Një fushatë frikacakësh - Bota Sot
Një fushatë frikacakësh

Opinione

Një fushatë frikacakësh

Mero Baze Nga Mero Baze Më 5 tetor 2019 Në ora: 20:00
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Kosova mbylli fushatën për zgjedhjet në parlamentin e ri të Kosovës, provokuar nga kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, pas përpjekeve të tij për të rritur frymën populiste në vend, ndërkohë që një fletëthirrje nga Gjykata Speciale në Hagë, mbriti në zyrën e tij. 

Haradinaj dha dorëheqjee formale nga posti i kryeministrit duke porositur duartrokitje, pa u larguar kurrë nga ai post dhe duke rikandiduar për kryeministër, në përpjekje për tu heroizuar para zgjedhjeve të reja. Shpresa e tij se fushata për taksën 100 për qind  kundër Serbisë, e cila ndërpreu nismën amerikane për bisedimet Serbi Kosovë, kishte rritur popullaritetin e tij, duket se e motivoi për të provokar zgjedhjet. Por edhe pse zgjedhjet u provokuan si një mënyrë për të sabotuar bisedimet, tema e bisedimeve Serbi Kosovë, u shmang tërësisht nga fushata duke mos u përballur asnjë lider me të.

Vjosa Osmani, një nga favoritet kryesore për kryeministër, ka shprehur luajalitetin e saj ndaj SHBA dhe Bashkimit Evropian dhe vullnetin për të vazhduar bisedimet, përmes një gjuhe të drunjtë nga frika e sulmeve populiste. Megjithëse, ajo duket se është e gatshme të jetë luajale me Perëndimin, ajo nuk guxoi ta bëj temën e bisedimeve, betejë në fushatën e saj, edhe pse zgjedhjet u provokuan për atë shkak.

Albin Kurti, I cili shpreson se “i ka ardhur dita” të bëhet kryeministër, nuk ka lëvizur shumë nga pozicionet e tij skeptike ndaj marrëveshjes së ofruar nga SHBA dhe BE, dhe flet ende nga pozitat e një lideri që është për ndryshim të kufijëve të Kosovës, duke u bashkuar me Shqipërinë, çfarë mund të jetë një premisë e rrezikshme për të folur haptazi për temën e ndryshimit të kufijëve edhe për Serbinë

Ramush Haradinaj ka pas fatin e keq të ishte yll i politikës së Kosovës, kur dha dorëheqje dhe thuajse në hije gjatë gjithë fushatës, I zbehur nga shkëlqimi i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Ndryshe nga të tjerët, ai duket më I shqetësuar nga vendmi I para dy ditëve të Shtëpisë së Bardhë, që emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, një diplomat i stilit të Presidentit Trump, si të dërguar special për Marrëveshjen Serbi Kosovë. Në deklaratën e tij “përshëndetëse”, Haradinaj foli për një marrëveshje në kufijtë egzistues, duke lënë të kuptoj se indikatorët janë, që opsioni I ndryshmit të kufijëve është ende në tryezë.

Fraksioni socialdemorkatë I shkëputur nga Kurti, I është bashkangjitur Harandiajt, pa ndonjë entuziazëm për të qenë faktorë në këto si fitues, por me shpresë se ekanë dobësuar Albin Kurtin. 

Fatmir Limaj shpreson të bëhet I dobishëm me një pakicë të artë për koalicionin e madh, ndërsa Pacolli ngjan I pashpresë të hyj sërisht në parlament.

Presidenti I Kosovës Hashim Thaci, parti e të cilit shpreson të rezistojë si parti kryesore edhe pse është nën goditje, si parti e dërrmuar nga skandalet e pushtetit, ishte i vetmi që shpreu entuziazëm të qartë për lajmin e të dërguarit special për Marrëveshjen Serbi Kosovë, duke e përshëndetur atë pa rezerva dhe duke u angazhuar personalisht në mbështetje të shqetësimit amerikan për këtë çështje.

Partitë fituese të së djelës në Kosovë, do ta kenë Marrëveshjen Serbi-Kosovë, dosjen e parë në tavolinën e punës, edhe pse në fushatë nuk e patën kurrë temë të fjalimeve të tyre nga frika e populizmit agresiv dhe paqartësisë që kanë mbi kushtet që do shoqërojnë marrëveshjen.

Edhe pse Osmani ka elaburuar fort temën se nuk do të bëj koalicion të madh me partinë e Thaçit, nëse LDK del parti e parë, diplomatët ndërkombëtarë e shkojnë këtë koalicion si më të dëgjueshmin për të ecur përpara axhenda e bisedimeve, ndërkohë që zgjedhjet u dominuan nga retorika antikorrupsion ndaj partisë në pushtet.

Në rast se Vetvendosja del parti e parë, aleati i saj i mundëshëm është LDK, por qeveria pritet të jetë një bashkim artificial politikash, edhe pse të dy liderët e rinj  janë të angazhuar kundër sistemit të ngulitur të korrupsionit dhe klaneve kriminale në vend.

Një qeveri e tillë e mundëshme, natyrisht ka pak shanse të angazhohet për marrëveshjen Serbi Kosovë dhe akoma më pak gjasa të ketë mbështetje afatgjatë, por mund të shërbej si një leksion i fort kundër liderëve tradicionalë në Kosovë dhe metodave të tyre antidmeokratike për të mbajtur pushtetin, përfshi dhe lidershipin e vjetër të LDK.

Sido që të dal rezultati, është e dukëshme se liderët kryesorë që kandidojnë për kryeministër , nuk kanë patën guxim të bëjnë pjesë të fushatës së tyre, temën e bisedimeve Serbi Kosovë, edhe pse mbi bazë të saj do të formatohen koalicionet dhe akoma më shumë që për shkak të tyre, ata hynë në zgjedhje të parakohëshme. Dhe kjo mungesë guximi mund të prodhojë pasiguri të re dhe mungesë stabiliteti, edhe pas zgjedhjeve, nëse nuk kanë kurajo të përballen me këtë të. Ikja nga ky debat në fushatë, si struci duke futur kokën në rërë, nuk i bën më patriotë, por më frikacakë. Patriotë janë ata liderë që përballen me problemin dhe ja dalin ta udhëheqin shoëëriën drejt një rrugëzgjidhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...