Mali Zi në mes të rrugës demokratike dhe unitariste

Opinione

Mali Zi në mes të rrugës demokratike dhe unitariste

Nga: Skënder Karaçica Më: 7 shtator 2020 Në ora: 07:05
Skënder Karaçica

E lexova një paraqitje të ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë,z.Dinosha që i drejtohej Dritan Abazi(viq), i cili me subjektin e tij politik(URA)dhe në këndin tjetër të provokimit,,E bardha në të Zezë,,(sic!)i kërkon prej tij të ,,shpetojë Malin e Zi,,(!).

Pse partitë politike(shqiptare),bota intelektuale,deputetë dhe shoqëria civile(?)nuk dalin të flasin hapur para Brukselit dhe Washington për mungesën e të drejtave më elemntare të lirive njerëzore(për gjuhën e folur shqipe)e anatemuar me ligjet kushtetuese si dhe të simbolit kombëtar të Flamurit Kuq e Zi në ketë shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së(?!).

Para se Dritan Abazi(viq) të ,,shpetojë Malin e Zi,,do të ishte mirë që,tërë superstruktura kombëtare(shqiptare)në hapësirën e vet etnike në Mal të Zi,të dalë në ballë të mbrojtjes me aktin sublim të tipareve të demokracisë të çështjes shqiptare para faktorit ndërkombëtar(BE-Washington),ndonëse kështu me këto ,,parime,,anitariste dhe antishqiptare Mali i Zi nuk duhet të ketë vendin në familjen e bashkuar të popujve evropianë...!

Në jetën parlamentare në Podgoricë,deputetët shqiptarë nuk u lejohet që në shenjë nderimi për kolegët e tyre(malazezë) të përdorin fjalën shqipe,,MIRËDITA,,(!).

Çikago,shtator të motit 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat