Kjo është dëshmia pse LDK-ja nuk duhet bëjë koalicion kurrë me VV-në

Opinione

Kjo është dëshmia pse LDK-ja nuk duhet bëjë koalicion kurrë me VV-në

Nga: A.M. Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:03
Ilustrim

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj, ka publikuar një fotografi të kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin, dhe kandidatit për deputet Sabri Kiçmari me Rexhep Qosjen.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo fotografi flet vet dhe se duhet shikuar e analizuar me kujdes.

Gjithashtu, ai ka shkruar se “Nga këta lindi filozofia e antirugovizmit e quajtur Qosizëm, e që burimin e kishte te xhelozia dhe egoizmi , që më vonë u shendua në urrejtje çmendurie”

Postimi i plotë:

Kjo fotografi flet shumë,andaj duhet ta shiqojmë mirë dhe ta analizojmë me kujdes.Pse pikrisht në prag të zgjedhjeve bëhen vizita të tilla dhe publikohen?Nukë është hera e parë që kështu veprohet!Përmesë kësaj fotografie dërgohet një mesazh i fuqishëm,e sidomos LDK-së.Ne jemi po ata të vjetrit,fare nukë kemi ndryshue!Nga këta lindi filozofia e antirugovizmit e quajtur Qosizëm,e që burimin e kishte te gjelozia dhe egoizmi , që më vonë u shëndrua në urrejtje qmendurie.Kjo urrejte u shëndrrua në platform që për qëllim kishte luftimin dhe eliminimin e presidentit Rugova dhe filozofisë politiket që udhëhiqte.Nukë pyten fare për metodat,porë përdoren të gjtha, deri në ato te likujdimeve politike të cilat ishte rrezik të shëndroheshin në një luftë vëllavrasëse.Sa herë që nisen në beteja të reja pjella e LPK-së shkojnë te ideologu i tyre,te burimi i frymzimit të tyre për të marrë energji të reja, në betejën e tyre të re për fitoren përfundimtare kundër Rugovizmit. Pjesa dermuese e LDK-së menduam se koalicioni më i pranueshëm në këto zgjedhje do ishte në mesë të LDK dhe VV.Fjalimet nënqmuese të Albin Kurtit,ndaj LDK-së dhe caktimi i postit nga aji,të kandidates së LDK-së për kryeminister Vjosa Osmani,tregon më së miri se aji është po aji i vjetri,diktatorë si një Kastro i ri i cili nukë mundë të duron demokracin porë vetëm diktatin që aji e dikton.Kurti prej një diktatori të ri,nukë mundë ta kuptoj se postin e Vjosa Osmanit ja cakton vetëm vota e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe LDK,e jo aji!Kjo fotografi vetëm e përforcon vlersimin se koalicioni LDK-VV është shumë i vështirë.VV nukë është asgjë tjetër vetëm një NEOLPK,duke i shtuar edhe të të ashtuquajturit ishkomandant të cilat kanë hipoteka kriminale të luftes dhe pasluftes.Si do ulen në Parlamentin e Kosovës këta far ishkomandantë me Fetah Rudin si pjesë e koalicionit LDK-VV?LDK duhet të jetë shumë e kujdesëshme dhe të analizon mirë një vendim të tillë.Këta nukë dijnë të përmesohen,janë të rezikshëm kur kanë pushtet.Duhet menduar seriozisht për kombinime tjera.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat