Life story- Mos bleni produkte online

Opinione

Life story- Mos bleni produkte online

Nga: Shpend Salihu Më: 1 korrik 2019 Në ora: 16:19
Shpend Salihu

Sot sapo me erdhë dërgesa nga kompania HOT SHAPER, një jelek që nuk kishte çmim të lartë por ishte i përmasave shumë më të vogla sesa e porosita, Ajo që ishte irrituese nuk ishte se produkti nuk përkonte me përmasat të cilën e porosita por ishte arroganca e pronarit i cili as Shqip nuk dinte të shkruante, e nuk lajmërohej në telefon edhe pse numri i tij ishte në dërgesë, aq më tepër kur i thashë se do ta denoncojë në polici dhe do ta bëj publike në gazetë si në tallje tha bëj çfarë të duash, fajin e ke ti pse nuk ke kontaktuar me agjentë, e me cilët agjentë të kontaktojë kur në dërgesë ishte numri i tij. Më parë më ndodhi të blejë një parfum Armani Code u reklamonte si origjinal me një çmim prej 30 Eurosh, por për fat të keq siç duket ishte imitim nga Turqia pasiqë nuk e mbante aromën që e mban Armani Code origjinal.

Në Perëndim inspektorati i tregut dhe cilësis së mallrave e kontrollon prejardhjen dhe cilësin e mallrave jo vetëm online, por në përgjithësi të mallrave që plasohen në treg,qofshin ato mallra të konsumueshme apo të pakonsumueshme, ajo që është irrituese tek ne shiten mallra të ndryshëm me prejardhje të dyshimtë e ky inspektorat nuk reagon që të i mbyll dhe gjobis këto ndërmarrje. Derisa produktet online janë aq me prejardhje të dyshimtë apelojë tek qytetarët e nderuar të Republikës së Kosovës, para se të blini verifikoni prejardhjen e mallrave, mos bleni online sepse nuk ka përgjegjësi e llogaridhënie nga këta shitësa, kujdesuni dhe raportoni mashtrimet dhe mallrat e dyshimta në polici, le të gjobiten ata që mashtrojnë dhe shesin produkte jo cilësore mos keni mëshirë për ta siç nuk kanë për ne. Ajo që duhet të mësohemi nuk është vlera monetare në pyetje por dinjiteti jonë qytetar, sepse mashtrohemi përditë nga kompani të dyshimta në tregun tonë Kosovar, gjithashtu apelojë tek të nderuarit policia e Kosovës, inspektorati i tregut dhe inspektorati për verifikimin e cilësis së mallrave që të penalizojnë kompanitë e sidomos ato online që merren me mashtrim si dhe kompanitë që kanë prejardhje të dyshimtë të mallrave. Nëse dojmë Europë duhet të i ndalim këto veprimtari sepse në këtë formë ky popull i yni i mjerë i cili edhe ashtu është në mjerim social përditë zhvatet nga kësi mashtrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat