SHBA dhe BE nuk duhet ta lazdrojnë Serbinë

Opinione

SHBA dhe BE nuk duhet ta lazdrojnë Serbinë

Nga: Rexhep Torte Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 11:34
Rexhep Torte

Joe Biden, presidenti i ri i SHBA-ve është shpresa me e madhe shqiptare, që Serbia agresore gjenocidale e vrasëse në Kosovë më në fund të trajtohet si agresore gjenocidale e vrasëse dhe ta merr ndëshkimin e merituar, e jo të ledhatohet e lazdrohet.

Donald Trump, ish Presidenti i SHBA-ve, me shpirt tregtari, Richard Grenell, me prejardhje serbe dhe dhe Mattheë Palmer, dhendër i Beogradit, me qëndrimet e tyre proserbe mbeten figura negative karshi Kosovësdhe fisnikërisë shqiptare.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbisë që u nënshkruajt në Uashington më datë 4 shtator 2020 në praninë e Donald trumpit, ishte një marrëveshje në dëm të Kosovës viktimë dhe në favor të Serbisë agresoregjenocidsle e vrasëse.

Marrëveshja e 4 shatorit në Uashington ishte pjellë komplotiste e Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit, të cilët me direktivën e Donald Trump-it dhe Richard Grenell-it, e rrëzuan Qeverinë e Albin Kurtit, Qeverinë më të ndershme, duke vendosur Qeverinë kukull dhe të paaftë të Avdullah Hotit, për t’i lejuar Donald Trump-it të bëjë pazare me Serbinë në dëm të Kosovës.

Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, emisarë të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, që vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, me mashtrimet e tyre diplomatike, gjithashtu u dëshmuan se janë proserbë.

SHBA-të dhe BE-ja, në 21 vitet e kaluara pas çlirimit të Kosovës, e turpëruan demokracinë botërore, duke mos e çuar gjer në fund misionin e tyre në të mirë të shqiptarëve të Kosovës, por lejuan që Serbia agresore gjenocidale e vrasëse të pozicionohet si viktimë, kurse Kosova viktimë të vihet në një rafsh me Serbinë.

Tërë bota ishte dëshmitare se Serbia në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal në Kosovë me 40 mijë ushtarë, paramilitarë e policë serbë, të armatodur gjer në dhëmbë dhe të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe altileri të rëndë, ndaj shqiptarëve duarthatë e të pambrojtur.

Gjykata Speciale e Hagës për Krimet e Luftës sipas të gjitha kritereve të luftës, të pasluftës apo të paqes, dhe sipas të gjitha kritereve morale njerëzore, është dashur fillimisht të themelohet në Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse.

Gjykata Speciale e Hagës për Krimet e Luftës në asnjë mënyrë nuk duhej më parë të themelohej në Kosovë, duke i marrë si të vërteta trillimet e Dick Marty-t apo të Carla Del Ponte-s, që të dy korruptuar nga Serbia.

Është e pakuptimtë të mos arrestohen kriminelët dhe urdhërdhënësit serbë për mijëra e mijëra vrasje, masakra e krime të kryera në Kosovë ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Është e pakuptimtë të mos i arrestosh ALeksandër Vuçiqin, Presidentin e Serbisë dhe dhe Ivisa Daçiqin, kryetar të Parlamentit të Serbisë, që të dy bashkëpunëtorët e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, që urdhëruan tërë ato krime monstruoze në Kosovë, e që i dijnë në hollësi planet dhe skenaret e zeza të Serbisë gjatë agresionit gjenocidal e vrasës në Kosovë.

Arrestimi i ish komandantëcvë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë për Krimet e Luftës dhe ngritja e aktakuzave ndaj tyre, as për së afërmi nuk mund të krahasohet me mijëra e mijëra vrasje, masakra e krime shtazarake që ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë i kryen ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.

Ish komandantët e UÇK-së akuzohen për vllavrasje të kundërshtarëve politikë, dhe kjo gjithsesi është e dënueshme, por asesi nuk mund të jetë në barazpeshë me mijëra e mijëra vrasje, masakra e krime që Serbia i kreu ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, dhe që më pastaj i transportoi në Serbi për t’i groposur në varreza masive, ose për tu djegur në mënyrën më ç’njerëzore mizore nëpër furrat e hekuranave në Serbi, për çka flet edhe vetë Ivica Daçiq dhe për çka flsin edhe serbët e tjerë .

SHBA-të dhe BE-ja nuk mund të paraqesin asnjë fakt, që shqiptarët gjatë tërë historisë shqiptare të kenë sulmuar apo okupuar qoftë edhe një pëlllëmbë tokë të huaj.

Shqiptarët janë populli më autokton, më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan dhe në Evropë.

Shqiptarët janë Kombi më besnik e më miqësor ndaj SHBA-ve dhe me BE-së.

Shqiptarët për fat të keq janë kombi mëi nëpërkëmbur në Ballkan, që dëshmohet më Kongresin e Berlinit 1878, me Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe me Konferencën e Paqes në Paris 1920, ku për t’ia plotësuar ambicjet ekspansioniste Serbisë, gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar mbeti jashtë kufijve të shtetit amë Shqipërisë, dhe sot Shqipëria duket si mollë e kafshuar nga të gjitha anët, dhe me fqinjët e saj kufizohet me trojet shqiptare dhe me popullin shqiptar.

Serbia dhe serbët në Ballkan janë ardhacakë në shekullin e 6-të nga Kaukazi i largët, dhe me ardhjen e tyre sollën vetëm egërsi, konflikte dhe luftëra të përgjaskshme, për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë.

Nuk ekziston asnjë periudhë historike që Serbia dhe serbët të kenë kaluar pa luftëra, pa vrasje, pa masakra dhe pa okupim të trojeve shqiptare.

Serbët nuk kanë bazament identiteti dhe kulture të tyre nacionale dhe njerëzore. Serbët e kanë vetëm egon e tyre shtazarake e primitive për vrarë dhe okupuar trojet dhe popullin shqiptar, për ta faktorizuar veten.

Ekzistojnë shumë dokumente historike se shqiptarët kanë jetuar gjer përtej Nishi, dhe se Serbët me vrasje, masakra e dëbime i kanë okupuar këto troje shqiptare.

Shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan me identitet, gjuhë e kulturë më të pastër në Ballkan, dhe se shqiptarët janë kombi më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan.

Në këtë mënyrë serbët e kanë okupuar edhe Kosovën, bastion të shqiptarëve, ku në të gjitha gërmimet arkeologjike gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Shqiptarët janë kombi i vetëm në Ballkan me gjuhën, kulturën dhe doket të pastërta puro shqiptare dhe që nuk mund të kontestohen nga askush.

Tërë bota është dëshmitare se Serbia dhe serbët në fundshekullin e 21 nxitën dhe kryen agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Tërë bota është dëshmitare se Serbia dhe serbët në vitet 1998/99 kryen agresion gjenocidal e vrasës në Kosovë për t’i dëbuar shqiptarët nga Kosova.

Tërë bota i shikoi vrasjet, masakrat, dhunimet dhe dëbimin e më shumë se 1 milion shqiptarëve nga Kosova.

Serbia dhe serbët gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/99 vranë dhe masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarëve të pafajshëm, mes tyre edhe fëmijë duike pi qumësht në gjoksin e nënës.

Serbia dhe serbët dhunuan në mënyrën më ç’njerëzore, shtazarake e makabëre 20 mijë femra shqiptare, dhe kryen dhunë seksuale edhe ndaj një numri të madh të meshkujve shqiptarë.

Serbia dhe serbët rrëmbyen 1650 shqiparë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia dhe serbët e bënë shkrumb e hi Kosovën.

Vrasjet, masakrat dhe dhunimet e shqiptarëve të pafajshëm e detyruan NATO-n që me sulmet 78 ditore nga ajri të caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi, sëbashku me ushtarët e UÇK-së që luftonin për liri dhe për të mbrojtur pragun dhe nderin e shtëpisë, në pranverën e vitiit 1999 e dëbuan Serbinë agresore nga Kosova.

UNMIK-u, EULEX-i dhe Gjykata Speciale e Hagës për Krimet e Luftës ndaj Kosovës nuk e kryen me korrektësi misionin e tyre, duke e akuzuar Kosovën viktimë dhe duke e favorizuar dhe amnistuar Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse.

Kjo tregon se UNMIK-u, EULEX-i dhe Gjykata Speciale në Hagë pë Krimet e Luftës janë në krizë morale dhe institucionale.

Si mund të lejohet e të mos ndëshkohet Serbia pas të gjitha këtyre krimeve që ushtarët, pramilitarët dhe policët e Serbisë i kryen në Kosovë ndaj shqiptarëve të pafajshëm?!

Si mund t’i lejohet Serbisë që pas të gjitha këtyre krimeve shtazarake e monstruoze ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, të kërkojë dialog kompromisi me Kosovën?!

Këto të vërteta dhe shumë të vërteta tjera të ngjashme si këto, duhet të përsëriten në vazhdimësi për të trokatur fuqishëm në veshin dhe vetëdijen e SHBA-ve dhe të BE-së, për të drejtën që e meritojnë Kosova dhe shqiptarët në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat