Shtetet në botë kanë qenë në dijeni për pandeminë COVID-19!!!

Opinione

Shtetet në botë kanë qenë në dijeni për pandeminë COVID-19!!!

Nga: Faik MIFTARI Më: 6 shtator 2020 Në ora: 17:40
Faik MIFTARI

Themeluesi i Microsoftit, miliarderi dhe “humanisti” Bill Gates me 3 prill të vitit 2015 e ka parashikuar pandeminë e virusit COVID-19 me ç’rast përveç tjerash ka cek:” i bëjë thirrje liderëve botëror që të përgatiten për pandeminë në të njëjtën mënyrë si po përgatiten për luftë”.

Thirrjes së Bill Gatesit i janë përgjigjur liderët botëror dhe qeveritë e shteteve në botë me kohë dhe që nga viti 2017 kanë bërë përgatitjet e duhura për t’u përballur me korona virusin COVID-19.

Sipas raporteve vjetore të publikuara nga portalit www. wits.worldbank.org për eksportin dhe importin e instrumenteve dhe aparateve për testet diagnostifikuse për korona virus COVID-19 nga ana e shteteve në botë për vitin 2017, 2018 dhe 2019, del se shumica e qeverive të shteteve në botë kanë qenë në dijeni për pandeminë e korona virusit COVID-19 së paku tri vite para shpërthimit të pandemisë së korona virusit COVID-19 në Vuhan të Kinës.

Nga kjo shihet qartë se pandemia e korona virusit COVID-19 është një skenar i planifikuar dhe përgatitur në nivel global së paku pesë vite më parë, ashtu siç e ka parashikuar miliarderi dhe “humanisti” Bill Gatesi në vitin 2015 duke paralajmëruar liderët botëror që të përgatiten të përballen me këtë pandemi, realizimi i së cilës filloi në fund të vitit 2019 apo më mirë të them në fillim të vitit 2020 në Vuhan të Kinës.

Në këto raporte tët publikuara nga portali https://wits.worldbank.org/ jepen shënime për vitet 2017, 2018 dhe 2019 për shtetet e botës veç e veç për shumat e parave të paguara në dollar amerikan për eksportim dhe importin e instrumenteve dhe aparateve për diagnostifikimin e testeve për COVID-19, ashtu që gjatë vitit 2017 kanë eksportuar 94 shtete ndërsa kanë importuar 99 shtete, gjatë vitit 2018 kanë eksportuar 106 shtete ndërsa kanë importuar 114 shtete dhe gjatë vitit 2019 kanë eksportuar 85 shtete ndërsa kanë importuar 89 shtete, instrumente dhe aparate për diagnostifikimin e testeve për korona virusin COVID- 19.

Sa për ilustrim në këtë prezantim në vijim i kam zgjedhur vetëm disa shtete nga raporti i exportit për vitin 2018, ndërsa të gjitha raportet tjera komplete për çdo shtet veç e veç sipas viteve, 2017, 2018 dhe 2019, për ata të cilët duan më gjerësisht të njoftohen, mund të gjejnë në linkun: https://wits.worldbank.org/trade/comtrade/en/country/ALL/year/2018/tradeflow/Exports/partner/WLD/nomen/h5/product/902780

N.r. Emri i shttetit Kodi Përshkr. i prod. COVID-19 Viti Shuma(USD)

Bashk.Evropian 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 2.885.620.000

SHBA-ja 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 2.474.886.000

Gjermania 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 2.282.319.000

Japonia 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 1.292.837.000

Kina 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 804.311.000

Zvicra 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 582.015.000

Mbr.e Bashk. 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 453.206.000

Franca 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 411.410.000

Italia 902780 Instr. dhe apar. Për teste 2018 184.702.000

Izraeli 902780 Instr. dhe apar. Për teste 2018 38.932.000

EBA 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 32.796.000

India 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 32.049.000

Indonesia 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 30.605.000

Federata ruse 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 20.843.000

Turqia 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 13.378.000

Serbia 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 1.903.000

Kroacia 902780 Instr. dhe apar. për teste 2018 1.397.000

BeH 902780 Instr.dhe apar. për teste 2018 143.3

Përkundër censurës të paparë gjer tani në historinë më të re të civilizimit njerëzor që është duke u ndërmarr nga mediat e shkruara dhe elektronike, si dhe nga rrjetet sociale lidhur me pandeminë e korona virusit COVID-19, lufta dhe përpjekja për të dal e vërteta po del në shesh çdo ditë e më shumë në opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar, duke marrë për parasysh edhe këto të dhëna statistikore të instrumenteve dhe aparateve për diagnostifikimin e korona virusit COVID-19 nga ana e shteteve në botë gjatë vitit 2017, 2018 dhe 2019.

Kjo “teori konspiracioni” apo skenar i përgatitur më parë lidhur me pandeminë e korona virusit COVID-19 po implementohet pothuajse nga të gjitha shtetet e botës, jo vetëm nga liderët shtetëror, qeveritar dhe politik në botë, por edhe nga mediat e shkruara, portalet elektronike dhe rrjetet sociale, si dhe po zbatohen në praktik nga ministritë përkatëse qeveritare në botë.

Në përfundim të këtij përshkrimi iu mbetet lexuesve të vlerësojnë vet dhe të besojnë lirshëm akoma se a është pandemia e korona virusit COVID19 “teori konspirative” apo skenar i përgatitur kohë më parë ?!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat