Shtresat politike të dy shteteve shqiptare nuk vetëdijësohen se kush dhe çfarë është Serbia

Opinione

Shtresat politike të dy shteteve shqiptare nuk vetëdijësohen se kush dhe çfarë është Serbia

Nga: Luz Tomaj Më: 5 tetor 2020 Në ora: 09:10
Luz Tomaj

Për çdo ditë zi e më zi!! Shpresat e popullit, shpresat kombëtare, nga dita në ditë, nuk po ndriten por, përkundrazi po zbehen, po humbin.

Apeloi që shkencëtarët, Akademikët shqiptarë, më në fund, të lajmërohen, ta ngritin zërin, të dalin me një Abetare për politikanët që të mësojnë sadopak se çka është Kombi, kush është populli dhe si duhet mësuar historia dhe kultura kombëtare, si duhet mbrojtë dhe kultivuar atë, si mbahet dhe zhvillohet shteti..... nga se pushtetarët nuk po kanë haber, as që janë të vetëdijshëm se çka bëjn, ose veprojnë me qëllim si tradhtar të kombit.

Një elaborim i shkurtë historik

Nëse pushtetarët nuk e dinë, do e prezentoi, shkurtazi një periudhë historike, e cila argumenton se Serbia, historikisht u përpoq që ti zhduk shqipëtarët. Atë ide as sot e kësaj dite nuk e heq nga mendja. Nuk do shkoj më larg se në vitin 1912.

Ndodhi çka ndodhi, me 1912, Serbia, mjerëisht, e riokupoi Dardanin apo Kosovën. Menjëherë e filloi kërdin - vrante shqipëtar në të gjitha rrethinat – Shkupit, Prishtines, Prizrenit dhe çdokund tjeter. Disponoi vetëm me disa informacione.

THE DAILY CHRONICLE, me 11 dhjetor 1912, raportonte se afër Shkupit, Serbia vrau 2000 ndërsa afër Prizrenit 5000 shqipëtar. Shumë fshatrave, raportonte gazeta, iu kishte vu zjarri ndërsa njerëzitë ekzekutoheshin.

PARISIAN HUMANITE, referonte për kalljen dhe shkatërrimin e 31 fshatrave.

DANISH RIGET i raportonte deklaratat e ushtarakëve serb se, në mes Kumanovës dhe Shkupit ishin vrarë 3000, ndërsa afër Prishtines 5000 shqipëtar. Banorët, raportonte gazeta, i largonin nga shtëpijat dhe i ekzekutonin.

Serbis nuk i mjaftonte vetëm Kosova. E filloi lëvizjen edhe në Shqipëri. Korespondenti i BRITISH DAILY TELEGRAF, raportonte se tmerrëzirat e ushtrisë serbe nuk i kishte shënuar historia. Korespondenti vazhdon duke raportuar se ushtria serbe, nën udhëheqjen së gjeneralit Jankoviq, ekzekutonte meshkujë, pleqë, femra dhe fëmijtë madje edhe foshnje. Oficerët serbë, vazhdon korespondenti, duke shprehur kënaqësin, deklaronin se mënyra më e mir e pacifikimit të Shqipëris është zhdukja totale e shqiptarve. Do deshiroja që këtë ta lexojn E. Rama dhe Hashimi dhe të tjerët.

Ja edhe një rast pas Luftes parë botërore. Kuptohet, Serbia vazhdonte proceset e kolonizimëve, duke sjellë serbë dhe malazez në trevat shqipëtare, me qëllim të ndryshimit të strukturës së popullatës. Më 1927, Serbia e kishte shkarkuar Kryetarin e Zveqanit nga detyra. Ai, aty për aty, ishte ankuar. Në ankesë kishte cek se me kontributin e tij, ishin shpërngulë, jo më pak se 32000 shqipëtar. Mennjëherë, Serbia e kishte këthyer në detyrë, sipas atij kuptimi ekstremist serb se, ai serb i cili bën më së shumti kundër shqiptarëve edhe është serbi më i mirë.

Qubrilloviqi

Akademik, anëtar ë Akademisë serbe dhe ruse. Me 1937 del me kritika ndaj qeverisë serbe se gjoja nuk ka ndërmarr mjaftë për zhdukjën e shqiptarëve. Shërbehej me atë se, nëse Gjermania largon dhjetëra mija gjuish, nëse Rusia transferonë miliona njerëz nga një pjesë në tjetren pjesë të kontinetit, nuk do ishte tragjedi nëse i shpërngulim disa qindra mijë shqiptar. Pas kësaj, ndodhë edhe Konventa në mes Serbisë dhe Turqisë për shpërnguljen e shqiptarëve, të cilen e pengoi Lufta e dytë. Po ky hor, u emërua ministër i Agrokulturës në qeverinë e parë komuniste, dhe nuk u ndal me "reforma” të ndryshme në dëm të% shqiptarëve nga Kosova.

I radhes ishte Rankoviqi

Gjenerata e vjetër nuk e harron këtë hor. Diku me 1955 e filloi aksionin gjoja për mbledhjen e armëve në Kosovë, i cili në fakt, për qëllim e kishte shpërnguljen e shqiptarëve. Në këtë drejtim ia mundësonte edhe pozicioni që e mbante. E udhëhiqte dhe mbikëqyrte shërbimin e UDB-s. Më 1956, struktura e popullatës në Kosovë, fal reformave të Qubrilloviqit, ishte – 64.1% shqiptar, 23.5 serb, 3.9% malazias... Kjo ishte struktura e UDB-s – 58.3% serbë, 28.3% malazezë dhe 13.3% shqiptar. Përveç Kosovës, Rankoviqi e kishte patur në shënjestër edhe Kroacin. Edhe atje më thonin kroatët se, nëse në një zyre, çfardo qoftë, punonin tre nëpunes, një prej tyre patjeter duhej me qenë serb. Por, pasi u zbulua se ky ishte duke ia kurdis kurthën, me ndihmën e Rusisë, edhe vet Titos, u zbulua dhe forcat e Titos e larguan nga pushteti. Më pas, sadopak, edhe shqiptarët panë pak dritë. Ishte koincidencë por ndodhi që unë ta shkruaj shkresen e parë në gjuhen shqipe në Gjykaten komunale në Prizren. Më vonë ndodhi edhe themelimi i Universitetit të Prishtinës. Propaganda serbe dhe mjetet e informimit shkruanin se tani i armatoset shqiparët. Sidoqoftë, Kosova i qeli sytë, por nuk zgjati shumë nga se lindi tjetri i cili ua kaloi të parëve, lindi famkeqi MILLOSHEVIQ dhe këlyshët e tij.

Gjendja aktuale

Kush e udhëheq Serbinë, a jeni të vetëdijshem ju pushtetarët e shtetëve shqiptare. Po kryetari aktual i Serbisë u afirmua gjatë luftërave në Bosnjë dhe Kroaci. Ai deklaronte se nëse një serb vritet, Serbiia do vret 100 boshnjak. Po ky ishte ministër në kohën e Millosheviqit. Po ky Daçiqi ishte zëdhënës I Millosheviqit. Ju pushtetar, tani dialogoni me ta. Pse dialogoni?!! Për të drejtat e serbëve në Kosovë apo jo. Po ata serb, jan izoluar dhe Kosova nuk ka kurrëfarë kontrolli në atë Veri, ku tani vuajnë një numër i vogël i shqiptarëve për të cilët as që kujdeset pushteti. Institucionet ndërkombëtare, disponojnë me akte normative – me ligje dhe konventa, të cilat flasin për të drejtat e minoritetëve, prandaj edhe të serbëve në Kosovë. A nuk e kuptoni se çka po kërkojnë serbët?!! Pse nuk i refuzoni ato dialoge?!!, pse uleni në një tavolinë me kriminel?!!

Kosova, në një anë, as pas 12-13 vitëve nuk e ka përgaditë e lë më parashtruar një kërkesë për dëmet e luftës, qoftë edhe nga aspekti juridiko-civil, nuk ndërmuar asgjë në drejtim të legalizimit të gjenocidit serb, gjë që duhet ta bëj Kosova dhe vetëm Kosova. Po e vëj anash çështjen e Çakorrit, të llafeve rreth lojërave për kufinj, çështjen i njëfar asociacioni etj. Marrëveshjet e Ëashingtonit, nëse mund të quhen marrëveshje, ndoshta do mund të konsiderohen normale madje edhe të dobishme, por, shiquar historinë madje edhe gjendjen aktuale në relacion Kosovë-Serbi apo shqiptar-Serbi, ato janë një naivitet i paskrupullt. Nuk ka shtet në botë si Serbia e cila ta premton një gjë e pastaj e bën një tjetër. Mësohuni më me dyftyrsin a triftyrësin e Serbisë. Ajo nxiton e ta paraqet një çështje /dialogun/, pa kurrfar arsyeje para se të ia paraqet ndonjë kërkesë të arsyeshme apo të bazuar. Fjala e moçme thoshte, nganjëherë, ma mirë vonë se hiq. Mendoni mir more për dialogun, për çdo veprim në sferen ndërkombëtare, mos vraponi si pula pa krye

Shqipëria apo Edi Rama, si ta quaj, mos zot ma keq. Jam shum i sigurtë se as vet nuk e din se çka bën. Me të nuk mund të flitet, nuk mund të debatohet. I ngul këmbët si magari n’akull për njëfar Mini shengeni a si dreqin quhet. Serbia mundohet me të përbi e ti don bashkëpunim me Serbi. Përpiqet me folë për bashkimin kombëtar por në atë aspektin se bashkimi nuk është i lehtë. Atë e kuptoi se nuk është i lehtë por e kuptoi edhe atë se në të dyja shtetet nuk ndërmirret asnjë hap në atë drejtim. Po ju pushtetet e të dyja shtetëve, a nuk ekziston asnjë njeri i kualifikuar me njohuri se çka është shteti dhe si mbahet shteti, me njohuri se bashkimi kombëtar nuk bëhet vetëm me heqjen e kufinjëve, se ekzistojn edhe forma tjera të afrimit të shtetëve. Në vend që të diskutohet për asociacionin e serbëve, më mirë kishte me qenë që të kërkohet forma e asociacionit ndërshtetëror, e asociacionit Shqipëri-Kosovë. Një nocion i tillë nuk është i panjohur në arenën ndërkombëtare, madje i dedikohet mu interesave kombëtare në shtete të ndryshme.

Shifni pak, çka bën Serbia për “Serbinë e madhe”. Synin nuk e heq nga Kosova, shkon kah Republika serpska, në Mal të zi. E gjuan gurin dhe e fsheh doren. I shtjen popat dhe kishat të krijojnë trazira por Vuqiq dhe Daqiq qëndrojn pas tyre. Ç’bën Kosova a Shqipëria për shqiptarët e Lugines, të Maqedonisë, Malit të Zi e mos ta përmendi Qamrin. Jo more, liderët shqiptar, as nepër gojë nuk i marrin.

Fjala e moçme thonte kur të thonë dy vet se je i pijt /dehur/, mbahu për gardhi. Shoh se shumë njerëz profesional i shprehin mendimet dhe sugjerimet por kot. Prap se prap, në Kosovë, tema më aktuale është posti i Presidentit. Në atë post pretendojn po ato figura të cilat, në politikë kanë dështuar gjatë 12 vitëve të shtetësis së Kosoves!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat