Letër e hapur për Kryeparlamentarin Glauk Konjufca - Bota Sot
Letër e hapur për Kryeparlamentarin Glauk Konjufca

Opinione

Letër e hapur për Kryeparlamentarin Glauk Konjufca

Nga: Dr. Burim Karameta Më: 17 janar 2020 Në ora: 09:46
Dr. Burim Karameta

T'gjithë u bindëm, bile edhe ata që deri sot nuk kan besu, se me t'vërtetë Lidhja Demokratike e Kosovës është parti institucionaliste dhe parimore. 

Andaj Glauk, pas gabimeve të ndërsjellta nga të dyja palët, tani topi i shumëpërmendur i ping-pongut është n'dorën tane.

Ti je lojtari kryesor Glauk. Është momenti që ti ta ekzekutosh AS-in. Bane Glauk. Heqdorë, Reflekto. Është moment kryesor e jetsor për Kosovën, për Institucionet e Kosovës, për qytetarët e saj që t'formohet Qeveria.

Burrë, tejkaloje vetën, kapërceje unin tan, vetëm njerztë e fuqishëm e t'dinjitetshëm mujnë me ba vepra e veprime të tilla. Glauk, mos lejo që populli yt t'vuaj edhe ma shumë, mos lejo përsëritjen e ekzodeve, mos lejo prishjen e shejtë të strukturës gjinore e moshore të nacionalitetit tan. Kte na e dëshirojnë tgjithë armiqtë tan. E gjithë kjo varet prej teje Glauk.

Partia jote LVV nuk mujn me kërku prej teje një veprim të tillë, nuk kan forcë dhe pa lejën tane kurr smujnë me marr ni veprim kyç, andaj ti nga cilsia e njerit t'dytë n' VV lehtsoje çashtjen, lejoje që t'bahet koalicioni VV - LDK, koalicioni i pshtimit t' Kosovës, konstelacion për t'cilin afër gjysë milioni qytetar votuan.

Glauk, je njani ndër deputetët më t'meritum n' Parlamentin e Republikës së Kosovës, ndërsa po që se reflekton dhe lejon formimin e Qeverisë, do të jesh më i merituari nkët Institucion. Për fund Glauk, besom që nuk "djegesh", nuk do ta merr kërkush për dobsi, por do t'kallxosh superioritet e patriotizëm ta pshtosh niher e përgjithmonë Kosovën nga PAN-i. At'herë bane burrë.

Asambleist dhe Antar i Kryesisë së LDK-së.

Sinqerisht,

Dr. Burim Karameta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat