Me cilin Grenell paske fol Ti?

Opinione

Me cilin Grenell paske fol Ti?

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 26 mars 2020 Në ora: 23:14
Hashim Thaçi dhe Richard Grenell

Amerika e ka bërë të qartë se Grenelli nuk e ka pa asnjë marrëveshje sekrete për shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe një herë tjetër Grenell ka pas thënë se në prezencën e tij kurrë nuk është biseduaf për shkëmbime territoriale mes Kosovës dhe Serbisë. (Pra Grenell nuk garantoi se jashtë prezencëz së tij u bisedua për këtë temë, sepse këtij i interesonte vetëm ekonomia).

A do të thotë kjo se se Hashim Thaçi e ka mbajtë fsheht marrëveshjen e tij (apo idenë e tij për ndarjen e Kosovës) me Vuçiqin, edhe prej Amerikës?

Sepse, Hashim Thaçi i ka qindra deklarata në favor të shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Asnjëherë nuk e ka fshehur idenë e tij për ndarje që ai e quan shkëmbim.

Ka deklarata kokëforta dhe të pakompromis në favor të ndarjes së Kosovës.

Ku e 'mori' pra atë 'ide' dhe me kë e diskutoi atë ide për shkëmbime territoriale pra, mbasi u zbulua se Jo në Amerikë?

Në Rusi a ku?

Edhe nëse marrëveshja për shkëmbime territoriale mes Kosovës e Serbisë nuk ishte plan sekret, ishte ide publike, për të cilën Hashim Thaçi fliste me mburrje (si zgjidhje ideale), dhe për këtë ide edhe Edi Ramën e ka pas gjetur partner.

Amerika ua çeli letrat. Letrat zbulojnë se Hashim Thaçi u frymëzua...ku me ditë ku.

Mos janë Dy Grenella.

Me cilin Grenell paske fol ti Hashim Thaçi?

Keqardhje prej këtij Grenellit që e i kemi ra n'qafë pa faj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat