Morfologjia e lëmshave 'made in RKS-ë' - Bota Sot
Morfologjia e lëmshave 'made in RKS-ë'

Opinione

Morfologjia e lëmshave 'made in RKS-ë'

Nga: Ramazan Bekteshi Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 07:37
Ramazan Bekteshi

Lëmshi #1: HTH-ISA, L#2: HTH-RAMUSHI, L#3: GRENELL-KURTI-HTH

Isa mbetet fajtori kryesor pse HTH u zgjodh kryetar, Isa e beri kete qe edhe si humbes te gezoj privilegjet e Kryeministrit. Por, HTH pa ndonje shkolle te forte ia punoi fort akademikut duke ia dhene rolin kryesor Ises per te bere mekatet me te pafalshme per Kosoven dhe me ne fund , si ne tragjedite e Shekspirit, regjisori HTH e rrezon nga pushteti me perbuzje e spektakel, duke e lene 'halamet' akademikun me gishta ne goje. Zaten, nje 'driblling' te njejte Hasha e kishte ekzekutuar edhe me heret ndaj LDK-se, por ja qe Isa, i verbuar per pushtet e kishte harruar aktin, ashtu si tani qe i lepihet postit te kryetarit, gerditshem.

Lëmshi #2: HTH-RAMUSHI
Pas rrezimit te qeverise ISA, serish Hasha regjisor, kesaj radhe rolin krysor ia besoi nje te forti, nje trimi lufte, ndoshta kryetrimit, edhepse ne zgjedhje partia e tij doli e 4-ta. Ramushi pa legjimitet vote por me muskuj, dhe oreks te verber per KM, qe Hasha e kishte nuhat, njejte si me Isen, vendos t'ia jap poziten e kryeministrit. Ky me zell i sherben Hashes, duke nenshkruar faljen e Çakorrit qe me heret kishte qene nje mbrojtes i pakompromis i kesaj toke dhe duke lejuar HTH te udheheq negociatat, nje gabim qe s'i falet. Kur Ramushi e mori vesht hilen vendosi per tarifen, nje vendim i drejte per castin derisa ajo e beri kurban me vone. Ramushi, duke e ndier hilen dhe presionin nga cdo ane, u tregua me i zgjuar se Isa, duke mos i dhene Hashes luksin e permbysjes se tij me turp, si me Isen por veteterhiqet. Rezistenca epike per kufinje te plote te shtetit, sikur ia fal Ramushit disa gabime, por jo te gjithe.

Lemshi #3: KURTI-GRENELL-HTH
Kurti me reciprocitetin beri edhe kampanje ne zgjedhje, reciprociteti u levdua si mase e qelluar dhe e perkrahur poashtu edhe nga partneri i koalicionit. Reciprociteti eshte shprehja adekuate si term per marreveshje nderkombetare. Nganjehere ky term ka perfshirje te pakufishme e qe e bene tarifen asgje fare ne krahasim. Kurti me mjeshtri dhe ne menyre diplomatike iu qas si komplimentit te pare te Grenell se "Albini ka te drejte...", si me te dytin, diametralisht te kunderte, se nuk pajtohet me reciprocitetin. Nese Grenell dhe Kurti nuk leshojne pe, njeri prej tyre dhe mund te pesoj si me rastin e Ramushit, mirepo gjasat jane te vogla qe kjo te ndodhi.Te dy keta do t'i modifikojne veprimet, Grenell nuk ka te drejte t'a mbeshtes per muri Albinin, derisa Albini do te duhej te jete me specifik se cka perfshi reciprociteti duke e koncentruar ne pika neuralgjike me interes per Kosoven, e duke i perjashtuar disa qe mund te vine edhe me kohen. Qasja politike dhe sjellja diplomatike e Kurtit per javen e pare jane shume shpresedhenese, te dinjitetshme dhe korrekte. Megjithate, opozita ne menyre te terbuar dhe irracionale disaprovon cdo veprim te Kurtit, e qe kjo e bene ate me stoik perpara qytetetareve. Kurti kercnim te vetem momentalisht e ka HTH, e kryetari si jo bashkepunues dhe i dale nga orbiti i politikes kosovare, ashtu sic veproi me Ramushin, pritet te perdor lidhjet e tij te forta me Grenell, andaj kjo eshte instanca e fundit e tij perpara se Kurti t'i merr frenjte e negociatave ne duare.

Kosova po hy ne nje faze te re me shume te panjohura. Zgjedhja e dy diplomateve amerikane qe te merren me ceshtjen e Kosoves, njeri emisar i Shtepise se Bardhe e tjetri i DASH-it eshte nje lajm i mire me shume energji. Ne fakt, me Trumpin kryetar neve n'a u lejua te formojme ushtrine tone e qe ishte nje shok i rende per Serbine por dhe disa vendeve te BE. Ne Prishtine kemi nje ambasador (Kosnett) me te mirin deri tash, sipas meje, dhe i interesuar per nderrime rrenjesore qe i nevoitet nje shteti funksional. Por, dy marreveshjet e rrefeshme, nese munden te quhen te tilla, lene shume per t'u deshiruar, kur kesaj t'i shtohet edhe mospajtimi me reciprocitet. HTH keto dy veprime i ngre ne qiell duke premtuar se marreveshtje finale mund te arrihet shpejte, e qe eshte nje mashtrim i madh sipas gjykimit tim. Mbetet te shihet, se a do te jete Grenell nje bulldozher i diplomacise apo do t'u ngjaj emisareve te Boltonit qe ne menyre amatorseske u kercnuan ne Prishtine edhe me terheqjen e Bondsteel-it nese nuk do te terhiqej tarifa. Grenell nuk gezon autoritet ne Berlin, pra ne vendin ku sherben si ambasador pershkak kritikave te ashpra te tij shtetit gjerman qe thyen sanksionet qe i jane vene Iranit dhe Rusise, edhepse personalisht mendoj se ka te drejte per keto kritika, por definitisht ai e ka perkrahjen e Trump-it. Shfajsimi i Pres.Trump nga 'impiçmenti" i shton gjasat edhe per rizgjedhjen e tij, nese ndodh e kunderta gjasat e Grennel te mbes ne Berlin jane ineksistente. Le te shpresojme se Lemshi #3 nuk do te jete aq i ngaterruar sa dy lemshat e pare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat