Dy gënjeshtra të kulluara mbi figurat e kryetrimave kombëtarë: Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Ismail Qemalit

Opinione

Dy gënjeshtra të kulluara mbi figurat e kryetrimave kombëtarë: Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Ismail Qemalit

Nga: Sami Arifi Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:27
Sami Arifi

Dy gënjeshtra të kulluara që çojnë ujtë në mullinjë të të huajve. Harruan mundimet e rilindësve për çështjen madhore të kombit. Si duket konfesionin, pa vetëdijsimin e tyre, po bartin mbi kombin, po shkelin mbi racën tonë të parë të njerëzimit, pelakët, që datojnë shumë më herët se përmbytjet natyrore.

Sipas mendimit tim, aq sa kam bërë hulumtime deri tani për Skënderbeun, ai ishte arbëror, dihen emrat e familjes së tij, që në mesjet emrat nuk përfaqësonin etninë por konfesionin, dihen edhe shokët e luftës së tij, që të gjithë ishin arbërorë. Kjo vërtetohet në librin e Marin Barletit dhe Frank Bardhit. Babai i Skënderbeut ishte me konfesion katolik, nëna e tij me konfesion ortodokse, që të dytë ishin arbërorë. Skënderbeu me konfesion katolik, i bërë nga sulltani mysliman, pas këthimit në atdhe prapë kthehet në konfesion që kishte më parë, katolik. Del historiani Paskal Milo duke orvatur që Skëndrbeun ta bartë si ortodoks, e thotë të pavërtetën se ishte sllav, marri!...

Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, me kabinetin e tij qeveritar, për të gjitha trojet e shqiptarëve për të cilën edhe egziston dokumenti origjinal në arkiva, po edhe në arkivin e Tiranës. Qemali u bëri të njohur edhe Fuqive të Mëdha mbi këtë shpallje të pavarësisë për tërë territoret shqiptare, që padyshim pa ndihmën e pakontestuar të Austro-Hungarisë nuk do të kishte as shqiptarë, se le më Shqipëri. Përkundër përkushtimit për Shqipëri Etnike nga ana e Austro-Hungarisë, Gjermanisë, e pjesërishtë edhe të Italisë, Rusia, Franca dhe pjesërishtë Anglia nuk pranuan kufi tjetër përveç këtij që ka sot Shqipëria, edhe atë pas një kompromisi të gjatë, prandaj edhe u quajtë kufiri londinez i shtetit shqiptar (nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër për vendosjen e kufirit të Shqipërisë). Me keqardhje për Elena Kocaqin që dha një kontribut mjaft të madhë në lëmin e historisë kombëtare për Shqipërinë në raport me miqtë tanë, por këtu rrëshqiti keq kur theksoi se: Ismail Qemali i dha Epirin Greqisë, kur dihet që atij nga Austro-Hungaria iu sigurua edhe udhëtimi që erdhi në Shqipëri dhe bëri Shpalljen e Shqipërisë për të gjitha territoret shqiptare. Shpresoj unë që historianja Kocaqi ta përmirësoi këtë gabim që mos t’i vije era me ngjyrë jo të mirë, meqë nuk jemi në kohën e mesjetës, po në kohë të lulzimit të kombeve.

I falenderoj të gjithë lexuesit e këtij shkrimi për mirëkuptim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat