Çfarë pas votimit “pro” të Mocionit për mosbesimin e Qeverisë

Opinione

Çfarë pas votimit “pro” të Mocionit për mosbesimin e Qeverisë

Nga: Prof dr Riza Smaka Më: 3 prill 2020 Në ora: 12:25
Prof dr Riza Smaka

Aktualisht, në  vendin tonë,  nga momenti i miratimit të mocionit për  mosbesimin e   Qeverisë së administruar nga z. Albin  Kurti, konform me  nenin 100 paragrafin 6 të  Kushtetutës së RK-së,ai institucion shtetëror   konsiderohet Qeveri  në Dorëheqje.

Emërtimi  “  Qeveri  në dorëheqje” ,  është   formuluar  me   dispozitën e nenit  100 par. 6 të Kushtetutës  së  RK-së,

në Shqip: “ Qeveri në Dorëheqje”, 

në Sërbisht :“ Vlada u ostavci” e

në Anglisht: “ Government  is  considered dismised”)

Qeveria në  Dorëheqje, deri në  zgjedhjen e Qeverisë  së re , mundet dhe  duhet t’i ushtrojë  të  gjitha   funksionet e përcaktuara me dispozitat e neneve  93 dhe 94  të Kushtetutës ,nga se, me asnjë  dispozitë  kushtetuese  as ligjore të bazuar në Kushtetutë nuk është përcaktuar ndryshe dhe, asnjë vend, pra, as vendi , nuk do të  mund të imagjinohej  as të  lejohej pa   institucionin shtetëror   kryesor për ushtrimin autorizimeve të  Ekzekutivit!

Shpërndarja  fakultative  e Kuvendit  dhe Ipso Facti,  shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme

Me dispozitën e nenit  82 par. 2 të Kushtetutës së RK-së është  përcaktuar  se,  pas votimit “pro” të mocionit  për mosbesimin e Qeverisë, Kuvendi i RK-së   m u n d   të shpërndahet nga Presidenti i RK-së!

Pra , shpërndarjen e Kuvendit ,  fakultativisht ,  do të  mund të   bënte Presidenti i RK-së. Sëandejmi,   në  këtë  situatë  juridike,  Kuvendi , do të mund të shpërndahej, që do të thotë  se, Presidenti  i RK-së,  sipas  diskrecionit personal , do të  mund të vendoste  për apo kundër  shpërndarjes së Kuvendit.

Presidenti ,  duke e shfrytëzuar të  drejtën  diskrecionale  të   stipuluar me  nenin  82 par. 2 të Kushtetutës së RK-së, është  përcaktuar  për të mos e shpërndarë Kuvendin, por, për të aplikuar zgjedhjen e Qeverisë ( së  re)!

Zgjedhja e Qeverisë (së re)

Në rastin kur,  Kryeministri jep dorëheqje, apo,  për ndonjë  shkak tjetër (pra,  edhe për shkak të  miratimit të mocionit për mosbesim të Qeverisë)  , Presidenti i RK-së,  konform me  nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së RK-së,në konsultim  Lëvizjen Vetëvendosja (subjektin politik parlamentar  fitimtar në  zgjedhjet e përgjithëshme të parakohëshme ),  mandaton  kandidatin-en    për   zgjedhjen e Qeverisë. Me këtë  dispozitë  është përcaktuar vetëm një   raundë  për    zgjedhjen e Qeverisë, për dallim nga  dispozita  e  nenit   95 paragrafit 1-4  të Kushtetutës , sipas së  cilës, pas zgjedhjeve ,  mund të  aplikohen  dy raunde për   zgjedhjen e Qeverisë..!

Në  situatën   aktuale   të  shkaktuar me    votimin “ pro” të mocionit për mosbesimin e Qeverisë.

Qeveria në  Dorëheqje  mund dhe duhet t’i ushtrojë të  gjitha   funksionet e ekzekutivit deri në  formimin e Qeverisë  (së re ),   ndaj, nuk ka  vend as nevojë për formimin e Qeverisë Teknike!

Sikundër dihet , Lëvizja Vetëvendosja  doli subjekti politik fitimtar në  zgjedhjet e përgjithshme të  jashtëzakonshme , për ‘ çshkak,  rezulton të jetë   vetmja e  autorizuar për të propozuar kandidatin – en për formimin e Qeverisë (së re) , të  cilin-en, Presidenti, duhet ta mandatojë për   formimin  dhe  zgjedhjen  e Qeverisë (së re)!  

Qeveria teknike

Qeveria   teknike , do të mund të   formohej sikundër të  gjitha   subjektet politike  parlamentare , në radhë të parë Levizja Vetëvendosja , si fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme , do të   akordoheshin kensensualisht.

Përbërja e Qeverisë  teknike do të duhej të  përbëhej nga  përfaqësues të subjekteve politike parlamentare , në përpjestim me numrin e mandateve    në Kuvendin aktual. Kryeministri i Qeverisë  teknike , për hir të legjitimitetit  zgjedhor, do të  duhej të  ishte nga   Lëvizja Vetëvendosja - subjekti  politik fitimtar në  zgjedhjet e përgjithshme  të jashtëzakonshme  . Anëtarët  dhe anëtaret  e Qeverisë teknike do të   duhej të  ishin  profesionistë  të  konfirmuar  të fushave për të cilët do të  caktoheshin. Qeveria teknike ,  si ekzekutiv i përkohshëm, do të ushtronte    funksionin e Ekzekutivit e, veçanërisht , do të  duhej t’i bënte përgatitjet e mirëfillta dhe do t’i siguronte    kërkesat  për  mbajtjen e zgjedhjeve  të ligjshme  të  përgjithshme .

Konkludime

Pas  votimit “ pro” të Mocionit të mosbesimit të Qeverisë së administruar nga z. Albin Kurti , e njëjta Qeveri ,   sipas  dispozitës së nenit 100 par. 6   të Kushtetutës së RK-së, konsiderohet  Qeveri në Dorëheqje.

Qeveria në Dorëheqje   deri në   zgjedhjen e Qeverisë  pasuese mundet dhe duhet t’i ushtrojë të  gjitha   funksionet e Ekzekutivit të përcaktuara me  dispozitat e neneve 93 dhe 94 të  Kushtetutës së RK-së!

Presidenti i RK-së , konform me  dispozitën e nenit 82 par. 2 të Kushtetutës ,  pas votimit “ pro “ të mocionit për  mosbesimin e Qeverisë , është i autorizuar  diskrecionalisht për të vendosur  për apo  kundër    shpërndarjes së Kuvendit. Presidenti  i  RK-së , konform me   dispozitën e nenit 82 par. 2 të Kushtetutës nuk është përcaktuar për shpërndarjen e Kuvendit të RK-së, as konform me  disa  precedente për   shpalljen e  zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonëshme (të  cilat nuk janë burime juridike ),  por,   për    zgjedhjen e Qeverisë ( së re )!

Qeveria   ( e re) ,  në  situatën  juridike   aktuale ,  mund të   formohet  konform me   dispozitën e  nenit 95 par. 5 të Kushtetutës së RK-së ,ashtu qe , Presidenti , pas konsultimit me Lëvizjen Vetëvendosje ( nuk ka   nevojë as vend  që në këtë  fazë të konsultojë   subjekte politike parlamentare tjera) ,  duhet të  mandatojë Kandidatin- en për formimin e Qeverisë.

Nëse do të   dështonte    formimi i Qeverisë ( së re) , pasi që  me dispozitën e nenit 95 par. 5 të Kushtetutës është  stipuluar vetëm një raundë për    zgjedhjen e Qeverisë, Presidenti  do të  duhej t’i shpallte    zgjedhjet e përgjithëshme të jashtëzakonshme!.

Poqëse, Presidenti  i RK-së do të percaktohej për të vepruar   konform me  një opinion të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese përkatësisht  konform  me dispozitën e  nenit 95 par. 1-4 të Kushteutës së RK-së, i njëjti, Kandidatin-en për mandatar-e  të Qeverisë ( së re) nuk do të mund të bënte pa konsultimin ,fillimisht, me Lëvizjen Vetëvendosja  e rrjedhimisht me   subjekte politike parlamentare tjera!

Në  rastin e dështimit  të  formimit të Qeverisë ( së re)   edhe konform me  dispozitën   e nenit 95 par. 1-4 të Kushtetutës së RK-së  si dhe me opinionin e  mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese,  Presidenti do të duhej t’i shpallte  zgjedhjet e përgjithshëshme të jashtëzakonshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat