Pse shqiptarët e Kosovës e duan Kurtin si kryeministër?

Opinione

Pse shqiptarët e Kosovës e duan Kurtin si kryeministër?

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 29 mars 2020 Në ora: 15:12
Albin Kurti

Para ca vitesh askush se kishte paramenduar që Albin Kurti do ta fitonte postin e kryeministrit. Jo se ishte i panjohur në skenën politike, po me qëndrimet dhe sjelljet e tij prej lideri, thuaja se nga të gjith injorohej. Edhe sot disa nuk mund ta paramendojnë se ai politikisht është pjekur dhe nuk është ai Albini i para dhjetë vitesh.

Rivalët e përbetuar të tij : Thaçi, Veseli, Limaj, Haradinaj, Mustafa etj. përpiqen me të kaluarën e Kurtit, t`i trembin zgjedhësit.

 Ata do të kishin pasur sukses me paraqitjet e tyre kundër Kurtit, sikur vetë të kishin treguar rezultate në qeverisjen e tyre 20 vjeçare.

Fatkeqësisht të gjithë të lartpërmendurit në pushtetin e tyre 20 vjeçar i irituan zgjedhësit, mendjen e kishin te vetja e jo te populli hallegji .

Korrupcioni ishte shtrirë në të gjitha nivelet, pa marr parasysh se kush qeveriste. Krimi i organizuar lulëzonte gjithnjë e më shumë. Sistemi i drejtësisë edhe sot konsiderohet i kapur.

Cilësia në nivelin e arsimit kishte pësuar fiasko. Brenda natës licensoheshin Uneversitete pa kurrfar kriteresh. Lindte dyshimi se provimet dhe diplomimi paguheshin.

 Sistemi arsimor në vend se të reformohej dhe aty të investohej si e ardhme e rinisë dhe motor i zhvillimit u ninjorua dhe degradua.

Bujqësia dhe degët e tjera zhvëllimore ishin lënë anash, prandaj papunësia e lartë nxiste ikjen e rinësë.

 Politikanët tanë investimet kryesore i bënin në rrjetin rrugorë, që ishte shumë e levërdishme, po ata e bënin këtë edhe për xhepin e tyre, aty kryheshin vjedhjet më të mëdha, brenda natës lindnin politikanët milioner.

 Pra halli i tyre ishte si ta shtonin pasurinë duke menduar se ata si hero dhe komandantë të luftës, populli do t`i çmoi dhe nderoi gjithmonë.

 Zgjedhjet e fundit nacionale treguan fillimin e fundit të tyre. Meritat e luftës nuk duhet humbur askujt, po ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë, pa marr parasysh cili është.

 Thaçi si lider dhe kryetar shteti akoma po përpiqet të tregohet se ka përkrahjen e popullit. Ekziston rreziku që posa ta kuptoi të vërtetën, në kundështim me normat demokratike do të sjell ligje që të mveshet me pushtet të përjetshëm si Erdogani, Putini dhe Rama.

Dështimi politik i komandantëve të luftës solli në pushtet Albin Kurtin që në Evropë njihej si ekstremist i majt.

 Ky vlerësim për Kurtin vlente për potezat e tij të më hershme politik, po me ardhjen e tij në pushtet, vlerësimi negativ si ekstremist i majt erdhi duke u zbutur.

 Kurti premtoi luftë të pakomromis kundër korrupsionit, gjyqësor të pavarur, investime në luftimin e papunësisë, reformimin dhe investime në arsim.

Po ashu Kurti iu kundërvu qëndrimit të Thaçit: për zgjidhje të dhimbshme me Serbinë. Ai u tregua i pakompromis për dëmet e luftës dhe njohjen reciproke Kosovë - Serbi në kufijtë ekzistues.

Thaçi kohët e fundit drejtoi kritika të ashpra ndaj EU dhe u orientua vetëm drejt SHBA. Ky qëndrim i tij mund t´i hakmerret si në planin ndërkombëtar po edhe edhe brenda Kosovës. Momentalisht ai arriti ta rrëzoi qeverinë, po ky mund të jetë edhe fillimi i fundit të tij.

Shqiptarët e Kosovës në zgjedhjet e fundit vendosën për Kurtin sepse skishin zgjidhje tjetër. Ata ishin mbështetur për muri nga udhëheqësit e luftës, kurse LDK sishte më ajo e të çmuarit Rugova. Albin Kurti ishte shpresa e tyre fundit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat