Johnson, Brexit, BE dhe shqiptarët

Opinione

Johnson, Brexit, BE dhe shqiptarët

Nga: Reis Mirdita Më: 25 korrik 2019 Në ora: 06:14
Reis Mirdita

Britania e ngelur në mes të rrugës me “brexit”in e saj  ku votuesit i thanë ”po” (52%)që në vitn 2016por që u ngatërruan hesapet politike me mossuksesin e tanimë të ish Kryeministres TheresaMay, iu hap rruga shefit të konservatorëve që ta zëvendësoj bashkë partiaken në 10 DowningStreet. Ditë më parë,BorisJohnson, premtoi, apo më saktë, u zotua se me 31 tetor do të largohet nge BE pa asnjë akord. Natyrisht kjo nuk merret aq seriozisht nga disa qarqe dhe personalitete politike të cilët e konsiderojnë Johnson-in si njeri i fjalës “së lehtë”, joserioz por edhe si politikan që shumë shpesh thotë të pavërteta.

Si do që të jetë Britania është tejet e sigurt se do të tërhiqet nga BE-ja dhe profecitë se kjo do të sjellë dëme të pamatura për palën britanike janë thjeshtë folklor politik pa ndonjë mbështetje të mirëfilltë në analiza ekonomike nga të dy anët e koncepteve në fjalë. Britania me krahët e sajë që mbulojnë një pjesë të madhe të botës kryesisht ish kolonitë (53 shtete Commonwealth) nuk lënë aspak dyshim se BE ka nevojë për Britaninë e jo e kundërta. Praktikisht në Europë, është edhe Gjermania ajo që mund të largohet pa pasur humbje serioze ekonomikedhe së fundi, janë edhe shtetet skandinave që nuk do të shqetësoheshin shumë me ndonjë “exit” eventual.

Është më se evidente se BE-ja çalon këtyre dhjetë viteve të fundit. Disa arsye shkaktuan dobësimin politik dhe ekonomik të saj. Europa nuk diti t’i trajtoj me arshin të njëjtë kandidatët për bashkëngjitje. Me pasaportë politike e jo me mundësi demokratike e ekonomike, vrapoi të pranoj shtetet e lindjes, shih këtu edhe Greqinë e cila më shumë kishte prirje për puçe ushtarake se për një pushtet demokratik. Shtetet e lindjes u pranuan vetëm për t’ia shkëputur Rusisë satelitët e kohës komuniste duke parë këtu një dobësim ekonomik e ushtarak të një superfuqie të cilësia kishin druan. Politika e këtillë e zgjerimit të BE, solli fuqizimin e “euro skeptikëve” dhe nuk është e pa themel, dukuria e largimit të disa shteteve por edhe forcimi i kundërshtimit për bashkëngjitje (Zvicra).

Në fund, janë shtetet  me zhvillim të dobët ato që lusin “Bashkimin”. Shqiptarët në tërësi lakmojnë të bëhen pjesë, por harrojmë na se duhet vet ta zgjedhim rrugën e saktë drejt Europës gjë që me këtë kastë politike; që vet u japim pushtetin, nuk do të arrimë as të imagjinojmë një ardhmëri europiane. Kudo në botë udhëheqësit e kombeve trasojnë rrugën që çon shoqërinë (shtetin) përpara; te na, me dhjetëvjeçarë qëndrojnë në pushtet njerëz që pa vjedhur pasuri, nuk do t’i donte as familja; votuesi shqiptar i ledhaton të tillët pa fije koshience, duke kërkuar në të njëjtën kohë, inkuadrim në Europë. Po..., në Europë kemi hy: Si paradox. Asgjë tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat