Allashqiptarçe

Opinione

Allashqiptarçe

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 3 korrik 2020 Në ora: 09:57
Zejnullah Jakupi

Njerëzit gjithmonë e kanë keqpërdorur pushtetin, kur e kanë patur mundësinë. Nëse populli ta jep votën, nuk ta jep t´i të bëhesh “mbret”, autokrat, dikatator, urdhërues të punëve të kqija,- jo bënja këtij kështu e jo bëja atij kështu dhe pastaj kur të fillon dëmi, harami, atëherë më nuk ka kufi, ose nuk i bëhet boll kurrë, deri kur ky njeri sharron në mu.! 

Prandaj, na duhet forcimi i shtetit ligjor, i cili nuk lejon, keqëpërdorim të pushtetit, jashta kompetencave të cilat t´i jep ligji. Në Gjermani unë mësova shumë gjëra, studjova dhe po jetoj dhe po mësoj përditë se çfarë është këtu shteti ligjor. Vetëm ta përmendi faktin se përçdo konkurim për një vend të punës duhesh të marrish Certifikatë që nuk je nën hetime apo nuk ke kryer vepër penale, që nuk ke qenë i dënuar etj etj. Pra, kjo certifikatë dëshmon se a je i pastërt, a ke ndonjë shënim në të. Nëse po, vaj halli, nuk mund të punësohesh ose vështirë e ke.

Kjo certifikatë ju kërkohet kandidatëve edhe kur paraqesin temat e doktoraturës, ju nevoitet për lajmërimin para se t´i nënshtrohen provimit pranues, pra, kjo d.m.th. e ke shkruar punimin mirë, profesori ta ka vlerësuar punën, por shteti, universiteti kërkon përtej kësaj të dij sa je i pastër dhe kush je, sepse nuk ta jep titullin vetëm pse ke shkruar punimin e mirë shkencor. Për rastet e tilla madje univerziteti kërkon certifikatë zyrtare, e cila lëshohet nga enti, policia dhe i dërgohet direkt univerzitetet. Kjo certifikatë është më e hollësishme. E njëjta kërkohet nëse një kandidat duhet të punësohet në arsim etj.

Kur e krahason këtë praktikë me Kosovën, e sheh sa larg jemi. Edhe këtu kërkohet certifikatë kur konkuron në poste të larta, shetërore. E di nga përvoja kur pata konkuruar në MPJ në vitin 2009 pastaj në vitin 2012. Pra, ligji e jep se çdo shënim negativ të pengon normalisht për të aplikuar.Tani paramendo, ne që po shohim përmes medieve se si elita politike, ministra, kryetar partish, tani edhe presidenti ka aktakuzë, madje ky edhe për vepra të rënda penale, si ajo për krim kundër njerëzimit. Dëshiroj të dëshmohen si të pavërteta, sepse kjo vërtet është e dëmshme për shtetin, kombin dhe gjithë shoqërinë. Pra, nëse duam shtet ligjor, shoqëri të përparuar duhet t´i aplikojmë këto masa si në Gjermani, rrugë tjetër nuk ka.

Dhe, ne duhet të mësohemi që secili njeri i cili ka bërë vepra penale, ose është dënuar për një vepër, i është shqipëtuar ndonjë masë ligjore etj, sepse nuk jam edhe ekspertë i kësaj lëmie, duhet të penalizohet, dhe opinioni, sidomos për elitat politike dhe jo vetem për ta, njerëzit duhet ta dijnë se me kë kanë të bëjnë. Publiku duhet të jetë i informuar se kush e përfaqëson, kush e udhëheq atë. Nëse nuk e praktikojmë një standard të tillë, kurrë nuk mund të jemi shoqëri e drejt dhe e shëndosh. Prandaj kjo është edhe pengesë pse BE nuk na heq vizat, sepse dokumentet në Kosovë lëshohen, shkel e shko, korrupsioni është në nivelin më të lartë, madje vet ministrat kërkojnë përqindjen në tenderë. Akuza bëhen sa të duash por shteti ligjor nuk merret me to, nuk ka kapacitet, nuk ka dije dhe i lë ato në sirtar ose i trajton me porosi...

Nëse e praktikojmë praktikën gjermane mesiguri të gjithë do dilnim të pa larë. Kur jemi te pastërtia nga veprat penale, mund të supozoj, për aq sa dihet, ta zëmë, vetëm Vjosa do të ishte e pastërt si politikane, si shembull po e marrë, se nuk mund ta dij se mos ka dosje, dhe çfarë ka bërë? Ndërsa me keqardhje përdo kënd tjetër, qoftë edhe nëse ka hedhur një guri ndaj objekteve shtetërore në certifikatë do i shënohet, pra ai ka një dosje dhe ka ose mund të ketë një shënim negativ.

Por, tani mbase shteti u keqpërdor nga të gjithë, qe 20 vite rrjesht, u krijuan standarde të dyfishta, si duket nuk po vlejnë këto masa. Një elitë, siç po e përshkruaj tani, e pa dosje, e pa sherrë, e pastër, e shkolluar, e pa korruptuar, e sinqertë e cila i pranon dhe zotohet t´i zbatojë këto rregulla- standarde, duhet ta nis punën s´mbari, përndryshe do të kalojnë edhe 70 e 100 vjet dhe mirë nuk do bëhet në këto troje e as nuk do të ketë shtet ligjor, ashtu siç duhet.Kemi me qindar shembuj nga sfera e aferës PRONTO, të gjitha vepra penale. Tani drejtësia merret dhe qalon duke belbëzuar se ka shqiptuar denim me kusht e pa kushtë, kur dihet qartë se ato ishin vepra penale, madje duhet të vlejë standardi edhe për shpifje dhe fyerje e secili duhet të marrë dënimin me burgim deri në tre vite, pastaj kjo duhet t´i shënohet në certificatë, personit cili ka kryerë vepra të tilla penale.Për të patur shtet ligjor si në Gjermani, policët duhet ta kenë rrogën 2000 Euro në muaj, gjyqëtari, prokurori mbi 5000 Euro. Natyrisht kjo dhe masat strikte tjera ndaj çdo kujt i cili shkel ligjin të merren masa rigoroze ndaj tyre, do ishte kjo mënyra e vetme të forcohet shteti.

PS: Sa herë kur e mendoj drejtësinë në Kosovë, shetin ligjor, më kujtohet deklarata e N. Bllacës, kur kishte deklaruar se kishte marrë urdhëra për të vrarë njerëzit sipas tyre (kolaboracionistet - Ata që kanë bashkëpunuar me pushtuesit serbë dhe ka tradhtuar Atdheun gjatë luftës çlirimtare...) Në pyetjen si ndiheshit pas aktit kriminal ai përgjigjej: Normal, e kryenim varsjen pastaj shkonim në restorant hanim bukë dhe pinim coca cola.

 

Batakçinjët e çoroditur!

Kosova, klasa jote politike, siç do të thoshte Anton Gj Kolaj, por edhe ajo intelektuale e gazetareske po tregohët sa e turbuar është në luftë për pushtet, aq e „fortë“ sa dojnë me e mbytë shtetin dhe ecjën drejt zhvillimit, dëshirojnë ta helmojnë opinionin publik (shih emisionet Debat në RTK). Ky medium i quajtur publik është foshnja e traumatizuar, tani i ka bërë 20 vjet. Ky medium, me sa gabime, me sa ameterë gazetarë sahanalëpirës po na mbysin me„patriotizëm“, në këto debate duke ftuar njerëz të dezinformuar e më pak të arsimuar.

Shihet se si e trajtojnë këta mysafirin në intervistë (debati më 01.07.2020) me qëllim e shfaqen Kryeministrin z. Hoti si kukullë). Gj. Tuhina para hundëve të tij jepte komente, gjë që nuk lejohet në intervista që gazetari të flas me komente, të jap shpjegime në vend të të intervistuarit. Kjo i bie se i intervistuari nuk është kompetent për të dhënë përgjigje. Madje e gjithë intervista u shoqërua në total me defekte teknike dhe ky moderator që, më së paku mund të jetë gazetar, tallet me publikun, nënvlerëson dhe nuk kërkon fare falje për këto llapësuze, defekte rreth 13 minuta rrjesht, e terrorizoi ate, e keqpërdorë paranë e shtetit, dhe fare nuk ndihet i penduar, sepse me sa shihet dikush ja garanton atij të sillet ashtu, si në livadh (sallamadi). Po të ishte në Gjermani ky do ishte skandal politik."Rida me dy fakultete", nuk po ka kujt, t´ia mbyll syrin e potencoi edhe vet, tash po e nxjerrë gjuhën dhe po lëpihet..! Ju ka bërë shprehi.

Dukej, gjoja ja mbante anën presidentit, ju kishte tekur të pyeste non stop, kush e zbriti nga aeroplani, po kush e ndali? ...dikush po... e përsëriti s´paku 10 herë. Në debat ai merrte anë politike, madje shkërmoqej në llum, sa herë donte...Emisioni ishte si biseda ne krye të lagjes, ishte si punë hajgare por edhe debat manupulues që nuk mbron as ata për të cilët këta të paditur thirren se e mbrojnë.

E gjithë ajo e cila ishte pjesë e mirë nga ky batak ishte intervista me ish Kryeministrin Pandeli Majko dhe atë me Martin Vulajn- ish drejtues i Këshillit kombëtar… Ky Rida bëri aq sa mund t´ja ndërronte mendjen z. Majko, por nuk arriti, madje e quajti Kryeministri i Luftës, por nuk i dhezi..! Dëshironte ta fuste Majkon në batak.Madje ketij N. Haradinajt i kish mbetur rendi të ‚shitej‘ si ekspert i shkencave politike ( edhe pa asnjë ditë shkollë në ketë drejtim) jepte definicione rreth ideologjive politike..!

Por dihet tashme,Ridvani i sjell këta analistë të dobët në studio, në fakt ata janë“ shokët” e tij për të llomotitur për patriotizëm duke deklaruar, duke folur si në mulli.Mund të thuhet se vërtet edhe kjo gjeneratë e rekrutuar për fat të keq nga kasta e brishtë e Kosovës ka mbetë aty ku ishte brenga e At Gjergj Fishtës. Me ju dhimbët edhe dreqit të mallkuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat