Për njerëzimin më të rrezikshëm se Coronavirusi janë Putini dhe Xi Yinpingng

Opinione

Për njerëzimin më të rrezikshëm se Coronavirusi janë Putini dhe Xi Yinpingng

Nga: Sherif Ramabaja Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:58
Sherif Ramabaja

Tash së fundi po vërtetohet se kryetari kinez Xi Yinping e kishte fshehur pandeminë e Coronavirusit në Wuhan të Kinës. Bota e kuptoi se çka po ngjante në Kinë, vetëm kur pandemia kishte shpërthyer me te madhe dhe s´mbahej dot.

Së paku dihet për një gazetar të zhdukur, sepse ai kishte protestuar publikisht dhe perpiqej të përhapte të vërtetën në opinion.

Kina kishte lajmëruar mbi 3000 të vdekur nga Coronavirusi në Wuhan, kurse mediat e huaja së fundi raportuan: në varrezat e Wuhanit pritjet janë të gjata për t´i varrosur të vdekurit nga pandemia.

Mediat po ashtu lajmëruan se në Wuhan sipas statistikave vdekjet nga Coronavirusi duhet të kenë qenë mbi 40.000 veta. Propaganda kineze punon në atë drejtim që të dëshmoi, shteti është i fuqishëm dhe arriti ta stopoi pandeminë.

Shteti në realitet është i fuqishëm dhe kontrollon sferën private të njerëzve në çdo aspekt, jo vetëm në këtë kohë të pandemisë. Jeta e qytetarëve kontrollohet nga kamerat e vëzhgimit nëpër vende kyqe, po edhe nga celularët dhe poenat qe fitojnë apo humbin në bazë të sjelljes.

Sistemi komunist dhe autoritar ka çpikur sistemin e pikëve për qytetarët që vlerëson sjelljet e tyre. Nëse i ndjekin rregullat shpërblehen, po nëse i thyejnë ato përballen me konsekuenca.

Gjendje përafërsisht e njejtë mbretëron edhe në Rusi. Sapo shpërtheu Coronavirusi në Kinë, Putini si fqinj i saj i mbylli kufijt me Kinën. Ky ishte reagim i shpejtë dhe deri më tash virusi u përhap mjaft ngadal.

Derisa Evropa u paralizua nga Coronavirusi, Putini deklaronte me mburrje, te ne gjithçka është në suaza normale.

Mediat e huaja po ashtu lajmëronin se kjo është propagandë e kulluar sepse realiteti është krejtësusht ndryshe. Rusia është shtet autoritar dhe Putini gjithëçka mban nën kontroll.

Ai në popull mundohet të lerë përshtypjen,se Rusia është shtet i fuqishëm,ajo qe po ngjet në Evropë te ne nuk mund të ndodhë.

Këto ditë Putinit i duhet për ta prezentuar Rusinë sa më të fuqishme sepse në prill do të duhej të mbahej referendumi për ndryshimet kushtetuese. Në këtë referendum ai do ta fitonte sundimin e perjetshëm, deri më 2036.

Gjithashtu Putini e zgjeroi propagandën e vetë me dërgimin e ndihmave sanitare në Itali dhe së fundi edhe në SHBA.

Në lajmet qendrore të televizionit gjerman u paraqit një mjeke, e cila për disa orë u arrestua në Moskë, ajo protestonte për gjendjen që mbretëron në spitalet e vendit, ku mungojnë veshjet sanitare për mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve.

Të tjerët që inervistoheshin tregonin se gjendja po mëshehet dhe nuk po tregohet e vërteta, sepse vdekjet dhe infektimet janë shumë më të larta.

Përkundrazi pushteti paraqet me bujë ndërtimet e spitaleve të reja për të infektuarit.

Në shtypin gjerman qarkullojnë po ashtu shkrimet se si oligarkët e pasur rus i kanë blerë aparatet e frymarrjes, (kurse nëpër spitale ndihet mungesa e tyre) si dhe i kanë siguruar mjekët e vetë personal, në rast të infektimit me Coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat