Ri-pozicionimi

Opinione

Ri-pozicionimi

Nga: Baki Azemi Më: 27 mars 2020 Në ora: 14:14
Baki Azemi

Frika për nisma për krijim të subjekteve të reja politike, si dhe hezitimi i largimit të politikanëve nga partitê e tyre për tu rreshtuar në krah tjetër politik.

Po vihet në dilemë (mos) qëndrimi i Vjosa Osmanit dhe individëve të "pa dëgjueshëshm" në LDK, edhe pas ndodhive dhe ngjarjeve që ndodhën kohēn e fundit në jetën politike kosovare.

Unë se besoj se ajo dhe ata mund të marrin rriskun dhe të bëjnë një gabim që tê largohen vetë, ata janë të vetë-dijshëm se hipotetikisht nëse edhe largohen, mund t'i pret fati i njejtë, sikur edhe të tjerēt që janë larguar më parë dhe kanë mbetur të zhveshur politikisht pa fuqi votuese të dëshiruar; mund t'i ndjek fati i njejtë, sikur se edhe ish- antarët e LVV , kryetarin e tanishēm të Prishtinës Shpend Ahmetin, Ish-kryetarin Visar Ymeri, dhe sekretarin organizativ të LVV Dardan Molliqaj. Ajo dhe të tjerët janë të vetë-dijshëm se, po u larguan, as edhe një votë, theksoj as edhe një votë të vetme nuk mund ta marrin nga LDK-ja!

Nëse i largojnë strukturat duke mos ju lejuar më hapsirë për punë dhe koontibut, ata edhe mund të shkojnë në LVV, atje edhe mund të ri-zgjedhen deputetë, por kurr me numrin e njejtë të votave sa kishin në LDK, por prap e ritheksoj se asnjë votë të vetme nuk mund ta marrin nga elektorati i LDK-së dhe ta bartin në LVV.

Ajo edhe mund tê krijoj një dritare të vogël, siç e potencoj dje vetë, por kurr atë dritare nuk do ta fus në parlament, por do ketë fatin e njejtë sikur edhe të partive dhe nismave tjera, që sot janë shuar, dhe disa vazhdojnë të jenë jasht parlamentit, ndër to edhe PSD-ja, e cila për mendimin tim ishin më tepër se gjysma e njerëzve më të fuqishëm në LVV, e njerëzve me bagazh të fuqishëm intelektual dhe profesionist.

Tek ne, fuqinë ne elektorat ta jep emri i partisë dhe asesi individi, por për ta forcuar atë emêr, për të qenë magnet i votave, duhet me patjetër që tê përdorësh fjalorë denigrues, kundërshtues, fyes dhe kritikues ndaj dikujt të fuqishēm, pse jo edhe brenda njerzëve të partisë ku konkuron dhe atyre të fuqishmëve të skenës politike ku operon, andaj fuqia që pretendohet se ka në vota z. Osmani dhe të tjerët që po njihen si kundërshtues dhe mos zbatues të qëndimeve zyrtare të kryesisë së partisë së LDK-së, e ka për faktin se ka qenë pjesë garuese në kuadër të partisë, ndryshe fuqia do ishte dhe tani është shumë e vogël, mos të them edhe e pa përfillshme në momentin kur difernecohesh, sikur po bënë tani znj. Osmani.

Kemi edhe shembujt tjerë, ndër ta që mund të veçohet është ndarja e dy prej figurave kyqe të PDK-së, si Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, dy prej njerëzve më të fuqishëm të asaj kohe në PDK dhe prej më tê votuarve, por me ndarjen e tyre dhe krijimin e nje subjekti ose nisme te re, fuqia e tyre nuk doli as për së afërmi me fuqinë dhe votat që merrnin sa ishin në PDK. Pse ndodhë kjo? Kjo ndodhë për faktin se qytetarët (votuesit), janë të mëshiruar për partinë dhe liderin, asesi për individin, qoftë ai edhe i dyti më i rëndësishëm në parti, siç ishte z.Jakup Krasniqi apo z.Fatmir Limaj, Shpend Ahmeti si krytar aktual i Prishtinës, apo Visar Ymeri si ish-drejtues i LVV, apo Dardan Molliqaj si sekretar organizativ i LVV, apo edhe tani që mund të jetë zn, Vjosa Osmani si nën kryetare e partisë.

Pra, qytetarët nuk kanë arritur akoma të votojnë për parimet, vlerat dhe programin politik të individit, por kanë mbetur në stadin e vjetër të votimit kolektiv për partinë. Sa do të frustuar mund të jenë sot, në momentin lur fillon fushata elektorale mendjet prap, ndryshojnë dhe prap vrapojnë pas emrit të partisë duke harruar simpatinë për individin apo idhullin e tyre që është në tabor tjetër partiak.

Unë pandeh se kjo është edhe frika apo hezitimi i individve që aktualisht ndodhen në parti të ndryshme politike, të cilët vazhdojnë të jenë tê pa knaqur me politikat që paraqesin organet e tyre partiake, por gjithashtu është edhe frika e mos marrjes së guximit të krijimit të subjekteve të reja nga individët dhe intelektualët e rinjë, ku shumica e këtyre iniciativave dështojnë dhe kanë fatin të dështojnë në start apo pas pak viteve jetë në skenën politike, sic dështuan Alternativa e Ilir Dedas dhe Mimoza Kusari, Veton Surroi me subjektin Ora etj..., të cilët shumë shpejt u zhduken nga faqja e prezensës së skenês politike. Mendoj se pa një vetêdijësim të qytetarëve në lidhje me programet dhe orientimet e tyre ideologjike dhe politike, skena politike kosovare do ketë gjithëmonë të njejtat probleme me të cilat po ballafaqohemi edhe sot, për mungesë kuadrosh të reja dhe intelektual të rinjë në skeneën politike kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat