Sot, mos të flasin e të mos duken shumë ata që duhet të flasin shumë pak

Opinione

Sot, mos të flasin e të mos duken shumë ata që duhet të flasin shumë pak

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 7 prill 2020 Në ora: 20:40
Skënder S. Kapiti

Sot bota dhe njerëzia janë të kërcënuar nga rreziku i pandeminsë së koronavirusit. Sot më shumë se kurrë njerëzit kanë nevojë për mjekët dhe mjeksinë,për qeveritë dhe për njëri-tjetrin .

Të tjerët dhe sidomos ata të cilët duan vetëm sa të duken në vijë të parë të ekraneve e të llafollogjizmave, por që nuk mund të bëjnë dhe nuk japin asgjë: as këshilla, as ndihmë, as kontribut përvecse “kritika” sa për t’u dukur dhe për të marrë e tërhequr vëmëndjen se kushedi se kush janë, dhe se cfarë “dijetarësh” e humanistësh janë, është mirë që këta  të flasin pak ose aspak pasi askush nuk ka nevojë për ta, sepse shumë prej tyre  vetëm sa deformojnë e shpërndajnë panik, mosbesim dhe frikë.

Sot duhet të flasin e të dëgjohen por edhe të respektohen së pari mjekët dhe infermierët, si dhe qeveritë të cilët kanë përgjegjsinë dhe barrën e madhe për gjëndjen e e rëndë të ardhur nga pandemia.

Sot duhet të dalin dhe të paraqiten në media ata të cilët kontribuojnë dhe ndihmojnë konkretisht më shumë për në ndihmë të atyre të cilët kanë nevojë për të pasur ndihmë dhe pëkrahje mjeksore, ekonomike, financiare dhe materiale dhe jo për atë se si po e kalojnë karantinimin dhe vetëizolimin personazhet “VIP”-a të politikës, biznesit, deputët, gjyqtarët, këngëtarët, modelet, sportistët, familjarët dhe miqtë e shokët e mediatikëve të televizioneve dhe të drejtuesve të emisioneve të tyre, pasi ata i kanë të gjitha mundësitë dhe kushtet për ta kaluar karantinimin.

Mjaf me hipokrizira e reklama  “VIP-ash” edhe në kohë pandemie.

Sot nuk është i nevojshme opozitarizmi politik negativ dhe nihilist i cili mundohet që ta shfrytëzojë, të manipulojë e spekulojë me fatkeqsinë e pandemisë për pikë politike, por duhet ta mbështesë qeverinë në betejën e vështirë kundër virusit, sikur të ishte gjëndje lufte. Sot njerëzve nuk u interesojnë emisionet me politikanë dhe me opiniostët politikë, por emisione me mjekë, infermierë dhe për informacione për  përkushtimin dhe  masat qeveritare dhe me të gjithë ata të cilët janë në vijë të parë të frontit për ta mposhtur pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat