Lufta speciale dhe hibride e Serbisë drejt Kosovës

Opinione

Lufta speciale dhe hibride e Serbisë drejt Kosovës

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:57
Ruzhdi Peçani

Lufta speciale drejtë Kosovës,me mjete që përdoren,ka karakterin e luftës psikologjike me një qëllim për të zvogëluar dhe minimizuar prestigjin e Kosovës në arenën ndërkombëtare,të mbjelli mosbesimin e qytetarëve tanë në kreun e shtetit,në forcat mbrojtëse dhe defetizmin se Kosova a mund t'i përballonte një lufte që mund të ndodhëte me agresionin serb.Këto aktivitete të kësaj lufte bëhen edhe në planin diplomatik pra jo vetëm diplomacija po dhe tërë strukturat e shtetit serb.Propagonin me propagandën “ndaj shqiptarëve si popull me përgjegjësi kolektive për nëpërkëmbjen dhe terorizimin e qytetarëve serbë në Kosovë dhe trashëgimisë së tyre”.Ky është program i kahershëm dhe kontinual serbomadh,destabilizimi i Kosovës.

LUFTA SPECIALE - OPSION

Në mjetet e informimit publik në Beograd pothuajse çdo ditë plasohen lajme të shtrembruara dhe me të pavërteta,me të cilat synohet të mbillet edhe mëtej mendësia kolektive dhe qëndrimi tek publiku,në të cilat Republika e Kosovës, EU dhe NATO paraqiten si negative.Qëllimi i këtyre medieve është të ndikojnë ndaj stabilitetit të institucioneve shtetërore të Kosovës,mbajtjen në status quo,duke paraqitur Republikën e Kosovës si një shtet të pa denjë në dobësimin e integrimeve si rajonale ashtu dhe ndërkombëtare.

Në veçanti shteti serb,përmes shërbimeve sekrete,ishte po dhe tani punon dhe vepron që të angazhonte dhe përsona në Kosovë që të bënin një “konstruim ngjarjeje” të një organizimi islamik radikal të një veprimi terrorist,qëllim ky të deskreditoj dhe të paraqet Kosovën si një vend që mbështet veprimet teroriste dhe si një shtet i cili rrezikon rajonin dhe Evropën.

Po cilat janë karakteristikat bazë të luftës special sot?

Do ishte se armikun duhët ndryshuar me ngadal,ushtu duke pranuar shprehitë jo të mira, të humb aftësitë reproduktive gjerë në skajshmëri, apo duke i ndërruar matricën mentale dhe ofruar atë sa më afer qëllimit të agresorit.Në vitet e 80-ta në luftat speciale theksi është vënë tek produktet jetësore,më sakt,tek eksporti i produkteve ushqimore. Kujtoj se Kosova,si shumë shtete, nuk ka ratifikuar standardet e kualitetit dhe sigurisë së kualitetit (Codex Alimentarius).Dua të mendoj se qytetarët e Kosovës, nuk duhët pritur nga Qeveria për një reciprocitet apo tarifë që do ti vendoste

Serbisë,këtë mund ta bëjnë qytetqrët duke bojkotuar çdo produkt të ardhur nga Serbia,është moment i fundit! Dhe kështu Qeveria e jonë do jetë komode karshi institucioneve ndërkombetare.

Pra, jo më tarifë apo reciprocitet,jo rokullisje kamionash, po ta bëjmë në heshtje,me bojkotim.Është koha për një vetëdijësim kombetar. Kjo në veçanti tani kur presidenti serb Vučiċ bëri kërcnimin,kërcnim i hapur vetem që nuk bëri k a z u s b e ll i.

Të gjitha luftat speciale bëhen dhe udhëheqen nga shërbimet sekrete,po me ardhjen e iternetit dhe rrjeteve sociale, kjo luftë u është bërë e dukshme edhe qytetarëve të zakonshëm,atyre që duan ta kuptojnë,dhe kështu kjo e gjitha është emertuar si “Luftë hibride”. Kur shteti lufton tjetrin, lufta hibride mund të kaloj dhe në luftë të vërtet!

Mendoj, se tek ne në Kosovë,duke marrë parasysh se kemi një gjendje të brishtë të institucioneve, dhe nga ana tjetër, mund të themi dhe një krizë morali shoqëror,duhët rritur vigjilencën të mos biem pre e kësaj fushate të luftës speciale që vie nga Serbia.

Sëpari, qytetarët e Kosovës duhët patur besim të plotë në institucionet shtetrore,besim dhe mbeshtetje tek institucionet e sigurisë dhe ushtrisë së Kosovës. Duhët patur kujdes dhe të ruhemi nga postimet në rrjetet sociale me përplot të pavërteta dhe dezinformata që mund të hasen.

Lufta hibride përdoret edhe në Kosovë mes Partve politike,kjo qartazi shifet nga paraqitja e tyre në mediet TV,portalet dhe rrjetet sociale.Po të hyni në facebook,do shifet një polarizim dhe fragmentim i skajshëm i opinionit me një komunikim me plotë urrejtje që eskalon gjerë në kërcnim.Partitë politike duhët flakur këtë luftë hibride,sa më shpejtë aqë më mirë,ngase kjo u shkon përshtati atyre që që bëjën luftën drejtë Kosovës,mjedisi që ne e krijuam ,me një polarizim të skajshëm të opinionit,duke u krijuar një klimë të përshtatëshme,ata i bënë më të suksesshëm!

Si një sulm eklatant si apsurd dhe anarkik,së fundi,kemi sulmin drejtuar U.D të Presidentit znj.Vjosa Osmani –Sadriu ,që vjen nga një deputet i Parlamentit të Kosovës me një aversion të pakapshëm,mund të merret si sulm dubioz,si përsonale po dhe interesin e jashtëm!

Kur të kihet parasysh se ky deputet mban pozitën në krye të një institucioni vital ky është nonsens,në një shtet normal,për aktualitetin kur drejt saj kemi edhe sulme nga kreu dhe mediet serbe, do duhej dorëhequr apo shkarkaur!

Kohëve të fundit kishim në disa nga portalet informata si:

“Në rrafshnaltën e Peshterit Ushtria Sërbisë realizoi nga 23 maji gjerë më 6 qershor, një manovër ushtarake më të madhe se asnjëher që nga viti 2009. Gjatë realizimit të kësaj manovre janë shfrytzuar mjete të blinduara dhe tanksa,mjete motorike të këmbësorisë,artileri,minahedhës,automjete vetëlëvizëse të gjuajtjës,avion,helikopter,fluturake pa pilot si dhe armatim tjetër këmbësorie.”

“Serbia,pos 30 tankeve T-72 që ishin dhuratë ajo bleu edhe 40 tanksa T-72 dhe, avion „mig29“,helikopter MI-17 dhe MI-35 si dhe sisteme kundërajrore „Pancir“, portalet këto do i marrin nga Sputnjik. Përse portalet në Kosvë publikojnë këto informacione?

Në facebook këto ditë qarkullon një video-inçizim,i marrë nga portalet serbe,me titullin “Vojska Srbije Povratak na Kosovo-Return to Kosovo”(Ushtria Serbisë këthimi në Kosovë),me përmbajtje si do të dukej agresioni dhe ripushtimi i Kosovës,shpallja e gjendjës së luftës,humbjet e medha që do pësoj armiku,fazat e e ripushtimit dhe armatimi që do përdoret,duke shkuar aqë largë sa dhe forcat ushtarake do tërhiqeshinn nga Bonstilli në Maqedoni dhe Shqipëri!

Në facebook,më 25 nëntor 2020,kishim një shkrim të publikuar,me foto të Sheshelit,postuar nga një portal në Kosovë,me titullin,”Sheshel: Kosovarë,bëhuni gati se shumë shpejtë do vijmë përsëri – Blogu im”

Kështu me apo pa vetëdije portalet bien pre e kësaj lufte speciale dhe hibride që po bëhet në drejtim të Kosovës. Portalet duhët të dijnë, apo të u bëhet me dije se janë institucionet si ajo e intelegjencisë, Policicisë dhe ushtarake të Kosovës që kujdesën dhe të thithin këso informata.

Se këto sulme nuk prajnë së pushuari,po sa vijnë e shtohen në intensitet, tregon rasti para sa ditësh

që do plasohet nga Instituti për Paqë në Beograd, me deklaratën nga një zyrtar i këtij institute me përmbajtje,si “…në muajt në vijim duhët pritur një rrezik të madh që mund të ndodhë në rrezikimin e paqës,më i rrezikëshmi që nga fillimi i bisedimeve para 10 vitesh,…i përcjellur me veprime skajshmërisht jocivilizuese,…kjo më e rrezikshëmja dhe e papranuar nga serbët në Kosove dhe “Metohi” kjo do Mund të vinte ngase ekziston motivimi i liderve politik në Kosovë” dhe e fundit e kësaj deklarate se tek lidershipi në Kosovë mbretron kjo “…formula se probleme nuk do ketë,atëherë kur në Kosovë nuk do ketë më serbë”.

Baza e luftës hibride janë informatat.Qëllimi i luftës hibride është futja e informatave apo dezinformatave gjerë tek njerzit të cilëve duhët ndryshuar mendimin,qëndrimet dhe disponimin.Kështu “lufta hibride” ka për qëllim të krijoj panikë mediatike,ndasi,parregullësi dhe kaos,defetizëm dhe mosbesim në strukturat shtetërore dhe të ngadalsoj zhvillimin ekonomik.

Një vegël të përsosur që përdorin në luftën hibride,është ajo që do përdorin Vučić, Dačić dhe Šešelj,si politikan me përvojë dhe nga luftërat,ishte ajo që bënin ndaj Kroacisë,kur donin të ngrisnin popullaritetin e një politikani kroat.Po lavdruan një politikan popullariteti i tije në Kroaci do bije,po do e sulmonin popullariteti do i rritej.

Kjo, një vegël e treguar si e suksesëshme për në krijimin e një opinion të ri publik,e kjo me një qëllim që në kreun e shtetit apo qeveri të vijnë politikan jokompetent dhe lehtë të koruptuar të cilët nuk do jenë të aftë ti bëjnë ballë interesave gjeostrategjike të Serbisë. Me këtë ngarendin në përuljen,denigrimin,përbuzjen deri në turpërim për ti larguar nga politika të gjithë ata të cilët kan guximin dhe janë të gatshëm të punojnë për interest gjeoplotike në Kroaci,pse jo këtë do e bënin dhe në Kosovë.Kështu do sulmohen më të aftët,të pa aftët neglizhohen ngase ata vlerësohen si jo të rrezikshëm.

Pyetja që zakonisht shtrohet është se a është lufta hibride, si dukuri dhe veprim,një e vërtet e cila mund të definohet dhe identifikohet? Përgjigje do marrim se PO!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat