E gjithë bota në luftë me coronavirusin e vet, në Kosovë bëhet luftë për pushtet - Bota Sot
E gjithë bota në luftë me coronavirusin e vet, në Kosovë bëhet luftë për pushtet

Opinione

E gjithë bota në luftë me coronavirusin e vet, në Kosovë bëhet luftë për pushtet

Nga: Dedë Preqi Më: 24 mars 2020 Në ora: 16:27
Dedë Preqi

Për çfarë qëllimesh marrin përsipër ta luajnë këtë rrol aq  komik dhe aq fatal për këtë popull, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, mu në kohën kur po ballafaqohet edhe bota me një pandemi të rrezikshme, apo strategjia e tyre, do e sqaroj dilemën për të zbuluar më mirë fytyrën e vërtetë të tyre para popullit të vet, për ti njohur ma mirë se kush janë.

Ndërkaq, një tentativë e Hashimit, Mustafës, Veselit, Ramushit dhe Limës, për ta rrëzuar qeverinë Kurti, në këtë kohë të pandemisë, mund të jetë ndoshta edhe një improvizim i këtyre akterëve, të cilët në përçapje për të shpëtuar nga kurthat që kanë ngre për të tjerët, do të bien vetë, sepse populli është ai që e ka kandarin e matjes për sëcilin, që do ta përdorin përmes votës së tyre.

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, por edhe të tjerët, sikur janë kordinuar dhe kanë lidhë pakt në mes vete për një marrëveshje, që qeverinë Kurti, të mos e lejojnë me i qel sytë dhe të bëjë hapa të matutjeshëm, sepse efektet e kësaj qeverie do nxjerrin në shesh shumë gjëra të pa njohura dhe shumë zbulime të  gjurmave të fërkemave të tyre, që kaluan nëpër kurrizin e këtij populli.

Dhe kjo plasaritje në mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti, vjen në kohën më të prekshme të situatës nga një shpërthim i pa parë i koronavirusit në mesin e shoqërisë tonë, ku njeri dhe tjetri, si duket nuk e kanë parasysh plagën që po na zgjerohet, por sikur e skërfisin këtë plagë me përpjekjet e kundërta të ballafaqimëve dhe defekteve politike që ndërmarrin në këto momente.

Kështu nëse një pjesë të shkakut të kësaj krize do e gjejmë te presidenti Hashim Thaçi, duke marrë vendime të kundërta dhe të pa akordueme me kryeministrin Kurti, dhe anasjelltas, duke e vënë në dyshim lirinë dhe lëvizjen e popullit gjatë kësaj krize, por edhe më keq kur nxitësit e kësaj plasaritje po kontribuojnë për anash dhe po e fryejnë krizën në këto momente.

Ndër të tjera si komponentë i rrethanave të tilla, duhej të denohen nga populli lojrat e rrezikshme të akterëve të këtij shteti, kur kryetari i shtetit Hashim Thaçi, propozon të shpall gjendje të jashtëzakonshme, të cilën e kundërshtoi qeveria Kurti, ndërsa tani, kur kryeministri e shpall të pjesërishme një gjendje të tillë për shkak të koronavirusit, kryetari i shtetit i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për ta anuluar propozimin e kryeministrit.

Kryesisht këto janë argumente plotësisht të gabuara për politikën e shtetit tonë, jo vetëm përshkak të situatës së koravirusit, por përshkak se populli i Kosovës, do të hynte në një kundërshtim në mes vete dhe mos të thëmi edhe në ndonjë konflikt të mundshëm me njeri-tjetrin, gjatë zbatimit të urdhërave të njërit, apo tjetrit.

Ka mundësi që në mes kryetarit të shtetit Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Albin Kurti, u janë ngatërruar rrugët, apo u janë përzie nocionet: frikë për pushtet, apo frikë për besim, por nëse gjithnjë kemi parasysh një skemë të tillë, humnera qëndron në mes, në distancë të njëjtë nga protagonistët në fjalë, dhe çështja mund të jetë e qartë, e cila e merr rrezulltatin e vet mbas hapave të vegjël, por të sigurtë, që i bënë ky i fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat