O mixha Ramë (Çun Lajçi po jo Ramë Vuçiqi) rroke një fshesë e hiqna qafe këtë shtresë politike - Bota Sot
O mixha Ramë (Çun Lajçi po jo Ramë Vuçiqi) rroke një fshesë e hiqna qafe këtë shtresë politike

Opinione

O mixha Ramë (Çun Lajçi po jo Ramë Vuçiqi) rroke një fshesë e hiqna qafe këtë shtresë politike

Nga: Luz Tomaj Më: 21 janar 2020 Në ora: 19:05
Luz Tomaj

Allakatunarqe, a ka dreq që i bie në fije se çka po ndodhë me popullin, dikur i bekuar, shqipëtar he mos zot ma keq. Nuk din kush se as kush pin as kush paguan, ndonse, me paguar po paguan populli i shkret.

Rezultati i zgjedhjeve të mbrama, në një mënyrë, fliste se, më në fund, po vjen ai far ymydi dhe do të ndodh shprehja e vullnetit të popullit. Jo jo, nuk është rend bile sepse e keqja i paska rrajtë shum thell. Kam shkru edhe më parë se marrja nuk egziston më nga se nuk ka mbet marre ose turp, si të doni, që nuk ka ndodhë, ndërsa ai i marruari nuk ka dert për marre.

Pasi thash katunarqe, shkurtazi po e tregoi nji rast të moqëm. Një plak i urt, deri sa përgaditej me shku me iu bashku pleqve tjer, i veshte tirqit dhe e mbshtjellte shokën rreth belit, edhe fliste me vetveten - nëse ti vjen me mua, nuk do të shkoj, në se ti rrin në shtëpi, unë po shkoj. E kishte dëgjuar gruja dhe i tha djalit, shko more te baba, kqyr a asht n’men a ka lujt. Vrapoi djali dhe e pyeti babin, çka ke, a je mir. Po more iu përgjegj. Po pse po flet me vetveten, e pyeti. Jo bre bir, i tha plaku, isha tu folë me kajtjen. Kam me shku në nji pleqni e i thash kajtjes - në se rrinë në shpi unë po shkoj e në se vjen me mua unë nuk po shkoj, sepse pleqnija nuk ndahet me kajtje bre bir, i tha baba djalit.

O mixha Ramë, pasha buken, sot, kajtja i ka mujtë tegjitha, e ka mujt nderin, karakterin, sinçeritetin. Shpija (shteti) pa u qu në kambë bash mir, e ka marrë teposhtëzen e cila nuk ka të ndalun. Gjithmon je kan plak i urtë e i fortë. Rroke ni fshisë e hiqnaj qafet që të gjith këta në poliitikë, mos mujsh edhe ata në Shipni, bile këta në Dardani. Ti e din se, në popull, hala ka djem e burra, me men në krye e me zemer të paster dhe mujn me e qit shpinë në stom.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat