Kur do të japin kamishat e bardha të Policisë llogari për defektet e tyre në punë!?

Opinione

Kur do të japin kamishat e bardha të Policisë llogari për defektet e tyre në punë!?

Nga: Hafir Hoxha Më: 29 janar 2020 Në ora: 18:26
Hafir Hoxha

Të qart e kam sistemin e subordinimit  dhe të komandimit në Policin e Kosovës , ajo nuk ndryshon shumë nga shtetet tjera botërore.

Edhe detyra e policit e ka një shkallë të caktuar të rrezikshmërisë.

Policia sikur kudo në botë i ka nivelet e veta  të sekretit në funksionalizimin e saj .

Po ashtu policia ka akademinë e vet ku shkollohen dhe aftësohen kuadrat e saj për detyra .

Policia ka edhe sindikatën  e vet ku kontrollohen kushtet dhe të drejtat e zyrtarëve policor , dhe mos ti numëroj elementet të tjera në polici .

Teoritikisht Policia e Kosovës në letër është shumë mirë e organizuar  .

Pyetja dhe brenga ime është !?

Sa djem tanë, sa prindër si polic duhet me humb jetën e tyre në detyrë zyrtare e që askush nga sistemi komandues i policisë mos të merr përgjegjësinë dhe mos të jep llogari për lëshime, defekte, gabime profesionale të tyre !?

Dihet fort mirë çka përmban  plani operativ për një detyrë intervenuese të policisë , dihet cilët janë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm , të njohur dhe të pa njohur, të rrezikshëm dhe befasues që munden me ndodhë gjat një detyre .

Dihet se si trajtohet , si përgatitet , si mblidhen të dhënat për një detyrë dhe për të përpiluar një plan operativ ! , dihet fort mirë në plan se Kush?, kur? , çka? , si?, me kënd?, pse?. Duhet vepruar .

Pra nuk mundet me ndodh një rast vdekje e policit në detyrë pa gabuar dikush !!!

Këtë harrojeni!!!

Unë nuk po kërkoj të kem njohuri për gjera sekrete të policisë , unë po kërkoj që të njoftohen familjarët e viktimave, po edhe opinioni se XY personi është larguar  nga detyra, nga funksioni , ka dhënë llogari etj, për shkak se nuk i ka marrë masat e duhura të mbron jetën e kolegut , policit në detyrë e që ka shkaktuat humbjen e jetës .

Kudo ka aksidente, kodo ka tragjedi por kudo duhet të ndërmerren  masa , të largohen, dënohen ata që nuk janë në nivel të detyrës, që ti mbrojnë policët tanë e  të mos pësojnë në detyrë për  shkak të pakujdesisë, mos njohurisë, papërgjegjësisë e që e dimë se ka shumë këso raste .

Lavdi policëve tanë që rënë  në detyrë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat