LDK-ja, nuk rrëzon dot Qeverinë Haradinaj me mocion.
Na duhet kontratë e re me qytetarët për rrëzimin e Qeverisë dhe çkapjen e shtetit nga PAN-i.
Nëse parlamentarizmi s'mjafton, le të gjurmohen e shterojnë rrugë e metoda tjera demokratike që sjellin e prodhojnë efektin dhe epilogun e dëshiruar.
Rrëzimi i kësaj Qeverie, vullnet dhe detyrë e LDK-së, dhe jo vetëm...!
Përsiatjët dhe përpjekjet e LDK-së, për aktivizimin e mekanizmit paralamentar të mosbesimit, përkatësisht mocionit për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, duke mobilizuar opozitën, që i bije LDK-në dhe LVV-në, dhe duke shpresuar edhe në PSD-në e Ahmetit, e cila njërën këmbë ka në pushtet e tjetrën në opozitë, ose thënë ndryshe formalisht në opozitë, e praktikisht në pushtet, është perpjekje koti, dhe e destinuar për deshtim, dhe ja pse ?
Së pari, Qeveria Mustafa, u rrëzua me mocion mosbesimi të inicuar proceduralisht nga NISMA e Jakupit dhe Fatmirit, jashtëqitje kjo e PDK-së kriminale, por realisht ishte vullnet dhe qëndrim i PDK-së, si Amë e "Krahut të Luftës", dhe kumbarisë së saj me pakicat, dhe veqanërisht me pakicën serbe në Parlamentin e Kosovës.
Së dyti, LDK-ja, në skenën poltike të Republikës së Kosovës, përjashto ish-krahun e PSHDK-së së Mark Krasniqit, të gjithë tjerët i ka opozitë dhe kundërshtar politik dhe jo vetëm, të cilët mobilizohen dhe unifikohen në afat rekord për t'a sfiduar dhe lënë jashtë pushtetit e qeverisjes. Kjo ka ndodhë në të gjitha rastet dhe shembujt janë të mjaftueshëm, në historinë e re parlamentare në Kosovë.
Së treti, ata që u bënë bashkë në një kauzë të përbashkët, brenda natës PDK, NISMA, AAK, LVV, Pakicat dhe Lista serbe, në një koalicion terri dhe ferri për Kosovën, dhe votuan në unison rrëzimin e Qeverisë ma të suskesshme në historinë e re të Kosovës, Qeverinë Mustafa, dhe votuan "triumfalisht", sikur të kishin liruar vendin nga armiku, të njëjtit, kurrë s'bëhen bashkë me LDK-në, dhe kauzën e saj, rrëzimin e Qeverisë së dëmshme e të rrezikshme për vendin, Qeverinë Haradinaj, alias PAN-in.
LDK-ja duhet t'a ketë mësuar, dhe t'a di se është e vetmuar në këtë betejë që ka qëllim e synim rrëzimin e kësaj Qeverie, ngase të tjerët, ma me deshirë e shohin PAN-in në qeverisje, sesa të rrezikojnë kthimin e LDK-së në pushtet, duke rrëzuar PAN-in dhe dhënë shansin LDK-së dhe Kosovës.
E gjithë pjesa tjetër, jashtë LDK-së, durojnë e gëlltisin shumëçka dhe gjithëçka, por jo edhe LDK-në në qeverisje të vendit, dhe kjo tanimë do duhej të mësohej nga jeta parlamentare e Kosovës së re.
Idealja dhe zgjidhja ma e mirë, do ishte sikur Qeveria të dorëhiqej nga presioni parlamentar dhe ai qytetarë, duke bashkërenduar aktivitetet dhe synimet politike nacionale, fakt që do sillte një momentum që jep shpresë për largimin e kapo-bandave nga pushteti dhe shteti i kapur i Kosovës, të tjerat janë zgjidhje që kontrollon kasta kriminala në shtet-kapje...!
LDK-ja, të orientoj aktivitetin nacional-politik në bashkërendim me shoqërinë civile dhe mediat, për të senzibilizuar dhe në fund detyruar PAN-in, të lëshoj pushtetin dhe të liroj shtetin nga kapja...!