Dekada e re pret drejtësi!

Opinione

Dekada e re pret drejtësi!

Nga: Bledi Filipi Më: 11 maj 2020 Në ora: 07:13
Bledi Filipi

Marr shkas nga shkrimi që bëra në datën 08 maj 2020 mbi 20 vjetorin e vrasjes së Komandant Drinit. Shrimi mendoj se u prit mirë dhe pati jehonënë mbarë diasporën shqipatare.( Ashtu sikundër nuk u prit mirë nga bashkëliftëtarët e Drinit kalimi në heshtje i këtij 20 vjetori nga politikbërsit. Një dukuri që la një shije të hidhur te ata që duan të vërtetën. Pse? Kujt i frikeni? A nuk ishte ky Komandant që luftoj që ne të gëzojmë këto ditë?! Mos u frikët nga pandemia?! Jo! Pandemi dhe virus që të brenë më shumë janë heshtja dhe mosrespektimi. Por Komandanti u nderua edhe më shumë! A e dini përse?! Sepse ishte nga të tillë burra që u ngrihet kënga!).

Siç e përmenda shkrimi dhe vargjet e publikuara në datën 08 maj bënë bujë në mbarë ata që i lexuan. Për këtë ndjehem i ngazëllyer pasi të gjithë presin të vërtetën e vrasjes së Komandantit.

Ishte një shkrim homazh mbi figurën poliglote të strategut të UÇK-së, atij që sa vjen edhe më shumë i ngrihen vlerat kombëtare. Një miku im i çmuar , shkrimtar më tha: ‘’ shkrimin tënd e përpiva, pse si përvishesh një libri?!’’- Po i dashur Z., i jam përveshur, i jam përveshur ashtu me themel siç thoni ju, dhe a e dini përse? Veç se dua Kombin tim , dhe duke e dashur ashtu siç e deshi dhe Komandant Drini dhe i detyrohemi të shkruajmë për të!

Gjatë këtyre viteve nuk kam heshtur! Mos ta mendoj kush, porse i jam përkushtuar specialitetit tim! Por e kisha një detyrim, detyrim për atë ç’ka çdo shqiptar e di: drejtësinë!

Kur kam shkruar artikuj kritikë që kanë prekur interesat e dashakeqësve të Kombit më kanë kritikuar, s’m’i kanë pranuar për botim , veçse flasin për të drejtën, të drejtën dhe të vërtetën lakriq siç thotë populli. Këtë herë fillova, fillova se s’ka më kohëpritje: hyri një dekadë e re (e tretë) e tradhëtarët e gjakatarët ecin lirisht, janë në poste të rëndësishme dhe flasin për shtet të së drejtës.

Jetojmë në kohën kur të pamoralshmit bëjnë moral dhe tradhëtarët bëjnë atdhedashuri! Turp! Deri kur do të ecet kështu? Deri kur bashkëluftëtarët e Komandantit do të presin ? Deri kur nëna do të mësoj të vërtetën për djalin? Bashkëshortja për bashëshortin?! Djemtë Drini dhe Eki të cilët njëri i mitur e tjetri në bark të nënës mbetën pa të shtrenjtin At?

Koha tshmë ka trokitur tek dera e drejtësisë e po i thotë: Zgjohuni! Zgjohuni sa s’është vonë! Të bëj drejtësi që të marrë bekimin e Kombit dhe atyre që ranë theror për të.

Tanimë siç e theksova edhe më lartë trokiti dekada e re ; hyri dekda e tretë. Fillon numërimi i një epoke të re! I asaj epoke që duhet të çoj në vend thirrjen e Drinit , Ekit , nënës halleshumë Qamile dhe bashkëshortes.

Dikush mund të mendojë se kjo gjë nuk mund të zbardhet, jo! Ajo është e zbardhur veç do guxim! Dielli me shoshë nuk mund të zihet thotë filozofi i madh popull. Ata që u bënë palë me padrejtësinë nuk e bëjnë të qetë gjumin, madje edhe në varr qofshin! Sepse u bënë pal në mbulimin e një krimi.

Ata vranë shpresën e bashkëshortes, i morrën dritën e syve nësnës , i ngrinë në buzëqeshjen bijëve, por vranë edhe shpresën e mbarë Kombit.

Ndaj më shumës se kurrë në të këto ditë dekade të re duhen vendosur pikat mbi ‘’i’’.

Drejtësia duhet të tërhiqet nga politikbërësit dhe vrastarët , e të kryej misionin për të cilin është betuar: ‘’përpara ligjit janë të gjithë të barabartë!’’

Nuk ka mëkat më të madh se sa ata që shuan jetën , ata që e stisën gëzojnë liri... i drejtohem si bashkëkombas, si shqiptari shqiptarit: shqiptari nuk pret në besë, ai do të drejtën!- Flisni! Ne i kemi përbuzur të pabesët. Ata s’kanë ven në sofër. Ndaj shpresoj se ata do të kenë ndërgjegjje e do të reflektojnë e të flasin në gjuhën e së drejtës dhe me arsyetim.

Drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika! Mos të friken! Koha është e afërt dhe ata që stisën këtë punë ashtu siç i ngjitën shkallët e karrjerës (me shpejtësi dhe pa meritokraci) ashtu do t’i zbresin; do të shemben dhe do të mbulohen me mënxyrën e zezë të turpit.

Vrasja e Komandanit nuk njeh vjetërsi, që të thuhet ka dy dekada; ajo mbetet e freskët dhe ‘’pesha e varrit’’ (D.R) nuk mbetet veç mbi bijt e tij, por mbi të gjithë ne që kemi gjak shqiptar. Flas për ata që kanë në zemër dashurinë për Kombin , jo ata që kanë intteresa personale.

Uroj që në këto ditë të para të fillimit të dekadës së re drejtësia të vendos në vend nderin e saj të mëpërkëmbur e t’u tregoj vendin atyre që sjellin përçarje e destabilizim. Ka ardhur koha që të flasë e vërteta të ulet këmbëkryq dhe Kombi ta dëgjojë, me qëllim që të mos na dënojë koha.

Është koha që të mos vuajmë më peshën e rëndë që kanë përjetuar familjarët, të afërmit bashkëluftëtarët dhe bashkëkombasit, por të çlirohemi duke mësuar të vërtetën! Duke dalë në shesh e vërteta, fashiten edhe mendimet e zymta e mllefuese, qetohet çdo gjë dhe dilet në përfundimin se ka shtet të së drejtës .

Jam i sigurt se ka persona që duan të flasin, ka persona që do të reflektojnë dhe do të ndihmojnë drejtësinë. Gjëja me e neveritshme është fshehja e së vërtetës, sepse ajo dënohet në Përtejbotë barabar me vrasjen.

Shpresoj që me trokitjen e ditëve të para të dekadës së re, diçka e re do të vij, era e së vërtetës do të fryjë dhe flladi i drejtësisë do të flladisë zemrat e mbarë bashkëkombasve kudo janë të etur për DREJTËSI!

Ardhshin të bardha e të begata këto ditë! Sjellshin erë drejtësie!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat