Frika, rezultat i politikës - Bota Sot
Frika, rezultat i politikës

Opinione

Frika, rezultat i politikës

Nga: Arsim Haziri Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:23
Arsim Haziri

Kosova, vendi ku jetojmë edhe veprojmë mjerisht është mbushur me frikëra. Frikë kishte edhe para zgjedhjeve të parakohshme nacionale, frikë se mos eventualisht po i fitonin zgjedhjet partitë që për të cilat kemi dhe me të cilat kemi përvojë të hidhur, pra kanë keqqeverisur skajshëm. Duke menduar për t’ia shkurtuar jetën frikës, pra frikës politike, edhe u masivizuan dy shoqëritë politike nga të cilat u premtua për t’u projektuar qeverisja në baza ligjore, qeverisje që mjerisht sikur po bëhej pa u bërë ndonjëherë. Këto dy shoqëri politike e përbashkuan vullnetin qytetarë, vullnet që ishte dhënë për t’u materializuar si shpresë për përspektivë të përgjithshme. Pra, ajo që u pretendua edhe u bë! U bë për të qenë jo edhe ashtu siç ishte menduar, dy mandate qeverisje.

Kjo qeverisje, përfundoi për t’ia rikthyer sërish frikës rikthimin, rikthimin si fenoment i instaluar në mendjen e gjithsecilit pothuaj. Ta ridefinojmë edhe njëherë arsyen mbi të cilën edhe u jetësua rëzimi i të frikësuarëve, mirëpo jo qytetarë por atyre politik. Qeveria i rrëzua pikërisht përshkak të frikës së madhe që e kanë poseduar gjitha partitë( me disa përjashtime), gjitha partitë për rrënimin e sferës publike që e kanë bërë, dhe për gjithë këtë rrënim është nevojitur për të dhënë edhe përgjegjësi, pra sërish frikë. Por jo qytetare kësaj radhe, politike. Nga gjithë kjo frikë politike është rilindur e rikthyer frika qytetare, frikë që peshën e secilës pothuaj e dijmë që të gjithë. Frika qytetare është prodhim i frikës politike, frikë që edhe me gjasë do përfundon me krijimin e nje trupi tjetër qeverisës, peshën negative të secilës do ta përjeton sërish qytetari. Ajo qeveri
gjithçka tjetër mund të prodhoj përveç qeverisjes në interesë të qytetarëve, ai do të jetë dimensioni i saj, pa papërspektivë duke shkaktuar njëherit frikë për të ardhmen e gjithkujt. Frika shpeshherë edhe nxitë për të ndërmarr veprime joracionale, veprime që pasoja e tyre
s’mund të hetohet e kuptohet, e tillë është kjo e tanishmja, frika politike. Kosova dhe e ardhmja

e gjithkujt përcillet e shihet pothuaj si e frikshme, mund tingëlloj në parim si absurde por në shoqërinë tonë mungojnë kushtet normale për t’u jetësuar një normalitet universal. Në mungesë të së parës, nuk mund të ekzistoj e dyta. Ky mendim, madje edhe me peshë emperike, nuk është i panjohur e papërjetuar, duke qenë i disponueshëm do të jetë shkurajues për rininë. Për t’u larguar frika dhe për t’i dhënë mundësi më shumë interesit nacional, duhen zgjedhje, pra për zgjidhje me zgjedhje. Çdo version tjetër nënkupton vazhdimësi të frikës dhe rikthim të papërspektivës, duke mos tejkaluar assesi edhe shtrembërim të vullnetit qytetarë. Për më keq e pariparueshëm, pra qeveria pa zgjedhje ( pas pandemisë ) natyrisht se do jetë edhe në dëm të demokracisë dhe funksionimit të saj. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, dhe të mos e shfrytëzojnë situatën (pra pamundësinë për të kundërshtuar masivisht çdo lëvizje të liderëve), mbase sërisht vijnë zgjedhjet, dhe sërish vie ndëshkimi por kësaj radhe ato përbëjnë sasi dhe mision.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat