A duhet ti harrojmë 2000 vjet histori - Bota Sot
A duhet ti harrojmë 2000 vjet histori

Opinione

A duhet ti harrojmë 2000 vjet histori

Nga: Gani Mehmetaj Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:35
Gani Mehmetaj

Ta urresh a të mos e durosh krishterimin, është të urresh të parët tu, të përpiqesh të shlyesh nga kujtesa kombëtare 2000 vjet histori.

Nuk të detyron askush ta besosh Zotin, as të ekzaltohesh me  krishterimin, por të kapërcesh me ethe njëzetë shekuj, sepse turqit që ta dhanë fenë e tyre me shpat e me gjak, kanë mosdurim ndaj krishterimit, është të bëhesh servil i padinjitetshëm, harrestarë i pafalshëm, njeri pa të kaluar dhe pa të ardhme,

Në periudhën 1700 vjeçare të krishterimit patëm ngritjet dhe rëniet tona, lulëzimin e shteteve, principatave ilire-arbërore-shqiptare, ndërsa kur ra terri aziatik me fenë e turkut si fe mbizotëruese, ranë mbretëritë, principatat dhe shtetet shqiptare.

U bëmë vasalë, na skllavëroi një herë turku, pastaj serbi e greku, kurrë më nuk e morëm vetën, na piu e zeza.

U bëmë dele e zezë në Evropë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat