Kur filozofia e humbë ftohtësinë nga filozofi i nxehtë (qëllimisht)

Opinione

Kur filozofia e humbë ftohtësinë nga filozofi i nxehtë (qëllimisht)

Nga: Luan Mehmetaj Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

1. Xherdan Shaqiri është futbollist, sportist. Nuk është profesor, teolog, as prijes fetar. Nuk është as interpretues i asnje norme fetare. Mund te jetë një besimtar që i takon fesë islame.
2. Si sportist që është ai ka të drejtë të festoj titullin, golin, suksesin e tij personal dhe të klubit, duke mos cenuar asnjë të drejtë ndaj klubit që përfaqson.
3. Xherdan Shaqiri është lojtar i kalibrit të madh dhe ai paguhet nga klubi në të cilin luan dhe përgjegjsitë e tij si futbollist janë  krejtesisht ndaj klubit. Në këtë rast, klubit nuk i intereson fare se a e shkruan elhamdulilah, amin, faleminderit apo thank you, sepse ai thjeshtë është një klub futbolli. 
4. Asnjë filozof nuk mund të jetë aq kreativ nëse filozofia e tij ndalon këtu, sa të fyej një sportist profesionist se kinse ka mungesë parsore të shkollimit dhe integritetit psikik sepse ai shkruan një fjalë internacionale, me peshë të madhe, në këtë rast shpirterore që lidhet me besimet fetare, e që sipas filozofit ai nuk e kupton ose nuk e dallon.
5. Filozofi e humbë ftohtësinë filozofike duke rënë aq poshtë saqë nacionalizmin, apo patriotizmin kombëtar e vë në theks edhe tek një moment festimi të futbollit. Përpos kësaj, futbollisti nuk obligohet në asnjë gjest kombëtar përpos atij të klubit për të cilin luan dhe përfaqson.
6. Filozofi i bënë konkurencë kolegiale futbollistit. Kjo është më e dhimbshmja gjithësesi.
7. Për aq sa filozofi e kupton futbollin, po aq e kupton futbollisti filozofinë. Dallimi është se futbollisti po festonte titullin e kampionit, kurse filozofi po luante futboll me kravatë. Ky është paradoks në vete.
8. Gjuha, kombi, simbolet, besimet fetare..., të gjitha janë filozofike. Sporti mund të nderohet më ndonjeren prej këtyre simboleve, sepse njeriu është i lirë të zgjedhë secilen që dëshiron pa e cenuar tjetren, ashtu siç filozofi thot se është idhtar i lirisë.
9. Filozofia e ftohtë, do ta bënte filozofinë të ftohet nga deklarimet e nxehta. Kjo është me e mira që ka bërë shkenca e filozofisë. 
10. Asgjë s'është absolute, gjithëçka është relative (mëgjithate as kjo s'është apsolute)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat