 civilë,pleq, burra, gra, dhe fëmijë, rreth 3500 të zhdukur, plagosi rreth 4000 dhe burgosi rreth 1500 veta. Bandat paramilitare çetnike serbo-sllave dogjen 1100 fshatra, rreth 215000 shtëpi,objekte përcjellse, shoqërore, locale afariste, shkolla, 220 xhami etj. Janë dhunuar rreth mbi 20. 000 femra,3500 fëmijë kanë mbetur me trauma të perjtëshme për të cilët kujdesen 2500 nëna shqiptare.

Deri në vitin 2010 në duart zyrtarëve kanibalist të Beogradit qendronin edhe rreth 4000 shqiptarë. Prandaj sikurse ngjarjet e mëparshme kur regjimi pushtues serbo-sllav përmes bandave paramilitare çetnike ka zhvilluar lloj-lloj masakrash në forma të ndryshme gjenocidale,ku gjeten vdekjën me dhjetra, qindra e mijëra të vrarë shqiptarë të pa fajshëm e të pa mbrojtur në sytë e diplomacisë së heshtur evropiane (…),duke përfshirë këtu edhe luftën e fundit shqiptaro-serbo-sllave, e cila njëherë e përgjithmonë i theu mitet dhe iluzionet serbe për shfarosjën e shqiptarëve dhe aspiratën e tyre për formimin e shtetit të tyre.

Në vitin 2004 është mbajtur një sesion shkencor për  Masakrën e Burgut të Dubravës 19-24 maj 1999 me qëllim që të kujtohet kjo ngjarje dhe protagonistët apo perjetuesite e saj të nderohen, por në radhë të parë është synuar edhe atëherë dhe duhet të synohet edhe sot,të ndriçohet kjo ngjarje mjaft e rëndësishme per historinë tonë të përvuajtshme,të dhimbshme dhe tragjike. Edhe pas 20 vjetëve që kanë kaluar deri tash, ende nuk e dijmë numrin e saktë të atyre shqiptarëve që kanë qenë aty pasi që janë bartur shumica e shqiptarëve nga burgjet e Serbisë e janë vendosur në Burgun e Dubravës gjithënjë me prapavijë  për të inskenuar një masakër në dëm të shqiptarëve ashtu edhe ndodhi.

Edhe pas kaq vitesh, pra pas dy dekadash,nuk janë ndriçuar mënyrat e dhunës, torturimit dhe të masakrimit të shqiptarëve që kanë kaluar ditët e ferrit aty. Pa më të voglin dyshim vijmë në përfundim se regjimi pushtues serbo-sllav i ka asgjësuar dëshmitë e krimit dhe për ndriçimin e kësaj masakre mund t’a bejmë vetem përmes intervistave të atyre që e kanë përjetur masakrën siç ishte rasti i Afrim Cakajt,i cili para pak ditëve gjatë një inrevistimi shpalosi shumë detaje të zhvillimeve të dhimbshme dhe të llahtarshme të atyre ditëve, të asaj ploje tmerruese ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Cakaj ka permendur shumë emra të të vrarëve, të plagosurëve të atyre që kanë shpetuar dhe menyrat se si kanë shpetuar. Por,ai ka përmendur edhe emrat e urdhërdhenësve, gardianëve dhe civilëve, të cilët kanë marrë pjesë në masakrimin e shqiptarëve që flet qartë veç përgjegjsisë së regjimit serb që ishte racist dhe gjakësor,ai flet edhe për përgjegjësinë individuale të secilit kriminel serb,që ishin të involvuar në kasaphanën serbe mbi shqiptarët duarëthatë në Burgun e Dubravës, termopile e shqiptarësisë së Kosovës.

Si në të kaluarën edhe tani kur bëhet fjalë për masakrat serbe në luftën e fundit shqiptaro-serbe në Kosovë përfshir këtu edhe Masakrën e Burgut të Dubravës pushtuesi serb do të përpiqet që dokumentet që flasin për masakra,që në një interval kohor sa ma gjatë mos të bien në duar të studiuesve,pasi që përmes tyre zbërthehen konceptet,planet dhe ideologjitë hegjemoniste ndaj shqiptarëve autokton në Ballkan dhe Evropë. Mëqenëse për këtë shteti serb ka investuar shumë në pikpamje politike, financiare  dhe ushtarake për më tepër se një shekull. Fatkeqësisht Serbia edhe sot nuk ka hequr dorë nga plane dhe ide të tilla pushtuese,sepse edhe pas dy dekadave të përfundimit të luftës së fundit shqiptaro- serbe,ajo nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës me qëllim qe t’a pushtojë Veriun e Kosovës.

Së këndejmi,  zhvillimet historiko-politike të përcjellura me shumë masakra në forma të ndryshme gjenocidale nga regjimi pushtues serbo-sllav ndaj popullit liridashes shqiptarë nuk kanë qenë objekt i trajtimeve në studimet e historiografisë evropiane. Po të analizoheshin me kujdes të gjitha masakrat mbi 100-vjeçare të pushtuesit serbo-sllav që i kreu  mbi shqiptarët lridashës  me siguri do të prekej sedra e Evropës mbi të cilën bie rënd  pesha e ndergjegjjes  njerëzore dhe do të zbehej imazhi i sajë tek shqiptarët e para vitit 1999.

Prandaj Evropa është dashur të reagoj kundër pushtuesve serbë edhe më herët, kur dihet se midis viteve 1912-1966  me dhunë kanibaliste janë vrarë dhe shpërngulur nga Kosova mbi një milion shqiptarë. Institucionet e Kosovës vepruan mirë që e përkujtuan Masakrën e Burgut të Dubravës,sepse është një sfatisfaksion për të gjithë ata që e kanë përjetuar atë kasaphane dhe për të gjithë ne shqiptarët e Kosovës. 

Ndërkaq,vuajtjet shpirtërore të përjetuesve të Masakrës në Burgun e Dubravës në menyrë artistike të drejtë dhe të gjithanshme mund ti paraqes vetëm penda e hollë e shkrimtarëve me renome botërore.

Së këndejmi rinia shqiptare e Kosovës vazhdimisht duhet të thirret dhe krenohet në të kaluarën e lavdishme të atyre që derdhen gjak për lirinë që po e gëzojmë ne sot. Duhet t’a kuptojmë se të gjithë ata që vepruan  dhe u angazhuan e luftuan e ranë  në mbrojtje të atdheut heronj, dëshmorë e martirë, përfshirë edhe invalidet e luftës, ne nuk do të ishim këtu ku jemi, sepse gjaku i tyre është pengu i lirisë që po e gëzojmë ne pasardhësit e tyre.

Ne historianet e kemi përgjegjsi dhe obligim qe t’i shkruajmë dhe zbardhim të gjitha faktet që  ato të ruhen dhe me saktësi e të përcjellen për gjeneratat  dhe brezat e rinjë, sepse kur një popull e harron historinë e tijë, ajo i përseritet. Dua t’a permbylli me një thënje  filozofike që thotë: Ajo që flitet një ditë humbet e zhduket, kurse ajo që shkruhet mbetet përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat