E lusim Shën Marinë ta ndihmojë Kadrinë!

Opinione

E lusim Shën Marinë ta ndihmojë Kadrinë!

Nga: Dedë Preqi Më: 16 gusht 2019 Në ora: 12:51
Dedë Preqi

Sipas ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës, populli e zgjedh vet besimin, që të shpreh lirinë e tij të besimit, pse jo edhe të mos besojmë në hirin e dëshirës dhe të mundësisë, si edhe vendosmërinë për të vënë në veprim vullnetin njerëzor.

Qendrimi fetar i njeriut pamvarësisht ushqehet përmes besimit në një zot, apo edhe diçka tjetër, duke e forcuar domethënjën e jetës dhe madhështinë e saj përmes shembujve të mirë në dallim prej gjallesave tjera.

Nisur nga kjo ndjenjë e besimit dhe duke depërtuar deri te përulja ndaj përsonifikimeve apo ikonave fetare, që përkojnë me këto gjykime, vëjmë re se shumica e njerëzve i besojnë shumë pak zotit, si natyrë hyjnore, në krahasim më atë që mëkaton dhe vepron, i cili i druan hyjnitë prej frike, ndërsa vetë njeriun nuk e respekton, me të cilin tërë jetën rrugëton më të.

Përulësia ndaj perëndisë të ne shqiptarët interpretohet ndryshe, dikush thotë interpretohet si dobësi, sepse sa herë që mëkaton, përulesh dhe i kërkon perëndisë mëshirë, që ti fal fajet dhe mëkatët, ndërsa pasojat i lanë prifti, ose hoxha…

Dikush përulësinë e interpreton si mangësi jetësore, burracakëri dhe pa aftësi për ndjenja të larta, sepse kuptimin e moralit dhe dashurisë njerëzore nëse e ke humbur, atëherë nuk mundesh ta kthejshë me uratë dhe dokrra për tu shfajësuar, sa do që i lutesh shën Evës, apo Marisë…

Nuk mund të thëmi se perëndia duhet të na shërbejë sa herë që ne e thirrim në ndihmë edhe atëherë kur ne gabojmë e mëkatojmë me të madhe, apo ta gjykojmë në rast se nuk ia dalim edhe për keq…

Prandaj, e lusim shën Marinë, që ta ndihmojë Kadrinë, i cili ka marrë vullnet të shkoi herë në kishë e herë në xhami, dhe të përulët, sikur është penduar se nuk do të mëkatoj më, as nuk do ti shanë deputetët në Parlament, dhe nuk do e përmend kurrë më fjalën «ma hangsh».

Ndihmoj shën Mari edhe këtë herë që ti fitojë zgjedhjet, që mos të mbetët Kadria në opozitë, se nuk mundet me i durue LDK-në dhe Vetëvendosjen, dhe pushtetin e tyre.

Përndryshe shën Mari, nëse nuk mi heq qafët këto dy parti, nuk mi ke parë sytë as në kishë dhe as në xhami!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat