Dhe qeveria e Kosovës duhet kthyer kushtetutën e saj me të njejtën masë ndaj Serbisë

Opinione

Dhe qeveria e Kosovës duhet kthyer kushtetutën e saj me të njejtën masë ndaj Serbisë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:57
Qeveria e Kosovës

Në një anë Qeveria e re e Serbisë në krye me Bernabiq fuqishëm betohet në kushtetutën e vendit të saj për ripushtimin e Kosovës me fjalët kërcënuese: "Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë” në anën tjetër deputetët e parlamentit të Kosovës për shkak të inateve miskine partiake që sa kohë nuk e votojnë projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Serbët jo që betohen fuqishëm në parlament për të ripushtuar Kosovën, por edhe forcojnë ushtrinë e tyre me armë më të sofistikuara, kundruall politikanëve pa ideale shtetërore e kombëtare të Kosovës të cilët jo që ju japin të drejtë e nuk legalizojnë projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, po janë duke zbehur e shkrirë dhe më vlerat e luftës së lavdishme të UÇK-së.

Betimi kërcenues i qeverise serbe është sinjal shumë i qartë armiqësor ndaj Kosovës me frymë luftënxitese, prandaj dhe qeveria e Kosovës duhet kthyer kushtetutën e saj me të njëjtën peshë. Nëse Serbia me anë të kushtetutës së saj do ta rikthejë Kosovën, atëherë pse dhe qeveria e Kosovës mos ta ndryshonte kushtetuten e të betohej me të njëjtën masë: "Betohemi për besnikëri ndaj Republikës së Kosovës, me përgjegjësi se me përkushtim do të përkushtohemi në ruajtjen e Nishit, Sanxhakut, Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat