Qeveria Kurti dhe “Gjyrdeku i Bajrës”

Opinione

Qeveria Kurti dhe “Gjyrdeku i Bajrës”

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 14:02
“Gjyrdeku i Bajrës”

Unë nuk besoj dhe as e konsideroj të zgjedhur Albin Kurtin për kryeministër si dhe 15 ministra të Qeverisë së Kosovës, përderisa 61 e më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk e votojnë të hënën këtë kabinet qeveritar

Situata e krijuar tash e katër muaj rreth formimit të Qeverisë së Kosovës,që pritet të bëhet mes LVV dhe LDK, të hënën më 3 shkurt në Kuvendin e Kosovës,më nxiti ta kthejë kujtesën  në një kohë të mëhershme, në prizmën e një ndodhie të njohur e të përfolur brez pas brez për vite me radhë:"Bajro,do të martojmë sot".

Asokohe,sipas të moshuarve të vendlindjes pati nisur dasma me def,daulle e zurla.Dasma në kup të qiellit,ngase do të martohej Bajra.Ishin mbledhur familjarë,fqinj,miq,të afërm e të tjerë në lamën e drithit.Gati për t'u nisur me marrë nusen për Bajrën. I rrethuar nga krushqit i drejtohen Bajrës me fjalët se:"Do të shkojmë me marrë nusen dhe do të martohesh sot", madje duke e përsëritur këtë fjali disa herë.Mirëpo,ai mbeti i habitur,sepse nuk u besonte fjalëve të tyre.Ndaj,Bajra i neveritur nga atë që dëgjoi,ua ktheu krushqve përgjigjen troç:"Nuk besoj,nuk besoj.Pa e parë nusen në gjyrdek unë nuk u besoj fjalëve tua  kurrën e kurrës".

Ndoshta një krahasim banal dhe jo i qëlluar do të thoshit.Por,realiteti aktual është i tillë rreth marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së për formimin e koalicionit për bashkëqeverisjen e vendit.Prandaj,nuk duhet besuar shumë,ngase deri të hënën shumë ujë do të rrjedhë nën urë.Megjithatë,ishalla nuk do të ndodhë që të ndërronin mendjen zyrtarët e këtyre dy subjekteve politike,së paku siç deklaruan ata të LDK-së se "të dielën(sot) do të arrihet marrëveshja",aq pritur dhe e përfolur që nga 6 tetori të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat