Letër e hapur LVV dhe LDK - Bota Sot
Letër e hapur LVV dhe LDK

Opinione

Letër e hapur LVV dhe LDK

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:54
Mr. Bislim Aliu

Dihet mirëfilli se zgjedhjet e 6 Tetorit u zhvilluan në mënyrë tejet demokratike. Dhe, me të drejt u shpallën si zgjedhjet më të mira, që nga paslufta e këndej. Edhe pjesëmarrja e qytetarëve ishte në nivelin e dëshirueshëm.  Populli me dëshirë të madhe mori pjesë në votime dhe, votoi në mënyrë demokratike. Pra votoi për ndryshime. Dhe, erdhi me gëzim të madh ai ndryshim. Populli u gëzua pa masë për atë ndryshim.

 Lindën  “paregullsitë” e shumta nga të paknaqurit dhe kërkun që në shumë vendvotime të bëhen sërish rinumrimet. Kjo si duket ka hyrë edhe “I panaquri i tretë” dhe me qëllim po e zhagitë punën e KQZ-së. Apo mos vallë KQZ-ja është politizuar dhe po kërkohet që të favorizohet edhe ndonjë parti e tretë që t’i hapet mundësia për të hyrë në qeveri si parti e tretë, meqë nuk po pajtohen me këto dy partitë e para LVV Dhe LDK, ta formojnë të vetme qeverinë e Kosovës?!

Kjo zhagitje, mendoj unë,  po bëhet, si  e qëllimshme nga “i treti” dhe po mundohet të “luaj” aq sa mundet me autoritetin e partive LVV dhe LDK, që fituan me meritë votat nga populli. Ndaj, aferim  i qoftë popullit për  këtë votim të drejtë dhe fare demokratik.

Tani, populli po pret me padurim, që sa më parë të formohet qeveria. Unë kam përshtypjen se më kot kërkohen rinumrime të shumta. Meqë është fare e qartë se LVV dhe LDK kanë  fituar, pavarsisht rinumrimit të tërësishm që mund të bëhet, përseri këto parti do të jenë të parat, me një përparësi të vogël votash të fituar nga LVV-ja.

Andaj, me të drejtë populli ka filluat të zhgnjehet nga këto “parregullsitë” e krijuara qëllimisht nga KQZ-ja, apo i ka futur “hundët i treti” dhe po mundohet të luaj me autoritetin e këtyre dy partive, ose që të fitoj sa më shumë në kohë. Sido që të jetë, këto dy parti,  duhet vendosmërisht të afrohen, ashtu siç po mendon populli, pra  ashtu edhe siç ka votuar në mënyrë demokratike.

Përplasjet e fundit në mes  LVV-së dhe LDK-së duke dhënë deklarata, kryesisht nëpërmes rrjeteve sociale, po e iritojnë popullin dhe në një  mënyrë po e rrisin drojen, se kanë lindur”paknaqësi” partiake për mosofrim të tyre.  “Ndaj, në vend se ta orientojnë energjinë e tyre bashkëpunuese drejt gjetjes së zgjidhjeve për çështjet që i dallojnë, ata janë duke humbur kohë dhe janë duke e cenuar këtë atmosferë të mirë e cila u krijua pas 6 tetorit. . . Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Lëvizja Vetëvendosje, domosdo duhet ta kenë të qartë, se duhet të bëjnë kompromise të konsiderueshme, në qoftëse dëshirojnë që të qeverisin bashë” (A. M.).

Andaj, disa deklarat që janë shprehur në kohtë e fundit, të cilat tregojnë paksa largim e jo bashkëpunim të ndërsjelltë në mes këtyre dy partive, LVV-së dhe LDK-së, populli me vëmendje po i përcjell dhe për këto deklarata populli po i quan tejet iriruese, në vend se të bëhet  përafrimi i tyre ashtu siç ka votuar edhe populli.  Sovrani i shtetit, më në fund vendosi për ndryshime dhe don pëafrime e jo largime! . . .

Andaj, ju dy partite e para, LVV dhe LDK, mos luani me votat e popullit. Populli me dëshirën më të madhe ju ka votuar dhe për këtë, dëshiron që ju ta udhëhiqni vendin. Ndaj, leni ndasitë dhe përafrohuni ndërmjet vete. Këte duhet ta bëni në emër të popullit. Mjaft ka vuajtur ky popull me padrejtësi dhe me parregullsi. Ai po kërkon drejtësi  dhe ligjshmëri. Prej jush po pritet kjo rregullsi. Ndaj, mos luftoni për interesa të ngushta partiake e personale, por mendoni në popull dhe optimizmin e tij, që ju domosdo ta udhëhiqeni vendin dhe popullin. Këtë e dëshiron populli.

Poppulli i i ka drejtuar sytë te ju LVV dhe LDK, që të përafrheni tërësisht,  si dy partitë shpëtimtare për vendin dhe për popullin. Ndaj, lëni ndasitë, e mos luani me votën e popullit, i cili ju ka votuar dhe mos ja humbni dëshirën e madhe të popullit që ju të bashkëqeveriseni. Mendioj  sinqerisht se edhe faktori ndërkombëtar e ka këtë qëllim. Andaj, këtë qëllim,  që ju të qeverisni dhe që e don me të madhe populli, mos u largoni në mes vete, por përafrohuni për të mirën e vendit dhe të popullit. Këte e do populli, sot nesër e gjithmonë.

Mos e harroni asnjëherë, ju LVV dhe LDK, populli me vota juve ju zgjodhi dhe për këtë popullit me të madhe ju shtua optimizmi se për Kosovën, do të bëhet mirë. Ndaj, ju lus në emër të popullit, mos ja humbni optimizmin e fundit popullit që ju gjithsesi ta vetqeverisni vendin. Nëse mendoni në popull dhe në shtet, atëherë domosdo duhet ju të  qeverisni vendin. Pra tandemi  i dashur që me knaqësi të madhe e do populli  Albin Kurti – Vjosa Osmani, është i mirëseardhur për vendin dhe për popullin. Zatën, ky tandem konsiderohet edhe si shpëtimi më i madh  për  Kosovën. Andaj, shpëtojeni Kosovën dhe mos e harroni, se obligim moral, por edhe  njerëzor,  e keni që ta plotësoni dëshirën e popullit. Populli vetëm juve po ju pret me dashuri dhe respekt të madh që ta udhëheqeni shtetin e Kosovës. Ndaj, ju qoftë e mbara në udhëheqjen e shtetit të Kosovës, sot, nesër e gjithmonë...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat