Shkarkimi i Agim Veliut, ministër i Punëve të Brendshme, është akt shtetëror për ç’kapjen e shtetit nga banditët dhe oligarkët!

Opinione

Shkarkimi i Agim Veliut, ministër i Punëve të Brendshme, është akt shtetëror për ç’kapjen e shtetit nga banditët dhe oligarkët!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 18 mars 2020 Në ora: 18:02
Rexhep Elezaj

Vendimi i kryeministrit z. Albin Kurti, për shkarkimin e ministrit për punë të brendshme, Agim Veliun, pas deklaratave të tij publike, se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”, duke e përkrahur me këtë qëndrim shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të kërkuar mbrëmë nga Hashim Thaçi, por që shkon në kundërshtim të vendimit të qeverisë kundër një mase të këtillë ekstreme, nuk ka dyshim, se kjo deklaratë e ka cenuar rënd kohezionin e veprimit unik të qeverisë në situatën emergjente në të cilin gjendet vendi ynë për shkak të përhapjes së pandemisë me Korona virusin.

Për njohësit e mirë të sjelljeve dhe veprimeve të Agim Veliut, qëkur ai merret me politikë, si njëri ndër udhëheqësit e lartë të LDK-së, e dinë se ai ka një natyrë të rënd prej njeriu, flet ngadalë është gati i pa qartë në atë që e thotë, është arrogant dhe mendjemadh, llapjan atipik, por mbi të gjitha e ka luajtur mirë rolin e “kalit të Trojes” brenda LDK-së, si gardian dhe kokë e “zgjedhur” e saj.

Se, Agim Veliu, çdo gjë tjetër mund të ishte në jetë, në LDK, apo në pushtet si kryetar i komunës së Podujevës, me përjashtim të qënurit të tij politikan dhe udhëheqës, dhe këtë deficit në personin e tij megaloman, e ka shfaqur vazhdimisht në publik qëkur merret me zanatin e politikës dhe qeverisjes komunale.

Kujtoni vetëm disa nga deklaratat e tij arrogante, të vrazhda, dhe herë-herë edhe agresive, gjatë kohës së bisedimeve midis LVV-je dhe LDK-së për ndërtimin e koalicionit bashkë qeverisës, siç ishin kërcënimet e vazhdueshme të tij kundrejt Albinit dhe LVV-je, se LDK-ja nuk bën koalicion me parti të majta staliniste, se nuk hyjmë në bashkë qeverisje me ata të cilët e kanë djegur dhe shkatërruar shtetin e Kosovës, por ajo më skandalozja ishte pa dyshim, deklarata e tij famoze dhe fund e krye qesharake, se LVV-je, gjoja, e “ka synim që LDK-në ta shkëpus nga e kaluara e saj evropiane dhe euroatlantike..”, dhe se “LVV-je donë të na distancojë nga rugovizmi..” etj..! Vërtetë, deklarata këto më budallaçe që ka mundur t’i nxjerr një kokë injorante, siç është ajo e A. Veliut..!?

Po çfarë lidhje ka pasur ose ka LVV-je dhe Albin Kurti me LDK-në dhe shkëputjen e saj nga Evropa dhe euro-atlantizmi, po çfarë lidhje kishte LVV-je me “Rugovizmin”, o njerëz të mirë të kësaj bote..!?

Por, se Agim Veliu ka qenë dhe vazhdon të jetë pion i Isa Mustafës brenda LDK-së, si dhe destabilizues i koalicionit bashkë qeverisës, LVV – LDK, kjo është ditur para arritjes së marrëveshjes midis tyre, por ajo që sot po del në shesh, është sekreti publik, se Isa Mustafa me LDK-në marrë peng nga ai, gjithmonë ka qenë në sinkron të fshehtë me Hashim Thaçin dhe partinë e tij, PDK-së, dhe se ky pakt sekret i tyre me përkrahjen sot të LDK-së të kërkesës së djeshme të H. Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, u bë i qartë se për qëllim kanë rrëzimin e qeverisë “Kurti” për shkuarje në zgjedhje të reja me qëllim të ardhjes në pushtet serish të klanit “PRONTO”..!?

Në këtë lojë djallëzore dhe formulë puçistë midis Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, për rrëzimin e Albin Kurtit, më askush në Kosovë nuk dyshon. Por, se një skenar i këtillë antishtetëror të shfaqet dhe tentohet të realizohet në kohën, kur populli ynë është i mbyllur në karantinë shtëpiake, duke bërë përpjekje për t’i shpëtuar virusit vdekjeprurës Korona, është akti më i zi që ka mundur ta godas Kosovën dhe popullin shqiptar që nga çlirimi i saj..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat